Rrëzohet Berisha, s'ka regjistrim me siglën e PD në zgjedhje! Celibashi: Partinë e drejton Basha, të firmosë deklaratën, 48 orë afat për plotësim dokumentesh

Sali Berisha përfundimisht nuk do të garojë në zgjedhjet e 14 majit me siglën e Partisë Demokratike. Kërkesa e tij është rrëzuar nga Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i cili tha se ai njeh si kryetar të Partisë Demokratike atë që është në Gjykatën e Tiranës. Celibashi tha se është Lulzim Basha që ka të drejtë të paraqesë kërkesën për regjistrimin e Partisë Demokratike. 

"Për KQZ-në mjafton që të jetë e provuar se kush e ka legjitimitetin, pra kush përfaqëson PD-në dhe kush është organi drejtues i kësaj partie. Pyetja është: Kush vendos për këtë gjë?  KQZ nuk e ka këtë atribut, nuk e përcaktojmë ne këtë, se kush person është drejtues i një partie demokratike. Pyetja është se nga e merr KQZ këtë informacion. Pra, nëse e pranojmë që nuk jemi ne është dikush tjetër, jo KQZ. Është Gjykata dhe një dokument që vjen nga gjykata e përcakton këtë. Ne marrim në referencë dokumentin zyrtar", tha Celibashi. 

Por edhe regjistrimi i PD zyrtare u shty me 48 orë. Delegimi i kompetencave të Lulzm Bashës, kryetarit të dorëhequr, te Enkelejd Alibeaj, për Ilirjan Celibashin nuk mjaftojn kur vjen puna te deklarata solemne që kryetari i partisë firmos për të garantuar një proces zgjedhor të ndershëm. Ky dokument që është dorëzuar me firmë të Alibeajt, në cilësinë e kreut të komanduar të PD u refuzua nga kryekomisioneri, i cili vendosi kusht të panegociueshëm se firmën mbi këtë deklaratë përgjegjësie politike për zgjedhjet duhet ta vë Lulzim Basha.

Autorizimi që Basha i ka bërë 3 personave më datë 18 mars 2022 është i paqartë sipas Ilirjan Celibashit dhe duhej vendosur data e zgjedhjeve dhe jo vetëm ‘për zgjedhjet vendore’. Një tjetër dokument që është i paplotesuar është deklaratë që kërkon Kodi nga një kryetar partie me angazhimin kunder manipulime. Celibashi vendosi se Sali Berisha nuk regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit me siglën e Partisë Demokratike por as grupin tjetër nuk e regjistroi dhe i la kohë Lulzim Bashës 48 orë kohë për të plotësuar dokumentacionin. Ai e pranoi autorizimin por kërkoi që deklarata solemnte e parashikuar në nenin 64 pika E e Kodit Zgjedhor të bëhet sa më parë, e firmosur nga Lulzim Basha. 

"Kodi e thotë qartë se deklarata e kryetarit të partisë nuk është kompetencë por përgjegjësi, dhe si përgjegjësi ajo nuk mund të delegohet. Kjo është përgjegjësi tërësisht personale. Pra, nuk është kompetencë por përgjegjësi’- tha Celibashi.

Përfaqësuesit e grupit të Alibeajt në KQZ deklaruar direkt se ky vendim i Celibashit do ankimohet në Kolegjin Zgjedhor.  Më parë, përfaqësuesit e grupit të Alibeajt dhe Berishës dhanë argumentet e tyre pse duhet të regjistrohen në zgjedhje. Përfaqësuesi i Rithemelimit, Ledio Nuraj tha se nuk kanë në dispozicion vendimin e Apelit pasi nuk është i formës së prerë por kanë vetëm atë të Agron Zhukrit më 25 mars që i la vulën PD së Berishës. Në komentin për vendimin e Apelit thotë se askush nuk e disponon deri tani vendimin e plotë.

“Kemi vendim të ndërmjetëm jo të formës së prerë që ezauron plotësisht në lidhje me regjistrimet në regjistrin e partive politike”, tha Nuraj.

