Berisha kishte të drejtë, kur i quajti: 'Aleanca e Qelbësirave'

Berisha kishte të drejtë, kur i quajti: 'Aleanca e Qelbësirave'

Ishte 1 Prill 2013 kur Sali Berisha i xhindosur që LSI dhe partia greke PBDNj hyn në koalicion me Edi Ramën duke u larguar nga Qeveria Berisha 4, pasi de fakto ka drejtuar 4 legjislatura.

Berisha i “tradhëtuar” u shfaq në media, por nuk vonoj pa gjetur nofkën dhe i etiketoi: “Aleanca Qelbësirave”. Në fakt mijëra demokrat i dhanë të drejte, sepse e konsideronin të prerë në besë. Fundja Sali Berisha kishte vrarë 4 njerëz në bulevard për Ilir Metën. Për korrektësi, 21 Janari i organizua si rebelim kundër zv/kryeministrit Ilir Meta që u filmua nga Ministri tjetër Dritan Prifti. Në thelb ishte një aferë korrupsioni brenda qeverisë por mes njerzve të LSI-së.

Berisha e mbrojti me gjak, por Meta e përdori dhe e hodhi kur nuk i duhej. Berisha i siguroi 5 vota në Gjykatë të Lartë madje duke shijuar drekën që gatoi Monika atë ditë në sarajet e tyre.

Por mardhënia e tyre është më e hershme edhe për disa gjenerata që ende nuk kishin lindur ose s’kishin ardhur në PD.

Në vitin 1996 kur Lul Basha ngelte në provimet hollandeze, Partia Socialiste nuk njohu zgjedhjet e manipuluara nga Sali Berisha i cili në disa zona fitonte me rezultatin 130%.

Zgjedhjet e 1996 nuk i njohu as SHBA, as OSBE dhe as BE por i njohu vetëm Ilir Meta.

Ai ja bëri qokën doktorit dhe hyri brenda në parlament duke thyer bojkotin dhe djegien e mandatit.

Marrdhënia e dytë e mes Ilir Metës dhe Sali Berishës është në dyert e komisariatit policisë.

Ilir Meta urdhëroi ndalimin disa orë në dhomat e izolimit për Sali Berishën duke e akuzuar si tentativ për grusht shteti. Kjo ishte hera e parë dhe e fundit që Berisha provoi burgun.

Mardhëniet u acaruan në ekstrem kur Sali Berisha publikoi dosjen e vjedhjes së thesarit të Krrabës në të cilēn egzistonin 3 shkresa zyrtare që shefi i sigurisë thesarit Arjan Bishqemi kishte informuar 3 herë Ilir Metën se thesari ndodhet në Krrabë i pasigurtë dhe ka informacione se do vidhet, por Ilir Meta qëndroi pasiv dhe priti ditën e vjedhjes.

Shqipëria u përfshi nga protestat dhe sot e 20 vjet çdo shqiptar përdor batutën e Berishës: “Ilir Floriri”.

Lulzim Basha vazhdonte ende në vit të parë dhe s’po diplomohej dot në Hollandë, kur Meta arrestonte Berishën apo thesari Shqipërisë konvertohej te kambistët.

Meta pasi tradhëtoi ish-kryeministrin Majko po përgatitej të kafshonte kryeministrin tjetër Fatos Nano, dhe në vitin 2005 shkatërron veten dhe Partinë Socialiste, sepse mori vota aq shumë, por sa për ti prish punë Nanos duke e nxjerr në pension dhe duke rikthyer për inat të vjerës, mullixhiun Berisha sërish në pushtet.

Berisha nuk do ja harronte nderin dhe pas 4 vjetësh në 2009 për shkak të sistemit elektoral, LSI u dogj dhe s’kapi dot pragun 5% por në minutat e fundit në fshatrat e Tiranës u mbushën arkat me vota dhe Ilir Meta u bë deputet nga 3% në 5% brenda 10 minutash.

Një dhuratë që Berisha i dha frymarije vetes sepse s’kalonte kufirin e 40% për të krijuar Qeverinë 2.

E kështu për të mos u zgjatur, kjo i ngjan një historie dasmash dhe divorcesh me dy kurvash.

Them dy kurva sepse aq shumë janë martuar dhe divorcuar me njëri-tjetrin sa në fakt do i shkonte një epitet tjetër por për nder të lexuesve nuk po e them.

Mjafton të lexoni historinë e dashurive dhe tradhëtive Berisha-Meta dhe të kuptoni ku është katandis Shqipëria dhë cfarë prespektive ka me ata qē synojnē pushtetin.

Fundja Monika kish të drejtë kur u betua: “për kokën e kalamajve që ska vjedh asnjë qindarkë”. E çfarë i duheshin qindarkat kur në shtëpi ka Ilir Floririn dhe në politikë ka aleat krye-qelbësirën.

Po doktor kishe të drejtë, aty jeni mbledhur të gjithë qelbësirat e kombit dhe po prisni që ta shqyeni sërish Shqipërinë!

Në fakt të ka mbetur jashtë vetëm Edi Rama dhe s’bën keq që ta ftosh brenda në koalicion, ndonse po i lutesh për rotacion, sepse për Revolucion dihet qē ti nuk guxon, por edhe me zgjedhje askush s’të voton....

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emiljano: 24/04/2019 04:06

    shkrim i goditur...me i mire nuk behet ....por a ka ndonje shans qe injorantet ta kuptojne (pervec hajduteve edhe krimineleve) qe thone se demokracine ua solli sali qeni?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja