Berisha mbledh strukturat në Tiranë: Qëndresa fillon nga parlamenti me 43 deputetët të enjten! Rama me vendime defakto bën të paqenë opozitën! Kupa po derdhet

Berisha mbledh strukturat në Tiranë: Qëndresa fillon nga parlamenti me 43 deputetët të enjten! Rama me vendime defakto bën të paqenë opozitën! Kupa po derdhet

Berisha dhe Noka

Ish kryeministri Sali Berisha në një takim që po zhvillon me strukturat e tij në qarkun e Tiranës ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se me një seri vendimesh defakto politikisht bën të paqenë opozitën në parlament, pasi deputetët e PD-së sipas tij nuk përfillen, por përkundrazi shpërfillen ndaj çdo gjëje.

Për Berishën në këtë pikë ‘kupa është mbushur’. Ai i tha strukturave se tani nis një betejë e re kundër qeverisë, duke theksuar se PD-ja kaloi në këto 2 vitet e fundit një nga periudhat më të vështira të ekzistencës së saj dhe të një force politike. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se duke nisur nga kjo e enjte do të nisë qëndresa e opozitës në parlament. ‘

":Të hidhemi në veprim! Do bëjmë gjithçka për të mobilizuar çdo potencial opozitar kundër kësaj pseudomazhorance’", tha Berisha.

“Pas mbijetesës tonë, nuk po bëj historikun e këtyre dy viteve, pas dhunimit masiv të zgjedhjeve, Edi Rama me një seri vendimesh defakto politikisht bën të paqenë opozitën në parlament. Pra, ne si përfaqësues të themi të atyre 600 mijë qytetarëve që me 14 maj, nuk po flas për 21 prillin, nuk votuan për qeverinë, por kundra saj, ne defakto në parlament shkojmë sot si kurrë në historinë e parlamentit, faktikisht në rrafshin politik të paqenë.

Sot opozita e vërtetë hyn në parlament pasi asaj nuk i lejohet më asnjë Komision Hetimor Parlamentar, e drejtë kjo Kushtetuese e opozitës. Pas komisionit parlamentar të djegëseve, ne kemi dërguar deri tani edhe 4 kërkesa për komisione hetimor parlamentare. Që të gjitha më mënyrën më antikushtetuese janë bllokuar në parlament dhe hedhur poshtë si kërkesa.

Qëndrimet ndaj opozitës në parlament kanë arritur në atë shkallë sa çdo kërkesë për transperancë e deputetëve tanë ndaj ministrave, që është gjëja më normale për tu paraqitur në komisione dhe dhënë llogari, për çka ndodh, që të gjitha marrin një refuzim banditesk dhe dërgohen përfaqësues që nuk kanë asnjë tagër. Sepse nëse thirret ministrit, rregullorja e parlamentit dhe Kushtetuta parashikon ministrin, nuk parashikon as zv/ministrin as drejtorin, por kjo nuk ndodh më", tha Berisha. 

M.T/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/10/2023 03:15

    Nuk ke asnje shans te fitosh me 43 vete,te duhen /200 petrite,komunista lule/ qe te fitosh o Berishe,meso nga historia!

    Përgjigju
  • Zari: 18/10/2023 22:42

    O Salpleh na cave raKun bash me mul magjarin. O lirofte sumen çifuti

    Përgjigju
  • sander: 18/10/2023 22:29

    Shkoni mbrapa NON GRATES se te tille do te beheni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar