DOKUMENTET/ Berisha, lidhje të dyshimta me Bashkim Ulajn, i dha 250 hektarë gurore në Krujë, tani familja e tij ka 5 apartamente te pallati i oligarkut te 'Mustafa Matohiti'

Pas zgjerimit të Familjes Berisha me apartamente në Rrugën 'Mustafa Matohiti', një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës, fshihet një histori klientelizimi me hije korrupsioni, detajet e të cilës  Shqiptraja.com po i sjell sot për herë të parë për publikun. Protagonistë janë Sali Berisha dhe biznesmeni Bashkim Ulaj, ky i fundit një nga përfituesit më të famshëm të pasurive publike dhe ndereve politike që nga koha kur Sali Berisha ishte kryeministër. Referuar një liste dokumentesh qe Shqiptarja.com ka zbuluar, rezulton se, Sali Berisha, gjatë pushtetit 2005-2013, ka përdorur qeverinë e tij dhe Parlamentin, duke kaluar në duart e Bashkim Ulajt për shfrytëzim privat pasuri natyrore publike.

Nga ana tjetër, Sali Berisha, Liri Berisha, e bija Argita dhe bashkëshorti i saj Jamarbër Malltezi kanë 'blerë' apartamente tek pallati i ndërtuar nga Bashkim Ulaj tek Rruga 'Mustafa Matohiti', herë pa deklaruar vlerën e tyre dhe herë duke deklaruar vlera, të dyshuara si fiktive.

Jo vetëm kaq. Por, Bashkim Ulaj ka vendosur në dispozicion të Berishës një zyrë gjigante në kullën e tij pranë Stadiumit Air Albania, pa e ditur kush i paguan qira dhe sa kushton. Kemi të bëjmë me një përdorim tipik të pushtetit për pasurimin e familjes, veprimtari kjo e theksuar edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit, në njoftimin e për shpalljen non grata të Berishës dhe familjes së tij.

Po le të ndalemi tek faktet konkrete.

Në vitin 2001, Bashkim Ulaj, përmes vëllait të tij Ahmet Ulaj, merr një leje për ndërtimin e një pallati me 11 kate në Rrugën 'Mustafa Matohiti' në Tiranë. Leja lëshohet në favor të firmës ABAU, themeluar në vitin 1998 nga Ahmet Ulaj, vëllai i Bashkim Ulajt, bashkëpronar tek Gener 2, bashkë me Bashkim Ulajn.

Në 17 dhjetor të vitit 2007, Sali Berisha, dy vite pasi kishte ardhur në pushtet, lidh një marrëveshje me vendim Parlamenti me kompaninë Gener 2 të Bashkim Ulajt, duke i dhënë Ulajt leje minerale për shfrytëzimin e 233 hektarë pronë publike, të përbërë nga gur gëlqeror, argjila dhe ranor. Prona publike që Berisha kaloi në duart e Ulajt, ndodhet në Fushë-Krujë në zonën e Kodra e Zezë, Bacung dhe përruan e Dallxhikut.

Marrëveshja mes Ministrisë së Ekonomisë së drejtuar në atë kohë nga Gent Ruli dhe Bashkim Ulajt, parashikonte edhe ndërtimin e një fabrike çimentoje nga Gener 2, duke parashikuar një investim rreth 210 milionë USD. Ndërkaq, në 2 shkurt 2007, Ministria e Transporteve, një tjetër degë e qeverisë Berisha, i jep licencë kompanisë së Bashkim Ulajt për ndërtim autostradash, gërmime dheu, ndërtim rrugësh, ujësjellësish, punime në sisteme elektrike, ndërtime portuale, hekurudhash, linja elektrike etj. Është një licencë që do të rinovohej, duke hapur rrugën Bashkim Ulajt të marrte me dhjetëra milionë euro para publike.

Pikërisht në vitin 2007, Sali Berisha merr një apartament dhe garazh në pallatin e Bashkim Ulajt në rrugën 'Mustafa Matohiti'. Siç e vërteton kjo deklaratë pasurie që mban firmën e Sali Berishës, ky i fundit nuk deklaron as vlerën e blerjes dhe as sipërfaqen e apartamentit. Gjithsesi, Shqiptarja.com mëson se Sali Berisha, të paktën formalisht, i ka dhënë Bashkim Ulajt apartamentin në pallatin parafabrikat 69 m2 si dhe 2 100 000 lekë, ndërsa Ulajt i ka dhënë Berishës apartamentin në rrugën 'Mustafa Matohiti' me sipërfaqe 125 m2 dhe një garazh. Berisha dhe Liria kishin 1/3 e apartamentit në pallatin parafabrikat.

Çfarë i do një ndërtues që ka qindra apartamentet të reja, një apartament 69 metra katrorë parafabrikat?

Ky shkëmbim interesash do të ishte vetëm fillimi i një raporti klientelist mes Sali Berishës si kryeministër dhe oligarkut Bashkim Ulaj. Në emrin e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës, dhëndri dhe e bija e Berishës, rezultojnë rreth 40 pasuri të paluajtshme. Bie në sy se Argita dhe Jamarbër, si adresë banimi të tyre në kartelat e pasurisë, kanë shënuar pikërisht Rrugën ‘Mustafa Matohiti’, ndërtesa numër 7, kati i dytë, apartamenti Nr. 8. Ndërtesa është pikërisht pallati i Bashkim Ulajt.

Në ligjin e miratuar nga Kuvendi në dhjetor 2007, për t’i dhënë Bashkim Ulajt për shfrytëzim 233 hektarë pronë publike, kompania Gener 2 e Ulajt, rezulton me adresë pikërisht në rrugën ‘Mustafa Matohiti’, pallati numër 7, kati i dytë, zyra 7. Pra, zyrat e kompanisë së Bashkim Ulajt dhe banesa e çiftit Jamarbër dhe Argita Berisha, ndodheshin në katin e dytë të të njëjtit pallat, aty ku banon edhe Sali Berisha. Të gjitha këto lidhje krijojnë dyshime sikur pallati është i Sali Berishës dhe Bashkim Ulajt një maskë e tij.

Po në vitin 2007, në Rrugën "Mustafa Matohiti", dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, figuron se ka regjistruar në emrin e tij edhe një bodrum 21 m2, me vlerë 10 mijë USD. Në 13 janar të vitit 2010, Argita dhe Jamarbër Malltezi kanë regjistruar në emrin e tyre një apartament me sipërfaqe 259 m2, pikërisht Rrugën "Mustafa Matohiti".

Në 19 shtator 2010, Argita dhe Jamarbri regjistrojnë në emrin e tyre një tjetër apartament me sipërfaqe 195 m2, në të njëjtën rrugë, "Mustafa Matohiti". Në 18 maj të vitit 2015, Argita dhe Jamarbër Malltezi regjistrojnë në emrin e tyre një tjetër bodrum me sipërfaqe 18 m2, me vlerë 17 mijë euro, në të njëjtën rrugë në Tiranë.

Tre javë më pas, në 5 qershor të vitit 2015, Argita dhe Jamarbër Malltezi kanë regjistruar një tjetër apartament me sipërfaqe 128.3 m2, prape në Rrugën "Mustafa Matohiti". Në maj të vitit 2017, Jamarbër Malltezi regjistron në emrin e tij një apartament 102 m2, pikërisht në Rrugën "Mustafa Matohiti". Bie në sy që deklarohet vlera e bodrumeve, por jo vlera e apartamenteve. Historia e dyshimtë përfshin para dhe prona të shqiptarëve me vlerë djathëra milionë euro, dhe ndere pafund. Vetëm koincidencë?

Kompania ABAU, me pronar vëllain e Bashkim Ulajt, bashkëpronar tek Gener 2, ndërton pallatin tek Rruga Mustafa Matohiti

Kompania ABAU, me pronar vëllain e Bashkim Ulajt, bashkëpronar tek Gener 2, ndërton pallatin tek Rruga Mustafa Matohiti

Leja e ndërtimit për Kompaninë ABAU

(Kliko këtu për Ligjin e miratuar nga Kuvendi në vitin 2007 që i jep guroren e Krujës Bashkim Ulajt)

 

Deklarata e pasurisë së Berishës në  vitin 2007 ku reflektohet deklarimin i apartamentit dhe garazhit

(Kliko këtu për Deklaratën e pasurisë së Berishës në vitin 2007 ku reflektohet deklarimin i apartamentit dhe garazhit)

 

Kartela e pasurisë (garazh) i Berishës ku reflektohet vendndodhja Rruga Mustafa Matohiti

Kartela e pasurisë apartament 259 m2 të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës ku reflektohet vendndodhja Rruga Mustafa Matohiti si dhe adresa e banimit të çiftit tek pallati 7, Rruga Mustafa Matohiti

Adresa e kompanisë së Bashkim Ulajt, Gener 2, kur ka përfituar guroren në Krujë, në të njëjtin pallat ku banojnë Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anna: 17/02/2023 08:23

    Kam 33 vite qe punoj bashke me bashkeshortin dhe akoma nuk kam arritur te blej plotesisht nje shtepi ne menyre te ndershme me duhen dhe 3 vite te mbaroj kredine. kurse keto me nga 30 shtepia e prona ne menyre te pandershme te pakenaqur . Mos i gezofshi qa i keni vjedhur ketij populli.

