Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar dje se Fondi Monetar ndërkombëtar rrezikon të bëhet aleate e qeverisë më kleptokratike të Evropës. Në konferencën e PD për ekonominë ai ka shprehur habinë se si një institucion ndërkombëtar pranon të bashkëpunojë me “një kryeministër që dhunon ligjet dhe Kushtetutën në të gjitha format”. Kur ishte në pushtet, Berisha ndërpreu marrëveshjet me FMN, pas kritikave për cenim të kuadrit makroekonomik të vendit.
/Shqiptarja.com











