TIRANË- Sali Berisha ka konfirmuar edhe një herë koalicionin me Ilir Metën për të gjithë kandidatët e ‘Primareve’, ndërkohë që për mënyrën se si do të dalin për këshillat bashkiakë do ta vendosin ekspertët. Berisha u shpreh se koalicionin me Partinë e Lirisë do ta drejtojë PD-ja e tij dhe për këtë s’ka asnjë diskutim.
Berisha tha sot se opozita do ta mundë Edi Ramën përmes një koalicioni shumë të gjerë politik, por la të kuptohej se mënyra se si do të regjistrohen në zgjedhje do të jetë pjesë e vendimmarrjes së ekspertëve ligjore. Nga ana tjetër Berisha refuzoi kategorikisht, ftesën e Enkelejd Alibeajt për të negociuar për zgjedhjet e 14 majit që të dalin me kandidatë të përbashkët, duke nënvizuar se ato janë pengje të Edi Ramës dhe në asnjë mënyrë s’do të negociojë me to.
"Partia Demokratike është së bashku me Ilir Metën për të gjithë kandidatët e ‘Primareve’. Sa i përket listës së kandidatëve për këshillat bashkiakë po diskutohet", tha Berisha.
Ndërsa kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pas takimit me Sali Berishën në selinë blu theksoi edhe një herë se kandidatët e primareve janë edhe kandidatë të Partisë së Lirisë. Një ditë më parë KQZ vendosi që Sali Berisha të mos garojë në zgjedhjet e 14 majit, me siglën e Partisë Demokratike. Kërkesa e tij u rrëzua nga Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i cili tha se ai njeh si kryetar të Partisë Demokratike atë që është në Gjykatën e Tiranës. Celibashi tha se është Lulzim Basha që ka të drejtë të paraqesë kërkesën për regjistrimin e Partisë Demokratike.
Sali Berisha ka marrë sërish në mbrojtje ish-ministrin Arben Ahmetaj, pas kontrollit që BKH kreu në vilat e partneres dhe ish-gruas së tij. Sipas tij, le të kontrollohen sënduqet gruas së ish-ministrit, por Edi Rama nuk i shpëton dot nga afera e djegsave të inceneratorëve.
‘Rama-Veliaj janë autorë kryesorë të aferës së tmerrshme të djegësave. Kryetar është direkt Edi Rama. Ia dha Arben Ahmetaj. Le të kontrollojë syndyqet e gruas së Ahmetajt, por nuk shpëton Edi Rama nga afera e djegësve. Të bëjë ç’të dojë, të kontrollojë kë të dojë. Ai është njeriu që mobilizoi qeverinë për një aferë të tmerrshme. Erion Veliaj kreu krimin e shëmtuar duke firmosur në emër të gjithë këshillit dhe sot gjobit qytetarët me 18 euro për çdo ton. Janë të zier në krim, janë të mbrujtur në krim, janë të pashpresë. Ndaj i bën këto. Kontrollon shtëpitë vetëm për të shpëtuar nga inceneratorët. Se SPAK është shndërruar totalisht në repart të PS-së. Totalisht!’- tha Berisha.
Sali Berisha gjatë konferencës për mediat me gazetarët, teksa po sulmonte ambasadoren amerikane Yuri Kim, u pyet në lidhje me takimin e aleatit të tij Ilir Meta pikërisht pak ditë më parë me diplomaten amerikane.
Berisha: Demokratët kanë shkuar në zgjedhje me logo koalicioni. Ajo që thoni ju nuk ka sot demokratë të vërtetë. Nuk ka sot qytetarë shqiptar që nuk dënon me neveri të madhe aktin e shëmtuar të Edi Ramës i cili mendoi se do të caktojë vetë drejtuesit e opozitës edhe me ngrihem e guvernatores Yuri Kim. Ka 6 javë që nuk u thotë shqiptarëve një fjalë të vetme për aferën McGonigal. Ka folur për çdo gjë! Ky është një super skandal.
Gazetarja: Yuri Kim u ul me Metën?
Berisha: Në çfarë aktiviteti ka qenë me McGonigal Ilir Meta!
Gazetarja: Flas për ambasadoren, a ia keni shprehur mendimin që keni për të!
Berisha:Unë po ua shpreh ju dhe të gjithë shqiptarëve! Transparenca dhe qëndrimi para ligjit është një detyrim për cilindo. Koalicioni do të jetë një koalicion përfundimtar. PD e drejton koalicionin s’ka diskutim.
Në konferencën e sotme për shtyp, Sali Berisha komentoi edhe deklaratën dje të komisionerit të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.
“Koalicioni synon fitoren, nuk ka asnjë risk. A e dëgjuat Celibashin që ju tha dje se ‘në perceptimin tim është Berisha kryetar por Rama më thotë që është Alibasha’. Perceptimi im është fitorja është e opozitës dhe ne do të vazhdojmë të jemi vetëm në këtë rrugë. Dhe sigurisht për të dështuar projekti i ‘McGonigal-it me fustan’ për të shkatërruar opozitën”, tha Berisha.