Ndërsa përfaqësuesi i PD së Albeajt, Indrit Sefa e cilësoi të papranueshme kërkesën për regjistrim të Rithemelimit nën argumentin se flasin argumentet e gjykatave.

Ndërkohë në rendin e ditës së sotme ishte kërkesa e regjistrimit për 7 parti dhe që në nisje të mbledhjes së KQZ u miratuan kërkesat e PS dhe Partisë së Lirisë dhe 3 partive të tjera, ndërkohë që nuk u pranua Lëvizja Bashkë. Një ditë më parë u miratua për 42 të tjera.

Pas këtij regjistrimi paraprak, në 15 mars aplikohet për koalicionet dhe më pas, më 27 mars depozitohet lista e kandidatëve për kryetar bashkie dhe lista shumë-emërore e kandidatëve për këshillat bashkiak sipas përkatësisë së koalicionit apo partisë. Më pas hidhet shorti për renditjen në fletët e votimit. Në prill pritet dhe shpërndarja e fondeve vjetore, por edhe për fushatë. Më 14 prill nis zyrtarisht fushata. 13 maji është heshtje zgjedhore dhe 14 maji dita e votimit.

Kujtojmë se më 3 mars, gjykata e Apelit vedosi rrëzimin e vendimit të Agron Zhurkit  të datës 25 mars 2022 dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Shkallën e Parë me trupë gjykuese tjetër. Pas këtij vendimi, ajo që vendosi Agron Zhukri konsiderohet nul dhe çështja kthehet në shkallë të parë. Tashmë vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetet Lulzim Bashës, se zyrtarisht ai është i regjistruar në Gjykatën e Tiranës, dhe pritet që të jetë grupi i Alibeajt që të regjistrohet me logon e forcës më të madhe opozitare në vend për zgjedhjet e ardhshme të 14 majit.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:56
Penalizoi regjistrimin e PD, çfarë është dokumenti që do ‘të detyrojë’ Lulzim Bashën të kthehet kryetar dhe ta firmosë

1678359477_80006345504fd0a1e.jpg

Partia Demokratike nuk u regjistrua sot nga Komisioneri i Zgjedhjeve sepse mungon një dokument shumë i rëndësishëm, deklarata e kryetarit të partisë me angazhimin për mos blerjen e votave. Deklarata njihet si një ‘përgjegjësi’ e kryetarit të Partisë dhe si e tillë duhet plotësuar vetëm nga ai. Deklarata parashikohet në nenin 64 të Kodit Zgjedhor ku radhitet dokumentacioni që duhet të paraqitet për regjistrimin e një partie politike. Dokumenti sipas Celibashit duhet të firmoset vetëm nga kryetari i Partisë dhe është përgjegjësi që nuk mund të delegohet. 

Ne pikën e të këtij neni thuhet se: deklaratën me shkrim të nënshkruar nga kryetari i partisë politike ku përmendet angazhimi solemn për refuzimin për të marrë pjesë në praktika të blerjes së votës, marrjes së financimeve apo përfitimeve të kundërligjshme, veçanërisht nga ato që vijnë nga aktivitete kriminale, si dhe përkushtimin për të konkurruar në zgjedhje në mënyrë të ndershme dhe me integritet. Teksti i deklaratës përcaktohet nga KQZ-ja.

Dokumenti që është dorëzuar me firmën e Alibeajt por duhet me firmën e Lulzim Bashës
Ora 11:25
Celibashi: Në perceptimin tim kryetar i PD është Sali Berisha por me ligj është Lulzim Basha

 

Komisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në deklaratën e tij sot në mbledhjen e KQZ kur mori vendimin për mosregjistrimin e Sali Berishës me logon e PD tha se ai vetë ka perceptimin që Berisha është kryetar i partisë por me ligj dhe dokumente figuron Basha.

“Unë mund ta pranoj që në perceptimin tim Berisha është kryetar i PD-së, por nuk ndryshon asgjë në përputhje me ligjin pasi duhet të marr në konsideratë një dokument zyrtar të gjykatës. Të drejtën për të regjistruar PD-në, bazuar në dokumentet zyrtare që i janë vënë KQZ-së e ka Lulzim Basha. Ai figuron kryetar i PD-së”, tha Celibashi.

Ora 11:23
Celibashi: Dokumentacioni i paraqitur nga Alibeaj për regjistrimin e PD-së nuk është i plotë

 

Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi tha se dokumentacioni i paraqitur nga përfaqësuesit e Enkelejd Alibejat për regjistrimin e PD-së në KQZ, nuk është i plotë dhe nuk ka përputhje me kodin zgjedhore.

‘Të drejtën për të kërkuar regjistrimin e PD, bazuar në dokumente zyrtare e ka Basha. Dokumentacioni duhet të jetë në përputhje me nenin 64. Sipas vlerësimit tim, duhet qe akti autorizues te jetë i qartë, kush e lëshon autorizimin, për kë, dhe veprimet që duhet të bëjnë të autorizuarit. Për të parën është e qartë, nuk kemi paqartësi edhe me personat që autorizohen, të komponenti i 3-të. Nga vlerësimi që i kemi bërë autorizimit për përfaqësuesin, Indrit Sefa, ky dokument nuk është i plotë. Unë vlerësoj se ky dokumentacion nuk është i plotë dhe me përputhje të plotë me kodin zgjedhor. Sipas vlerësimit tim në përputhej me këtë parashikohet duhet të akti autorizues të jetë i qartë. Të jetë e qartë kush e lëshon autorizimin dhe përmbajtja.

Autorizimi është shumë i paqartë. Autorizimi duhet të ishte ‘autorizohet Indrit Sefa që të autorizojë apo të kryejë procedurat e Partisë Demokratike për regjistrim në zgjedhjet e 14 majit 2023. Autorizimit i mungon qartësia. Por të themi për momentin se do të ishte e qartë. Ka edhe një mangësi tjetër në dokumentacionin tuaj që ka të bëjë me detyrimin personal të kryetarit të Partisë Demokratike. Kodi e thotë qartë se deklarata e kryetarit të partisë nuk është kompetencë por përgjegjësi, dhe si përgjegjësi ajo nuk mund të delegohet. Kjo është përgjegjësi tërësisht personale. Pra, nuk është kompetencë por përgjegjësi’- tha Celibashi.

Ora 11:16
Zgjedhjet e 14 majit, Celibashi: Kryetar i Partisë Demokratike është Lulzim Basha, jo Sali Berisha

 

Sali Berisha përfundimisht nuk mund të regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit. Vendimi është marrë nga Celibashi. Komisioneri i Zgjedhjeve tha se vetëm një letër në Gjykatë e përcakton këtë gjë. Është Gjykata e Rethit Gjyqësor Tiranë që mban regjistrin e Partive Politike

 “Unë jam i bindur se gjithsecili prej jush por edhe pas jush kanë bindjen se vendimmarrja e Komisionerit është e bazuar në ligj. Për të gjitha palët është e qartë më së pari se ne do duhet të sqarojmë se kush është organi apo personi drejtues i Partisë Demokratike që ka të drejtën për paraqitjen e kërkesës. Për KQZ-në mjafton që të jetë e provuar se kush e ka legjitimitetin, pra kush përfaqëson PD-në dhe kush është organi drejtues i kësaj partie. Pyetja është: Kush vendos për këtë gjë?  KQZ nuk e ka këtë atribut, nuk e përcaktojmë ne këtë, se kush person është drejtues i një partie demokratike. Pyetja është se nga e merr KQZ këtë informacion. Pra, nëse e pranojmë që nuk jemi ne është dikush tjetër, jo KQZ. Është Gjykata dhe një dokument që vjen nga gjykata e përcakton këtë. Ne marrim në referencë dokumentin zyrtar.

Në nenin 9 të ligjit për partitë politike thuhet se regjistrimi i partive bëhet në shkallën e parë të rrethit Tiranë që mban edhe regjistrin e partive politike. Anëtarësia e një partie politike mund të njohin për drejtues të një partie këdo që ata çmojnë dhe vlerësojnë, por për ligjin dhe institucionet publike, përfshi edhe KQZ-në, ajo që merret në referencë është dokumenti zyrtar. Do të ishte shumë e dëmshme nëse KQZ do ta merrte këtë vendim bazuar mbi perceptime dhe fakte publike, për sa kohë që ekziston një dokument zyrtar që vërteton një fakt.

Unë mund ta pranoj që në perceptimin tim Berisha është kryetar i PD-së, por nuk ndryshon asgjë në përputhje me ligjin pasi duhet të marr në konsideratë një dokument zyrtar të gjykatës. Të drejtën për të regjistruar PD-në, bazuar në dokumentet zyrtare që i janë vënë KQZ-së e ka Lulzim Basha. Ai figuron kryetar i PD-së, tha Celibashi.

Ora 10:58
Përfaqësuesi i Rithemelimit: S'jemi në seancë gjyqësore që të kërkohet dokumentacion! Fraksioni i PD vepron me vula të vjetra

 

Përfaqësuesi i Rithemelimit, Ledio Nuraj kërkon që të shmanget debati politik ndërsa thekson se nuk është e nevojshme të kërkohet dokumentacioni që kanë depozituar për regjistrim në zgjedhje. Po ashtu shprehet se përfaqësuesit e Alibeajt përdorin vula të vjetra që janë shfuqizuar nga anëtarësia.

“S’jemi në seancë gjyqësore që do të thotë se s’kemi palë të interesuar që të kërkohen dokumentacioni. Jo se kemi probleme se është dokumentacion autentik ashtu sic e kërkon KQZ, por është vendosur nga kryetari i partisë. Edhe ne mund të kërkonim dokumentacione nga fraksioni i PD që siç dihet s’kanë emër kryetari, firma e vula. Kanë vula të vjetra që janë shfuqizuar nga anëtarësia. Kështu që ky është debat që s’duhet të bëhet fare këtu por ajo për të cilën kemi ardhur, të krahasohen dokumentacionet dhe të vendoset cila është në përputhje me ligjin.

Ato që tha Sefa hidhen për konsume mediatike. PD është dhe ekziston ajo që ka zgjedhësit, partinë e saj, ka kryetarin e saj, atë që është zgjedhur në përputhje me Kushtetutën e të gjitha normat dhe këtu nuk kemi asnjë dyshim. I përmbahemi çështjes për të cilën kemi ardhur”, tha Nuraj.

Ora 10:54
Përfaqësuesi i PL në KQZ: Fraksionet s’duhet të servirin në pjatë argjendi atë që kërkon PS! Dihet cila është PD

 

Përfaqësuesi i Partisë së Lirisë, Altin Kaziaj ka marrë fjalën në KQZ ku po shqyrtohet kërkesa për regjistrimin e PD në zgjedhjet vendore.

“Ndjej keqardhje se kërkesat duhet ti shqyrtoni me shumë kujdes e vëmendje. Çfarë tha Nuraj qëndroj për formën kur PD organizohet në vetvete. Është vullneti i përfaqësuesve të kësaj partie që ka dëshmuar se cila është PD. Nuk do të doja që fraksione të tilla të krijojnë dëm të karakterit publik duke servirur në një pjatë argjendi PS atë që është objektivi i saj. Opozita duhet të jetë e bashkuar.

I bëj thirrje KQZ, të gjithë organeve që kanë interes të karakterit publik të mos bëhen lojë e një politike që lë gjykatën e Apelit për 8 orë të vendosë diçka të palogjikshme dhe pavarësisht kësaj rezulton se akoma në gjykatën e shkallës së parë Tiranë rezultojnë aktet e Rithemelimit.

Ndonëse jam përfaqësues i një partie të tretë, kjo ka interes shumë të lartë dhe kërkoj që kjo çështje të zgjidhet sa më parë. E vendosin zgjedhësit se cila është partia që duan ti përfaqësojë”, tha Kaziaj.

Ora 10:52
Përfaqësuesi i Alibeajt-KQZ-së: Ka vendime gjykatash, vetëm ato flasin


Përfaqësuesi i Partisë Demokratike zyrtare në KQZ Indrit Sefa i bëri thirrje Celibashit që kërkesa për regjistrim e ‘Rithemelimit’ është e papranueshme pasi kanë folur gjykatat.

“Këto vendime jo vetëm nuk janë të ekzekutueshme, jo vetëm që nuk noterizohen që për gat të keq janë noterizuar. Nuk mund të sjellin asnjë efekt.  Në asnjë rresht të këtij vendimi nuk shkruhet Sali Berisha kryetar i Partisë Demokratike, shkruhet Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të cili i ka mbaruar mandati në prill të viti 2022.

Ligji kërkon vërtetim të regjistrimit të partisë në gjykatë, kryetarin dhe të dhëna të tjera. Këto janë dokumente që pranohen nga komisioneri.  I nderuar komisioner unë nuk dua t’i hyj më tej këtij debati, nuk është momenti për të bërë debat publik mes demokratëve. Legjitimin këtu e përcaktojnë gjykatat që janë shprehur”, tha Sefa.

Ora 10:35
Në KQZ përcaktohet fati i PD për 14 majin, përfaqësuesi i ‘Rithemelimit’: Vendimi i Agron Zhukrit është ende në fuqi, vendimi i Apelit jo i formës së prerë

 

Përfaqësuesi i Komisionit të Rithemelimit Ledio Nuraj ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistrimin e kërkesës së tyre për zgjedhjet e 14 majit pasi sipas tij edhe pse ka një vendim të Gjykatës së Apelit ky vendim nuk është i formës së prerë pasi do rikursohet. Nuraj tha se janë ende në fuqi të gjitha vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit.

“Kemi një kërkesë nga Partia Demokratike Shqipërisë nga kryetari i saj Sali Berisha.  I nderuar si kryetar ne kemi depozituar para jush kërkesën dhe bashkëlidhur kemi depozituar të gjithë dokumentacionin. Regjistrimet e fundit  Të regjistrueshme aktualisht janë vendimet e Kuvendit Kombëtar të 17 korrikut 2021 dhe organet drejtuese të këtij organi, përveç kryetarit. Zgjedhja e të cilit është ankimuar nga kandidatja rivale. Pra, kryetari ka mbetur i paregjistrueshëm.  Komisioni i Rithemelimit ka dorëzuar kërkesën për ndryshimet statutore sipas vendimeve të Kuvendit të PD, i mbajtur më 11 dhjetor 2021, Kuvend i cili është thirrur në bazë të statutit të Partisë Demokratike.

Në vendimin e 25 marsit 2022 Gjykata e Tiranës ka vendosur miratimin e kësaj kërkesë dhe depozitimin dhe regjistrimin e vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit në regjistrin e partive politike.  Vendimet të cilat unë i citoj ju i keni bashkëlidhur.  Ndaj këtij vendimi është bërë ankim në Gjykatën e Apelit3.3 2023 ka vendosur rikthimin e çështjes për rigjykim, pa i hyrë çështjes në themel dhe thotë që lejohet rekurs. Në këtë kuptim vendimi i shkallës së parë është një vendim që nuk është prishur. Në funksion të regjistrimit si subjekt zgjedhor PD ka detyrimin politik, publik dhe ligjor të paraqesë kërkesën përkatëse. Kuvendi i Partisë Demokratike i 11 dhjetorit dhe vendimet e tij dhe organet e tij janë të regjistrueshme. Janë ende në fuqi dhe janë të regjistrueshme që duhet të merren parasysh nga KQZ. Vendimi i Gjykatës së Apelit në këtë rast nuk është i formës së prerë.

Askush nuk e disponon deri tani vendimin e Apelit kështu që kemi vendim të ndërmjetëm jo të formës së prerë që ezauron plotësisht në lidhje me regjistrimet në regjistrin e partive politike. Vendimi i shkallës së parë që ne disponojmë është mëse i plotësuar. Në kërkesën për regjistrim si subjekt politik është në fuqi. Basha rezulton kryetar i PD por në fakt s’është kryetar i PD se ka dhënë dorëheqjen në mënyrë publike. Kërkesa për regjistrim i PD në zgjedhje janë akte ekskluzive që i takojnë kryetarit të partisë dhe s’mund të delegohen nga askush tjetër. Ne i kemi kërkesat dhe dokumentacionin.

Përsa thashë dhe të gjithë dokumentacionin që kemi depozituar, si në këndvështrimin tonë dhe atë ligjor si dhe atë të KQZ që ka regjistruar forca politike si subjekte zgjedhore vec me vendimin e gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë, kërkojmë të regjistrohemi për zgjedhjet vendore 2023 dhe të mos rrezikojmë që të mos mbetet pa u regjistruar partia më e madhe opozitare. Nisur nga dokumentacioni që dispononi, kërkojmë regjistrimin e PD për zgjedhjet e 14 majit në përputhje me parashikimit e nenit 64 të Kodit Zgjedhor”, tha Nuraj.

Ora 10:21
KQZ miraton kërkesën e PS-së dhe PL-së për regjistrimin në zgjedhjet e 14 majit

 

KQZ ka miratuar kërkesën e Partisë së Lirisë dhe Partisë Socialiste për regjistrimin në zgjedhjet vendore të 14 majit.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/03/2023 00:30

    Sa here eshte kapur LSI duke vjedhur vota e duke shkelur kete deklarate,a ka mbajtur ndonjehere Meta pergjegjesi penale per kete, se me siguri dhe ky ka firmosur?!

    Përgjigju
  • Toksor: 09/03/2023 18:52

    A e kuptoni se njerzit e sotem nuk pranojne qe tu mohoet e drejta per tu shprehur, luftrat dhe anarshine po e vuajm, mos tju hiqet e drejta e votimit ose mos korrektesia e paleve. A mendoni qe krijojme fronte lufte ne kete Shqiperi te shumevuajtur. Ilirjan more bir ashtu si doktori shkenctar jep ilacin e sherimit mundohu dhe ti, qe te te falenderojme ne shqiptaret

    Përgjigju
  • votues gri: 09/03/2023 13:50

    lind pyetja kush do i votoje kandidatet qe do ofroje enkelejdi me bashen pervec familjarve te vet ? jetojne ne kte bote kto apo sjetojne kur ste do populli hap krahun pse e nxin faqen me keq.kto pervecse duan te demtojne pd nuk duan gje tjeter,se per fitore jan te vetedijshem qe sbajn as 50 mi vota ne rang kombetar

    Përgjigju
  • Fshati: 09/03/2023 12:40

    n.q.s behet Basha kryeminister, ju kthyem edhe njehere epokes se diktatures. Basha eshte me i rrezikshem se Enveri.

    Përgjigju
  • GENTJANI MERSEPE ÇAFAJT: 09/03/2023 11:42

    O Sali je i mbaruar o i mbaruar politika sështë për malokun Sali por për njerëz me kultur o Saliu pa pour i gjithi i pshurur. O Sali tregoni njëher burr e largohu nga politika o Sali të ragt pika. Je nderime e me respekt Gentjan Gaxhi Çafaj vllai i Fatkarrit.

    Përgjigju
  • Kasem Aga: 09/03/2023 11:30

    O Sali Bajga ta RRASI Lyl shal ngjitmi se e kishe dylberin tat o Sali maloku që dhe Luli ta rrasi prasin. Pra 8 Sali je i mbaruar o Saliu i pa kulturuar, ngele gjith jetës malok i pa gdhëndur pra po ta kuptosh politikën duhet ta lëshosh për brezin e ri e ti o Sali shko luj domino se mbase aty fito. Se në politik ishe një hipolit.

    Përgjigju
    • Sondazhi: 09/03/2023 12:22

      E para shkruaj shqip, e dyta rikthimi Bashës është tragjedi se rrit shanset e Berishës me marr PD. Basha merr 2% vota ne rang kombëtar.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë