Sot 'non grata' nga SHBA/ Berisha kujton 15-vjetorin e vizitës së George W. Bush në Shqipëri: Momenti më kulmor i marrëdhënieve shqiptaro-amerikane

Sot 'non grata' nga SHBA/ Berisha kujton 15-vjetorin e vizitës së George W. Bush në Shqipëri: Momenti më kulmor i marrëdhënieve shqiptaro-amerikane

George W.Bush dhe Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka kujtuar 15-vjetorin e vizitës së presidentit të SHBA, George W Bush në Shqipëri. Me anë të një postimi në Facebook thotë se shënon momentin kulmor të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

Berisha kujton se Bush deklaroi pavarësinë e Kosovës dhe hyrjen e Shqipërisë në NATO, arritje që u bënë realitet. Ish kryeministri nuk heziton t’i shprehë mirënjohje dhe thotë se i uron jetë të gjatë.

“Kjo vizitë shënon momentin më kulmor të marrëdhenieve shqiptaro-amerikane. Sot 15 vjetori i vizitës historike të Presidentit George W. Bush në Shqipëri! Miq, kjo vizitë shënon momentin më kulmor në historinë 100 vjeçare të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

Në këtë vizitë miku i madh i kombit shqiptar George W. Bush deklaroi: “The time is noë” tani është koha për Pavaresinë e  Kosovës dhe Shqipëria në NATO. Të dy këto arritje me mbështetjen e tij dhe kombit të tij të madh u bënë realitet. Ndaj le ti shprehim sot të dashur miq mirënjohjen tonë më të thelle dhe ti urojmë jetë të gjatë mikut të madh të shqiptarëve Presidenti George W. Bush.”, shkruan Berisha.

Kujtojmë se SHBA ka futur në 'listën e zezë' Sali Berishën dhe familjen e tij. Në njoftimin që u bë publik në faqen zyrtare të DASH thuhet se ky vendim vjen pasi në funksionin e tij si kryeministër i Shqipërisë, Berisha është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë  shqiptare dhe institucioneve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt