TIRANË – Kryeministri Berisha siguroi sot, mbështetësit e Partisë Demokratike dhe tërë qytetarët shqiptarë se largimi nga koalicioni i Lëvizjes Socialiste për Integrim është një vendim i lirë dhe krejtësisht i pavaruar i saj, një vendim që ka zgjidhje të plotë në Kushtetutën e vendit dhe që e motivon atë vetë, si Kryeministër, me më shumë energji se kurrë, t’i udhëheqë demokratët drejt një fitoreje spektakolare në zgjedhjet e 23 qershorit.
“Komenti im për mundësinë e largimit të LSI-së nga Qeveria”, tha Berisha gjatë një konference për shtyp, pasditen e sotme, është ky: Çdo forcë politike është e lirë dhe e pavarur të marrë vendimet që i interesojnë që i konsideron në interesin më të mirë për veten dhe të ardhmen!
Përsa më përket mua si Kryeministër dhe kryetar i PD-së, dua të theksoj se kjo kohë është koha e përgjegjësisë më të madhe të Qeverisë, ndaj dhe mbetem shumë i vendosur që Qeveria të bëjë gjithçka për t’u garantuar shqiptarëve një process zgjedhor të standarteve më të larta ndërkombëtare, një proces në respekt të zgjedhjeve dhe Kushtetutës së vendit.
Së dyti, problemi që krijohet nga një vendim i tillë, është një problem që ka zgjidhje të plotë në Kushtetutën e vendit. Kushtetuta e Shqipërisë është demokratike dhe e standarteve më të avancuara. Ka marrë fund koha kur Kushtetuta caktonte dy palë ministra në këtë vend; ajo është qartësuar e zhdërvjellësuar me ndërhyrjet që i bëri PD-ja me PS-në e nuk le vend për asnjë lloj boshllëku apo komenti. Unë garantoj që ajo do të respektohet pikë për pikë .
Së treti, duke punuar me përkushtimin më të madh në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë, siguroj të gjithë anëtarët e simpatizantët e PD-së se ndihem më i motivuar se kurrë e me energji më shumë se asnjëherë për t’i udhëhequr drejt një fitoreje spektakolare në zgjedhjet e 23 Qershorit drejt një mandati plotësisht të merituar. Jam i sigurt se këto janë ato që prisnit për të dëgjuar fjalën time dhe mendimin tim për këtë çështje”.
PYETJET E GAZETARËVE PËR KRYEMINISTRIN NË KONFERENCËN PËR SHTYP
A do vazhdojë më LSI-ja të qëndrojë në Qeveri, pas koalicionit me PS-në?
Është jashtë cdo imagjinate që një forcë politike të jetë edhe në qeveri, edhe në opozitë. Pati një moment kur shqiptarët patën kryetarin e Bashkisë edhe Qeveri, edhe opozitë dhe e hoqën. Në këtë moment, më shumë se kurrë, Qeveria duhet të jetë e plotë dhe kompakte për këtë moment kyç siç janë zgjedhjet e përgjithshme.
Cilët do jenë aleatët e rinj të PD-së?
Këtë do ta merrni vesh shumë shpejt në Parlament. Z.Rama kishte rrahur gjoksin se do shkojë në zgjedhje me qeveri teknike, por humbi përsëri.
A do cenohet administrate publike nga largimi i LSI-së?
Çdo ministër, në shumicën dërrmuese të vendeve të botës, ka të drejtë të ketë ekipin e tij për të përmbushur detyrimet e tij ligjore; çdo ministër ka edhe fokusin e punonjësve civilë, që s'janë të lidhur me politikën. Ndaj, ministrat e rinj do kenë të drejtën të kenë ekipin e vet, përjashtuar zv.ministrat. Kështu, rregullat, janë shumë të kthjellta për administratën.
Eshtë i mundur një koalicion paszgjedhor me LSI-në?
Çdo vendim do të merret në kohën e duhur, por nuk mund të flas këtu për një koalicion parazgjedhor, për shkak të ndryshimeve në koncepte, spektrit. Unë i shoh gjërat blu, kurse z.Meta mund të thotë i shoh ngjyrë rozë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com