Berisha kritikë Nikollës dhe grave deputete: Nuk kërkuan nxjerrjen e Ramës jashtë Kuvendit, po fliste si halabak

Berisha kritikë Nikollës dhe grave deputete: Nuk kërkuan nxjerrjen e Ramës jashtë Kuvendit, po fliste si halabak

Sali Berisha

Sali Berisha ka komentuar seancën parlamentare të ditës së djeshme duke kritikuar kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla së bashku me gratë ministre e deputete që nuk kërkuan nxjerrjen jashtë të kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, po fliste si halabak ndaj duhet të kishin kërkuar ndërprerjen e seancës. Ndër të tjera, Berisha përgëzon deputeten demokrate Grida Duma duke thënë se i dha përgjigjen e merituar.

“Rezolutën, Edi Rama për të mbuluar refuzimin nga ana e tij të pranimit të rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë dhe e bëri për të mos lidhur atë që kanë lidhur vetë serbët, raportin e Dick Marty-t me Beogradin. Vasali i Vuçiç nuk guxon të ngrejë çështje sic duhet, aty ku preket Serbia. Pëgëzoj Grida Dumën për përgjigjen e merituar që i dha. Shpreh mosaprovimin tim për qëndrimin e kryetares së parlamentit dhe atyre zonja kur dëgjuan kreun e tyre të flasë si halabak, nuk kërkuan ndëprerje seance dhe nxjerrjen e tij jashtë. Ishte seancë për të mbuluar implikimin e Ramës në arrestimin e udhëheqjes politike të Kosovës”, tha Berisha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion