Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha sulmoi dhe Lulzim Bashën për të cilin tha se donte të bënte koalicion me kryeministrin Edi Rama.
“Ishin dosjet penale me të cilat Rama e kapi për fyti Lulzim Bashën. Me dosjen Toyota Jaris, një akt shumë i papërgjegjshëm i tij sepse ishte një operacion policor në zbatim dhe s’mund ta dekonspirosh. Dosja e dytë ishte dosja e Muzinit. Ai nuk e denonconte Ramën, donte të bënte koalicion me Ramën. Këta që shkelmojnë opozitën dhe demokracinë nuk i duhen askujt, janë skllevër, nuk janë njerëz të lirë”, deklaroi kreu i PD.
Lajmi kryesor:
I vetëm në garë/ Berisha: Përballja me Mereme Selën, qesharake! Salianji u shit te krimi! Ish-deputeti i kujton non gratën: Je i lidhur me krimin e organizuar











