Sali Berisha e cilësoi Këshillin Kombëtar më cilësor që PD ka zgjedhur në historinë e saj, që sipas tij do të sjellë opozitën në pushtet

“Këshilli Kombëtar merr përsipër misionin e rikthimit të votës së lirë të shqiptarëve dhe rotacionit të pushtetit. Kam besim të madh tek anëtarët, mbështetësit e PD se do ecim të sigurt drejt misionit tonë, rikthimit të votës së lirë të shqiptarëve dhe opozitës në pushtet.

Këshilli Kombëtar mblidhet në një nga kohërat më interesante, më të veçanta të tërë historisë së pluralizmit politik. Një lëvizje e fuqishme si një zgjim i vërtetë i gjeneratës Z ka shpërthyer në Shqipëri si një lëvizje liberatore. PD ka mirëpritur dhe mbështetur fuqimisht këtë lëvizje dhe do shumëfishojë përpjekjet e saj për sukseset e saj”, u shpreh kreu i PD-së Sali Berisha

Edhe një herë kreu i PD-së i përsëriti të tijëve, të mos ndikohen nga slogantet “Berisha në burg”, apo ato që e cilësojnë opozitën të shitur, por ta mbështesin protesën me të gjitha mënyrat.

“Pavarësisht çfarë thonë ata për ne, ne do mbështesim fuqimisht atë lëvizje. Përshëndes ata qindra dhe mijëra demokratë të cilët lanë çdo gjë nga Tirana dhe rrethet dhe rreshtohen aty si qytetarë në protestë. Është jetike mbështetja, por meqenëse ata janë të rinj dhe janë brezi dixhital, të gjitha rrjetet sociale duhet të jenë në mbështetje të tyre. Të nderuar anëtarë dhe anëtare të Këshillit Kombëtar, demokratë, mbështetës të PD, thirrja ime është, mbështetje masive me të gjitha mënyrat kësaj lëvizje që do t’i japë Edi Ramës së shpejti vendin e merituar",-theksoi Berisha.

Përballë anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD, Sali Berisha tha se protestat që ai organizoi kundër qeverisë, e “plagosën” qeverinë Rama.

“Në një seri protestash, të organizuara nga dhjetori që kaloi gjer me 8 maj, ne ia dolëm ta plagosim përfundimisht regjimin e Edi Ramës. Ne ia dolëm me protestat tona të dëshmojmë Shqipërinë tjetër, Shqipërinë që nuk pajtohej kurrë me narkoshtetin, me korrupsionin dhe mburojën ne tij”, theksoi Berisha


Lajmi kryesor:

PD/ Ikën Paloka, Berisha fut në garë dy zonja për drejtimin e Këshillit Kombëtar! Në Kryesinë e re do të jenë 9 gra dhe 11 burra, konkurrojnë 61 kandidatë