Berisha le pas “tokë të djegur”
flasin Meta,  Malaj dhe Cani

Berisha le pas “tokë të djegur”<br />flasin Meta,  Malaj dhe Cani
TIRANE - Pas zgjedhjeve, vendi do të ndodhet në një vështirësi të madhe ekonomik pavarësisht nga fakti se kush koalicion do të qeverisë. Kjo, pasi qeveria aktuale ka luajtur me kartën e “tokës së djegur”, duke shpenzuar më shumë se mundësitë dhe duke e future vendin në borxhe të papërballueshme.

Kjo është në esencë motoja e reagimeve të politikanëve dhe ekspertëve pas alarmit të shprehur dy ditë më parë nga ana e prof. Ermelinda Meksit, anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës qendrore. Sipas ish-ministrit të Financave Arben Malaj, treguesit buxhetorë të 5-mujorit janë tronditëse, vendi po shkon drejt një krize të rëndë të financave publike.

Kjo, pasi të ardhurat në buxhet janë ulur me rreth 100 milionë dollarë dhe janë rritur shpenzimet elektorale me rreth 70 milionë dollarë. Kjo nënkupton që pas zgjedhjeve qeveria e re do të jetë në vështirësi të mëdha. Kjo është strategjia e përhershme e Sali Berishës, që, kur humbet, lë pas kriza të rënda për shqiptarët, që ta dëmtojë sa më shpejt qeverinë e re dhe pastaj ta pengojë me protesta dhe kriza politike.

Rritja e asistencës me 10 milionë dollarë vetëm në prag të zgjedhjeve është një keqpërdorim i taksave të shqiptarëve, është direkt ose indirekt tendencë për blerje votash me paratë e taksapaguesve, ashtu siç është edhe tejkalimi i pagesave për të përndjekurit politikë me rreth 5 milionë, theksoi Malaj. Ndërkohë, ish-guvernatori i BSH Shkëlqim Cani deklaroi se situata e krijuar e shqetëson pa masë, madje e frikëson.

“Kjo, për mendimin tim, duket si veprim i qëllimshëm. Kryeministri, si duket, e ka kuptuar humbjen, dhe kërkon t’i lërë qeverisë së re situata të vështira, të panumërta për t’u menaxhuar. Po flasim për buxhetin, situata e të cilit është tejet negative, me 90 për qind, borxh të harxhuar dhe me rezerva të shteruara”, tha ai, duke shtuar se menaxhimi i financave nuk do të jetë i lehtë, në kushtet ku po e lë kryeministri, megjithatë shton se Partia Socialiste është e përgatitur për çdo skenar për të mbuluar kostot.

Ndërsa kreu i LSI dhe ish-kryeministër Ilir Meta theksoi dje se, sipas BERZH-it, investimet janë pranë zerimit, nga një qeveri që po shkatërron ekonominë në prag të ikjes, për qëllime elektorale. Meta theksoi se tuneli i Krrabës në rrugën e re të Elbasanit po dorëzohet jashtë standardeve dhe një gjë e tillë e papërgjegjshme ndodhi edhe në rastin e nxitimit për të përuruar tunelin e Kalimashit para zgjedhjeve të 2009-ës, me dëm 100 milionë euro.
 
ARBEN MALAJ ISH-MINISTËR I FINANCAVE
 
Kjo është strategjia e përhershme e Sali Berishës, i cili, kur humbet, lë pas kriza të rënda për shqiptarët, në mënyrë që ta demtojë sa më shpejt ekonominë e vendit dhe pastaj ta pengojë me protesta dhe me kriza politike.
 
ILIR META ISH-KRYEMINISTËR
 
Mbështetja për bujqësinë deri më tani ka qenë shumë minimale. Për agrobiznesin, duhet të rikthehet subvencionimi i një pjese të çmimit për karburantet që përdoren si lëndë djegëse dhe njëkohësisht, ai i një pjese të çmimit për plastmasin.
 
SHKËLQIM CANI ISH-GUVERNATOR I BSH
 
Qeveria po i shpenzon të gjitha paratë e buxhetit dhe kjo duket si veprim i qëllimshëm. Menaxhimi i financave nuk do të jetë i lehtë, në kushtet ku po e lë Kryeministri, megjithatë, PS është e përgatitur për çdo skenar për të mbuluar kostot.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore

Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore