Berisha ‘kujtohet’ në opozitë: Detyrim i PD të ridimensionojë qëndrimin ndaj krimeve të komunizmit

Berisha ‘kujtohet’ në opozitë: Detyrim i PD të ridimensionojë qëndrimin ndaj krimeve të komunizmit

Ish-kryeministri, Sali Berisha

TIRANË- Sali Berisha ka qenë për 8 vite në pushtet, mirëpo tani që është në opozitë, është kujtuar për zbardhjen e krimeve të komunizmit. Në një takim me intelektual dhe të përndjekur politik, ish-kryeministri tha se PD-ja, që tani më drejtohet prej tij, duhet të rideminsionoje qëndrimin ndaj krimeve të komunizmit.

“Enver Hoxha zhduku në kampe përqendrimi masivisht fëmijët e "armiqve të klasës". Ju që keni qenë në këto kampe, jeni dëshmitarë. Ka pasur raste edhe 40 fëmijë në një natë dhe të varrosur buzë Vjosës që t'i merrte trupat e tyre. Ndaj kësaj të shkuare nuk është mbajtur qëndrim në shkallën e duhur. Në mënyrë absolute ky është një detyrim madhor i PD, të rideminsionojë këtë qëndrim. Jo si akt hakmarrje. Po të kthehemi në këto 30 vite nuk ka diskutim që të përndjekurit ishin pasardhës të elitës së kombit. Elita nuk vendosej vetëm në qytet, por kudo, ishte e krijuar ajo mbi bazën e atdhedashurisë, flamurit etj. Këta pasardhës nuk shkuan drejt hakmarrjes, por besuan dhe besojnë se një qëndrim ligjor duhet mbajtur. Ne kemi qenë vendi i parë në të gjitha vendet ish-komuniste që kaluam ligjin e dënimit të gjenocidit komunist. 10 vite pas nesh e kaloi Polonia”, tha Berisha.

Sot 34-vite më parë është varur për vdekje poeti Havzi Nela, e për këtë ish-kryeministri ka ripërsëritur akuzat e tij kundrejt Edi Ramës.

“Dua të ndalem me ju në qëndrimin që mban pasardhësi direkt i njeriut që ka firmosur varjen e Havzi Nelës, Edi Rama ndaj këtij problemi, i cili tregon shumëçka, për të mos thënë gjithçka. Rama nuk dënon të atin për këtë firmë prej xhelati. Sado që duket një fjalë shumë e ashpër, xhelat, e vërteta ajo ka qenë. Ju keni qenë viktima, ata të cilët u kanë ekzekutuar, burgosur, kanë pasur rol xhelati. Cilido që mendon ndryshe, nuk mendon realisht.

Ai që firmosi për të vrarë poetin, ai është xhelati i tij, sepse kishte në dorë ta falte. Ai me Ramiz Alinë, kishin në dorë që atë dënim me vdekje, ta kthenim me 25 vite. Kristaq Rama, ishte në presidiumin popullor, dhe normalisht për kohën një intelektual. Them këtu që i vetmi që nuk mund të mos firmoste, po të kishte minimumin e integritetit njerëzor dhe intelektual, ishte ai. E thatë bukur ju; nuk varet poeti. Ju garantoj se nëse do t'i thoshte Ramiz Alisë se nuk firmos, ju garantoj se ka nga ata që nuk kanë firmosur, nuk kanë firmosur 6 vetë. Ky ka firmosur me në krye me Ramiz Alinë. E çfarë tha tjetër ai (Rama) pasi e kemi shtruar publikisht këtë problem. Ai tha se e ka një vdekje komplekse, ja ku është vdekja e tij.

Me atë donte që të besonte, dhe tregoi se i konsideronte të vërteta kurthet që i kishin organizuar. E vërteta e Havzi Nelës është e pavdekshme. Dhe tha edhe se ajo firmë sikur nuk më duket se është e Kristaq Ramës. Ajo firmë është e tij, por ai mbron xhelatin, të atin dhe në këtë rast ndan absolutisht të njëjtin mendim që kishte ai për kundërshtarin, ndryshe ai duhet ta dënonte me forcë, haptas dhe vetëm fisnikërohej. Këtë nuk e bëri dhe nuk e bën. Më vonë do të deklaronte se, babai im ka qenë komunist dhe ata kanë qëndruar në anën e drejtë të historisë”, tha Berisha.

Në fund, ai propozoi që duhet të ketë një lëndë të veçantë në shkolla për krimet e komunizmit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mashtrusi: 11/08/2022 04:29

    cfare mashtruesi 30 vjet ne pushtet i talli te perndjekurit dhe tani me nje kembe ne varr po kerkon ti mashtroi prap ptu fare e keqe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion