Në takimin me kryetarët e degëve, Sali Berisha tha se situata e Sri Lankës me Shqipërinë është thuajse e njëjtë. Sipas tij, ngjajnë i dy pika uji pasi në vendin tonë po rritet borxhi në mënyrë të shpejtë.

Duke iu referuar edhe evazionit fiskal të ineneratorëve që përdorion edhe firmat e të vdekurve, Berisha thotë se paratë e vjedhura në vendin tonë përfundojnë në llogaritë bankare të personave që kanë humbur jetën ndërsa në Sri Lanka ishin futur në valixhe.

"Ju i keni ndjekur zhvillimet në Sri Lanka. Ju e patë që populli i Sri Lankës përmbysi pushtetin e presidentit. Mediat më serioze të botës kanë krahasuar Shqipërinë me Sri Lankën dhe unë ju them ju se në shumë aspekte ngjasin si dy pika uji. Ajo që patë në Sri Lanka dhe kjo që po ndodh në Shqipëri, kanë të njëjtat shkaqe. Sri Lanka para dy vitesh kishte borxhin 91%, sot e ka 119%. Shqipëria para 1 viti e kishte 81%, sot e ka 107%.

Pra, rritja e borxhit në Shqipëri është më e shpejtë se në Sri Lanka, për të përfunduar me 120 apo 130% në fund të vitit. Në Sri Lanka paratë e vjedhura ishin futur në valixhe në pallatin e Presidencial, në Shqipëri paratë e vjedhura vendosen në kontot bankare të të vdekurve, të pensionistëve, plus qindra milionë që përfundojnë në bankat off shore. Në Shqipëri, më shumës e në Sri Lanka, u rritën çmimet dhe rriten vetëm nga vjedhja e qeverisë", tha Berisha.

Mesa duket, ka një mesazh të qartë për largimin e qeverisë Rama dhe i kërkoi kryetarëve të degëve që të bëjnë pushime verore, por të mbajnë vëmendjen në vazhdimin e punës."Do programoni vazhdimin e punës në mënyrë të pandërprerë. Të përgatitemi për t'i dhënë përgjigjen e merituar", tha Berisha.

Natyrisht, ndryshe sa tregon Sali Berisha, gjendja ekonomike e Sri Lankës siç raporton dhe BBC (lexo KETU) është shumë shumë më ndryshe se ajo e Shqipërisë. Në Sri Lanka inflacioni është rritur nga janari deri më sot mbi 54% (kundër 6.5% që ka Shqipëria), vendi nuk ka më rezerva karburanti dhe shkollat dhe shërbimet publike janë mbyllur për mungesë të energjisë elektrike dhe mungojnë edhe ilaçe. Kjo gjendje po shkakton një protestë masive mbarëpopullore me miliona njerëz në shesh, edhe këtu numrat janë tepër larg nga ata pak mijëra që Berisha mblodhi në të parën e deri tani të vetmen protestë të partisë së tij.