    Përgjigju
  • Hffd: 17/02/2023 04:47

    Per baçin prishi mbikalimin sala, keto jane therrime

    Përgjigju
  • veri: 17/02/2023 02:20

    arrestojeni saliun,,,mbetet vetem duke i nxjerre dokumente...turp...pse nuk keni kellqe ta akuzoni kur ka kaq shume krime.....

    Përgjigju
  • Arbnori: 17/02/2023 00:33

    Ja u riformua edhe Blloku dhe bllokmenet e ri…perballe ish bllokut te vjeter matan bulevardit Deshmoret e Kombit…vetem disa dhjetera metra larg njeri tjeterit…Çka ketu per tu habitur!!!Kali i mbretit dhe kalorsit e rinje…e ka thene prej kohesh i madhi Qamil Buxheli…

    Përgjigju
  • Iris: 16/02/2023 23:46

    Dhe prokurore Kajana refuzon te hetoje pasurine e Berishes! Berisha e ka kthyer te gjithe Shqiperine ne ATM personale.

    Përgjigju
  • Gjergj: 16/02/2023 22:42

    Kjo, èshtè gazetari investigative, RESPEKT. Tani, le tè dalèn Kajanat dhe tè pretendojnè se nuk ka arsye pèr verifikimin e pasurisè sè Berishès dhe Metès. QUO VADIS SPAK? Ata qoftexhinjtè qè i shkojnè pas pèr revolucion, le ti pyesèn zotèrinjtè e tyre,,,mbase i lènè tè flenè njè natè nè bodrumet e tyre. Vènd mjaftueshèm, kanè Berishèt e ardhur nga bjeshkèt. Janè HERONJ, thotè hajduti. Pika qè su bie.!!!

    Përgjigju
  • Tami: 16/02/2023 21:12

    Ketij gazetari investigativ dhe trim duhet ti perulemi dhe falenderojme. Zoti ta ruaj dhe te jete mire. Perballe kesaj kaste kriminale cdogje ndodh. Faktet jane sheshit per Spak qe te fillojne pune, meqenese duan faktet. Si do te shkoje ky hall, keta jane monstrat e ketij vendi, si ka mundesi qe e mbrojnedhe endjekin ne marezine e tij. Tendjekesh dhe mbrosh nje person qe ka vjedhur ne te gjithe. Zgjohuni o njerez, e kemi jetuar jeten me pune e djerse, nuk shkon qe te mbrosh nje hajdut monster. Wake up njerez te mire!!

    Përgjigju
    • Cuku: 16/02/2023 23:17

      Po Tam çohu, ja fillo nga Vila Ahmetajt, Beqajt, 5 milion euroshi i Nafijes se parlamentit, nga sarajet etj ezj

  • Baçi: 16/02/2023 20:37

    Shtepite dhe zyren te coin e ka qe ne 2005-2006 Se mori sot! Pse nuk merreni me kto plerat tjere ose me te gjithe Me sakte pS pD LSi, te gjithe jane me vila e prona E dyqane restorante hotele pallate.. Ska njeri te varfer nder to! Ka 33 vjet nje tufe plerash jane te gjithe, Dhe te gjithe shoke e miq e bashkpronar jane Me aksione te perbashketa.

    Përgjigju
  • Gigi: 16/02/2023 19:05

    Mullah salihi

    Përgjigju
  • Na ruajt zoti: 16/02/2023 18:47

    Keto jane therrime...ai ka siguruar 4 breza me miliona euro e pasuri te patundshme.O zot sa fat keqe kjo Shqiperi me monster si ky

    Përgjigju
  • Liri: 16/02/2023 18:34

    Vetem keto jane korrupsioni i Saliut?

    Përgjigju
    • Lushi: 16/02/2023 18:52

      Ka dhe korrupsion tjetër Liri, është skandali i unazës se madhe, pallatet poshtë digës së liqenit artificial, konçensioni rrugës Thumanë- Fier (për të Cilën protestohet nga banorët e Bëryullës) të dhëna nga Rilindja.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim