Berisha: Do dorëzojmë dokumentat për regjistrimin në zgjedhje, besoj se KQZ s'do luajë me procedurat! Vendimi i Shkallës së Parë i zbatueshëm deri sa të vendosë Gjykata e Lartë

TIRANË- Sali Berisha ka mbledhur deputetët e Rithemelimit, fill pas mbledhjes me kryesinë, mbledhje të cilat vijnë pas vendimit të gjykatës së Apelit për të zhbërë vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, e për rrjedhojë për t’i kaluar vulën Enkelejd Alibeajt. Para deputetëve, Berisha tha se të nesërmen (5 mars) do të dorëzojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t'u regjistruar në zgjedhjet lokale të 14 majit, pasi sipas tij ato janë PD-ja sepse vendimin e Apelit do ta çojnë për rekurs në Gjykatën e Lartë dhe deri sa të vendosë gjykata, sipas ish-kryeministrit ato e mbajnë vulën!

Për këtë çështje Berisha kërcënoi edhe KQZ-në, ku tha se duhet ti përmbahet ligjeve dhe kodit dhe se nuk duhet të lozë me një procedurë të tillë. Mes të tjerash, ai tha se kjo situatë e krijuar është një skemë e mirëpërgatitur nga kryeministri Edi Rama në bashkëpunim me ish kryedemokratin Lulzim Basha, duke thënë se ky i fundit kishte në plan të autorizonte Alibeajn si kryetar partie. 

‘Në diskutimet e bëra në kryesi dhe grupe më të ngushta është arritur në përfundimin se vendimi i Apelit është një histori turpi që nuk mund të pranohet kurrë, ndaj dhe sapo të zbardhet në do të bëjmë rekurs, në Gjykatën e Lartë, Kushtetuese dhe në gjykatat Europiane të të drejtave të njeriut. Do të bëjë rekurs sepse që nga Roma antike e deri më sot, ku ka sunduar ligji kurrë nuk është bërë palë në një gjyq, ai që nuk ka qenë palë dhe së fundmi ai që në sallën e gjyqit deklaroi se nuk ishte palë. Palë pra ishte Edi Rama me Edlira Kokonën që e kishte përdorur si postiere për letrat dhe këto, e cila ka rekorde të vërteta mafioze, të një njeriu të korruptuar, të kapur me dosje të rënda kur ka qenë në poste të tjera, ndaj dhe ajo tregohet e prirur të kryejë çdo mision.

Vetëkuptohet, nesër do të dorëzojmë të gjitha dokumentet për regjistrim. Vendimi i gjykatës deri sa të vendosë gjykata më e lartë, sepse ky vendim është plotësisht i rikursueshëm në natyrën e tij.  Por ka një arsye tjetër po kaq të fortë. Kodi zgjedhor në nenin 64, pika 2, b; përcakton që partia politike të regjistrohet, detyron që të jetë emri i kryetarit të Partisë, Adresa dhe gjithçka tjetër rreth tij. Në deklaratën e tij se nuk do të blejë vota, nuk ka parashikuar se kryetari është i blerë vetë. Se çfarë ndodh? Edi Rama e mban dhe Lulzim Basha në një akt vetëposhtërimi të paimagjinueshëm, pasi e detyruan deputetët të japë dorëheqjen dhe e dha dorëheqjen, që nga marsi e deri më tani, tani i thotë Edi Rama që nuk ke dhënë dorëheqjen, je kryetar dhe e ngarkon me detyrë, meqenëse banaliteti shkon gjer në qiell, po u paraqite ti si kryetar, vetëm për të emëruar Enkelejdin kryetar. Për të autorizuar Enkelejdin në emrin tënd, Alibashën në emrin e tij. Kjo është skema. Unë besoj se KQZ-ja nuk do të pranojë kurrë një gjë të tillë. Them se do ti përmbahet ligjeve dhe kodit dhe nuk do të lozë me një procedurë të tillë, e cila damkos zgjedhjet, institucionin e administrim të tyre, pa filluar. Ndaj dhe ne do të paraqesim të gjithë dokumentet për regjistrim në KQZ, siç na takon. Dorëzojmë edhe vendimin, i cili në kohën që nuk është bërë rekursi, është në fuqi plotësisht, vendimi i gjykatës së faktit. Normalisht duhet të jetë i vetmi vendim, nuk shqyrtohen kurrë në Apel këto vendime.’- tha Berisha.

Me deputetët besnikë të tij, Flamur Nokën, Edi Palokën apo Albana Vokshin, Berisha përsëriti akuzat ndaj Ramës duke thënë se është ai që e ka përgatitur vendimin që mori Gjykata e Apelit ditën e djeshme për vulën e Partisë Demokratike. 

'Me këtë proces politik, Edi Rama hoqi çdo maskë, ai është i tmerruar nga PD-ja dhe forca e saj. Ai mund të bashkëjetojë vetëm me një fasadë opozitë, një fasadë opozitë e cila i nënshtrohet, pranon të poshtërohet, një fasadë opozitës të cilës i ka marrë peng kryetarin, të cilës i jep urdhra, me të cilën mashtron publikun shqiptar.  Asnjë opozitë tjetër, ai nuk mund të tolerojë asnjë opozitë të vërtetë. Edhe njëherë, vendimi tre ditë para mbylljes së regjistrimeve është dëshmia më flagrante e frikës së tmerrshme që e ka kapur atë nga PD-ja.  Ne pra jemi para një situate të cilën e kemi parashikuar, se ky është një vendim i paralajmëruar, nga vetë Taulant Balla në parlamentin shqiptar, i paralajmëruar nga Olta Xhaçka e cila i tha ambasadorit të një miku të Edvinit, një javë para që gjykata ka vendosur që vulën të ua japë vasalë, veglave apo shërbetorëve të Edvinit, të ua heq anëtarësisë, të ja heqë PD-së dhe të ja japë Edvinit. Edi Rama një vit e gjysmë më parë, i dha Lulzim Bashës, bravën dhe brava i ngeli në derë të shtëpisë së tij, përsëri vula do të ngelet në turpin më të madh të tij, sepse vula është e anëtarëve të PD-së. Mes të tjerash, Berisha deklaroi se të nesërmen do të dorëzojë në KQZ dokumentet për t’u regjistruar në zgjedhje, pa dhënë detajet nëse aplikimi për regjistrim do të jetë nën siglën e një prej partive të tjera opozitare apo atë të Partisë Demokratike"-tha Berisha.

Pas një seance maratonë, Gjykata e Apelit, vendosi dje rrëzimin e vendimit të Agron Zhurkit  të datës 25 mars 2022 dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Shkallën e Parë me trupë gjykuese tjetër. Pas këtij vendimi, ajo që vendosi Agron Zhukri konsiderohet nul dhe çështja kthehet në shkallë të parë. Tashmë vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetet Lulzim Bashës, se zyrtarisht ai është i regjistruar në Gjykatën e Tiranës, dhe pritet që të jetë grupi i Alibeajt që të regjistrohet me logon e forcës më të madhe opozitare në vend për zgjedhjet e ardhshme të 14 majit.  Me unanimet të plotë trupa gjykuese e Apelit, e përbërë nga relatore Elona Mihali dhe anëtarë Astrit Kalaja dhe Irida Kacerja, prishi vendimin e Zhukrit. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lala: 04/03/2023 21:32

    Po Dil o b@le ne Pension se na e KE dhurat ramen edge 4 vjet te tjera

    Përgjigju
  • Joni: 04/03/2023 19:39

    Kot lodhesh o Sale se per te humb ke

    Përgjigju
  • Ardi: 04/03/2023 19:32

    parti e deshtuar

    Përgjigju
  • Adelina: 04/03/2023 19:31

    mos u rregjistroni kot se te humbur jeni

    Përgjigju
  • Arla: 04/03/2023 19:29

    Me ju do merret rama se ska pune tjeter,vetem kete gje dini te beni,te akuzoni palidhje

    Përgjigju
  • Toni: 04/03/2023 19:22

    Hyr qe te humbasesh prape

    Përgjigju
  • Dori: 04/03/2023 19:22

    Sna duhesh gje hic

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)