Sali Berisha tha sot se Yuri Kim dhe McGonigal donin që ai të jepte dorëheqjen por sipas tij dështuan pasi PD do t’i fitojë zgjedhjet.
“Këtë mendonte binomi Rama-Yuri Kim dhe McGonigal. Por unë ju thashë që dështuan dhe që do marr pjesë në zgjedhje dhe do të fitojë Partia Demokratike. Do të marrin përgjigjen e merituar të gjitha përpjekjet anti demokratike, anti kushtetuese dhe anti shqiptare”, thotë Berisha.
Sali Berisha ka refuzuar thirrjen e Enkelejd Alibeaj për të bashkëpunuar dhe dalë me një kandidat për zgjedhjet e 14 majit duke i cilësuar si pengje të Edi Ramës.
‘Alibasha është një peng i Ramës! Me pengje nuk negociohet kurrë. Po të jetë për të negociuar logjika thotë se duhet negociuar me pengmarrësin, por kjo nuk do të ndodhë kurrë ndonjëherë. Ato që mendojnë se me vulën e plaçkitur të Edi Ramës do të mund të bëjnë Pazar me ne apo thjeshtë zbatojnë porositë e Ramës. Alibasha pengje me të cilët nuk mund të ketë asnjëlloj negocimi. U përdorën si pengje të shpifura nga Edi Rama pë të konfiskuar me gjykatës që armiqtë e ligjit dhe të drejtës, që japin vendime në kundërshtim me kushtetutën me ligjet e vendit dhe më çdo precedent.’- tha Berisha.
Sali Berisha tha sot se opozita do ta mundë Edi Ramën përmes një koalicioni shumë të gjerë politik por la të kuptohej se mënyra se si do të regjistrohen në zgjedhje do të jetë pjesë e vendimmarrjes së ekspertëve ligjore.
“Diskutimi bashkërendimi për të shkuar drejt fitores. Edhe koalicionet janë në disktutim. Në rrafshin politik koalicioni do të jetë shumë i gjerë. Në rrafshnin elektoral janë duke u marrë ekspertët më të mirë zgjedhorë. Opozita do ta mundë Edi Ramën”, tha Berisha.
Ky kriminel e ka mar peng PD,nuk e emagjinon dot që,të ekzistoj PD pa atë ne krye.Dhe kur të vdesi,kërkon ta mar në varr me vete.
Përgjigjue bene per iteres oo maloke yyyyyyyyyyyyyyyyy plera
PërgjigjuOre si ka mundësi që Sali Bajga nuk e kupton që është një kart e djegur në Shqipri. Si nuk e hap krahun ky njeri me emrin Sali Bajga njeri Anadollak, i koruptuar deri në palc e hajdut , kriminel e ky vazhdon e lef pa pushim si qen rugaç.
PërgjigjuHeu bre vemje hales. Mos boj sikur po shan padronin tend se ta hoqen racionin e qofteve te shqupi. Po shave Berishovicin, ta rrasen me thell te shqupi. Vemje
Kurse me Berishen nuk negociion me asnje qytetar shqiptar, sepse Berisha do te na kete pengje por sdo tia japim asnjehere kete mundesi m. Berisha nuk ka me vend ne Shqiperi. Ai eshte kriminel, hajdute e mosmirenjohes. Me ka heq nga puna ne kohen e vet vetem se nuk shkoja ti thoja miremengjes te zyra. Berisha eshte nje burracak i cili mendon se eshte i pavdekshem. Berisha eshte nje i pafytyr dhe i pafee sic e thote dhe Rama. Berisha nuk mund te jete me ne mesin tone nuk duhet ta lejojme kurrsesi sepse eshte nje gjakpires i shqiptareve. Te gjithe ata qe i shkojne mbas jane nje tufe delesh. Ka student te cilet i shkojne mbas te cilet para 3 vitesh ishin me ps. Ederjon ibro, xhuljano guce dy student te cilet hiqeshin si ekselenca dhe mbaheshin ne presidencen e studenteve por ne fakt ishin me me shume provime te mbartura nga cmund te kishte nje student i 4
Përgjigju2 kriminelat bashk
PërgjigjuOre nje gje nuk kuptoj. Mire se lulzim basha doki nje fiasko, por ky sali berisha qe hoqi dore nga pd ne vitin 2013 kur fitoi zgjedhet edi rama, cfare dreqin do tani qe doli prape ne skene ne moshen e trete ?! Akoma me e lodhshme eshte qe nuk hap dot as telefon as tv se fytyra e ketij nga mbiu kudo edhe ne moshen 80 vjecare. Akoma kete do durojme pse nuk e qerojne fare nga dheu ?
Përgjigju