Berisha akuzoi ashpër kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, duke thënë se ka marrë përsipër një mision, shkatërrimin përfundimtar të institucionit qendror të demokracisë, Parlamenti. Sipas tij, të drejtën e procedurës e shkel vetëm një njeri, ai që do të shkatërrojë Parlamentin.
“Ka marrë përsipër një mision, shkatërrimin përfundimtar të institucionit qendror te demokracisë, që është parlamenti. Të drejtën e procedurës e shkel vetëm ai që do të shkatërrojë parlamentin, këta kanë frikë dhe nga parlamenti por të jenë të sigurt që çmimin më të madh do ta paguajnë ata vetë. S’ka ndodhur kurrë në histori që në mënyrë të kaq të vendosur të mos respektohet e drejta e fjalës për procedurë si sot. Problemi është se kemi të bëjmë me mohimin e të drejtës së fjalës për procedurë", tha Berisha.
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com