Berisha është shprehur se kjo qeveri është kthyer në mendësinë e vjetër, është mbërthyer nga krimi dhe kanabizimi “Një vend që dilte nga një monizëm ekstrem, asgjë më të vështirë se të ndërtosh një pluralizëm të qëndrueshëm nuk ka. Ato që u kthyen në pushtet, erdhën me mendësinë e vjetër të tyre.
Në vitet ’60 Shqipëria mbillte kanabis, ne na çonin të mblidhnim lulekuqe. Atë e kontrollonte vetëm Enver Hoxha, por ia mblodhi Perëndimi. E mbillte për ta çuar jashtë. Kujt ia priste mendja që ky do e mbushte vendin anekënd me kanabis.
Ju më thoni mua Lazarati? Por ia kam thënë edhe të huajve që çdo vend ka një Lazarat. Në mes të Zyrihut sheshi kryesor ishte i të droguarve. Në Uashington kishte një një lagje të tërë që i ishte lënë malavitës dhe kjo ishte një valvul, jo se nuk ndërhyhej dot.
Nuk kisha mundësi që të ndërhyja ushtarakisht në Lazarat, Interforca çoi një helikopter dhe mitraloi, unë kam bërë gjithçka ndaj këtij veprimi”.
Në lidhje me debatin për vjehrrin e Lulzim Bashës, pallati i të cilit u prish në prish në Vlorë dhe për të cilin Gjykata e Strasburgut dënoi Shqipërinë, Berisha theksoi se minat ndaj këtij pallati ishin mina ndaj garancisë juridike.
“A e dini ju që kontrata e aeroportit ishte pa Fi konçensionare, por unë nuk e prisha, sepse kontrata është ligj.
Ky kontratat u përpoq t’i prishë, por të gjitha studiot i thanë janë të rregullta. Po të vazhdonte më tutje do të humbiste 300-400 milionë euro. Çdo kontratë ndërkombëtare konçensionare nëse do të kishte korrupsion do të prishej.
Nga 2008 deri në 2013 investimet e huaja ishin 1 miliardë dollarë, pa përfshirë TAP, Fan, Devoll. Sot 90 % e investimeve janë kontrata të qeverisë së mëparshme. Pse ndodh kjo? Sepse Edi Rama minon garancitë juridike”, është shprehur ish-kryeministri.
Referuar zgjedhjeve, Berisha tha se ka bërë një analizë por nuk lëviz nga fakti se kanabisi bleu votat e shqiptarëve.
“Nëse fut modulin kanabis, mos harroni se janë me qindra mijëra nga thellësitë e alpeve dhe deri në Pogon kanabis, ky është një modul.
Në 2010 shkuan në Itali 56 kg kanabis, në 8 vite shkuan 18 tonë kanabis.
Si bëmë ne konsumuesit më të mëdhenj të kokainës në Botë?
Kemi humbur betejën, por jo luftën. Ne do e fitojmë luftën, jemi të bindur se ndërkombëtarët kanë një mirëkuptim më të madh, janë në një linjë me opozitën”, tha Berisha.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com