Institucionet e vendit tonë janë shndërruar në sera të mafies, kështu u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e Kryesisë. Pas një sërë akuzash ndaj qeverisë, Berisha është ndalur edhe te vendimet e fundit e qeverisë të cilat përkonin me shkarkimin si drejtor i përgjithshëm i policisë, Gledis Nanos. Ashtu siç theksoi dje në një postim Berisha edhe sot tha se Nano si të tjerët, nuk ishte i sinqertë por nuk arriti të mbulonte të gjitha krimet e drogës të ministrit të brendshëm Bledi Çuçi.    

Nga vendimet e qeverisë pati edhe shkarkimin e Ines Agos e cila u zëvendësua nga Ervin Koçi i cili sipas Berishës është një njeri i paarsimuar. Të gjitha këto tregojnë për një revansh të papërmbajtur të krimit dhe mafias në Shqipëri, theksoi Berisha.

Ish- kryeministri theksoi se vetëm zhvillimet e djeshme sipas Berishës ishin dëshmi se në strofullin e Ramës nuk kanë paqe e me këtë Berisha iu referua përplasjes së kreut të qeverisë me ministrinë e jashtme bullgare. Kreu i PD-së së Rithemelimit, kërkoi që përpos se ministria e jashtme ta kallëzonte për shpifje t’i bënte edhe një test droge Ramës. Dhe për Ramën, Berisha ka përmendur se fundi i tij ose më saktë, 'shkatërrimi' i tij do të vij nga protestat e dhunshme. Ish kryeministri edhe kësaj here ka parajamëruar për protesta të gjata për të cilat, është mjaft i vendosur se do të sjellin fundin e regjimit.  

Akuzat nuk u ndalën vetëm te Rama dhe ministri Çuçi por edhe te kryebashkiaku Veliaj i cili sipas tij po vjedh, ashtu siç bën edhe partia e tij me parkun e Butrintit dhe në aferat e portit të Durrësit. Berisha duke i vënë epitetin ‘lali vjedhësi’ ai hedh akuza se kryebashkiaku ndërton shkolla me 3 milionë euro.

‘Sot, për fat të keq, institucionet e këtij shteti të mafies janë shndërruar në sera që përgatisin hajdutë zyrtarë. Kur e them këtë e them jo për të injoruare se në Administratë shtetërore ka punonjës të ndershëm, po në qindra firma që në këtë administratë hidhen në dokumente është pamundur të gjesh një që është në përputhje me ligjin e transparencën. Pse ndodh kjo? Kjo ndodh sipas një ligji të njohur, kur kryeministri vjedh, shndërrohet në sistem. Kur ai del mbi ligjin, të tjerët i mbi kalojnë ato, kështu që e transformuar në një makineri gjigante vjedhjeje dhe plaçkitjeje, asnjë institucion nuk e ndalon më këtë makineri. Vjedhja e pronës publike, kulmon me aferat e portit të Durrësit dhe parkut të Butrintit. Vjedhja e qytetarëve me çmimet e pronave publike bëhet gjithnjë edhe më e madhe. Sot,, në rast se në kryeqytetet e vendeve të BE një shkollë ndërtohet me 650 mijë euro bazuar në njësinë manuale të ndërtimit e kostove, Lali Vjedhësi ndërton  shkolla me 3 milionë euro, mos më shumë... Rrugët është bërë e famshme me çmimet më të larta. Nuk ka, ligj, nuk ka manual nuk ka asgjë që mund të ndalojë Edi Ramën dhe grupin e tij nga  vjedhjet.’- tha Berisha.    

Berisha gjithashtu në mbledhjen e kryesisë ka deklaruar emrat e kryetarëve të Grupeve të Punës që do të drejtojnë dhe ndjekin në bazë aksionin politik të PS-së së Berishës

Kutjojmë se Gledis Nano mbajti vetëm për 10 muaj postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit,. Ai u shkarkua sepse sipas ministrit Bledi Çuçi nuk kishte plotësuar objektivat

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:30
‘Protesta të gjata dhe të qëndrueshme’  Berisha paralajmëron Ramën: Do të shkatërrojmë

 

Sali Berisha deklaroi se shumë shpejt qytetarët do të dalin në rrugë, që sipas tij për të shkatërruar këtë regjim. Në fjalën e tij në mbledhjen e kryesisë, Berisha theksoi se “Edi Rama duhet të marrë të gjitha mësimet që meriton për dhunimin që i ka bërë votës së shqiptarëve”.

“Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për ti mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë. Protesta e gjatë e qëndrueshme, shkatërrimtare për këtë regjim është jetike dhe vendimtare për të ecur në rrugën e demokracisë.

Zonja dhe zotërinj, anëtarë të kryesisë dhe sekretarë të PD. Në këtë vend nuk zbatohet më asnjë ligj. Institucionit janë në funksion të pushtetit absolut të Ramës.

Qytetarët janë të përjashtuar nga gjithçka. Nuk ekzistojnë qytetarë në Shqipëri, sepse ekzistojnë interesa të kësaj nomenklaturë të kalbur. Përgjigjja popullore ndaj tyre është rruga më jetike, më e domosdoshme dhe është detyra jonë që këtë mesazh ta përcjellim në çdo zemër, në çdo votër e derë të shqiptarëve.

Ky pushtet është pushteti i dhunimit të votës. Askush nuk mund ti diktojë shqiptarë të pranojë një pushtet që vjen nga vota e dhunuar e patronazhistëve, terroristë të kuq të votës.

Edi Rama duhet të marrë të gjitha mësimet që meriton për dhunimin që i ka bërë votës së shqiptarëve”, tha Berisha.

Ora 13:28
Mbledhja e kryesisë, ja cilët do të jenë kryetarët ne grupeve të punës në PD-në e Berishës! Tirana ndahet në 5 zona

Ja cilët do të jenë kryetarët e Grupeve të Punës që do të drejtojnë dhe ndjekin në bazë aksionin politik në PD-në e Berishës:

Qarku Kukës - Isuf Çela.; Qarku Dibër - Xhelal Mziu.; Qarku Shkodër - Bardh Spahia. Qarku Lezhë - Jozefina Topalli.Qarku Durrës - Oerd Bylykbashi

Qarku Tiranë i ndarë në 5 zona Zona 1 – Kryetar Grupi Edi Paloka dhe përfshin degët 1, 2, 3, 4 Zona 2 - Kryetar Grupi Agron Shehaj dhe përfshin degët 5,7,12 Zona 3 - Kryetar Grupi Belind Këlliçi dhe përfshin degët 6,13,14,15,16  Zona 4 - Kryetare Grupi Albana Vokshi dhe përfshin deget 8, 9,10,11. Zona 5 - Kryetar Grupi Flamur Noka dhe përfshin degët, Kamëz, Paskuqan, Vorë , Kavajë dhe Rrogozhinë

Ora 12:53
Deklarata e Ramës për Bullgarinë, Berisha thirrje qeverisë bullgare: Hidheni në gjyq dhe kërkoni test droge

 

Për Sali Berishën Bullgaria duhet ta hedhë në gjyq Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për kritikat e tij për pengim të procesit të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Madje sipas Berishës duhet të kërkojë edhe test droge.

“Vetë Edi Rama po bën gjithçka që të bllokojë hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.  Sulmi dhe lufta e ftohtë që i ka shpallur Sofjes, një vend mik Bullgaria, dhe e sulmon brutalisht. Si mund të mashtrosh ti 8 vite që na pengoi Bullgaria. Unë duke i kërkuar ndjesë Qeverisë bullgare i bëj thirrje që ta hedhë në gjyq për shpifje. Por duhet të kërkojnë edhe testin e drogës. Vetëm një njeri që humbet çdo arsye nga shkaqe politike apo shkaqe narkotike mund t’ia lejoj vetës të ndërmarrë një sulm ndaj një vendi mik dhe aleat, siç bën Rama”, tha Berisha.

Ora 12:48
Berisha: Mafia, revansh në Shqipëri! Po ikën drejtoresha e Luftës kundër parave të pista për të pastruar paratë

 

Ish-Kryeministri Sali Berisha teksa ka folur për largimin e Gledis Nanos, ka thënë se së bashku më të po ikën edhe të tjerë që Rama të marrë në dorë të gjithë institucionet ligjzbatuese në funksion të krimit.

“Ai iku po kush iku tjetër me të, iku edhe drejtoria e agjencisë se luftës kudër larjes së parave. Nuk e njihja, por ishte emër formal, znj. Ago.  Iku, do të vijë një militant i thekur që agjencia të shndërrohet në Agjencinë e Mbrojtjes së Parave të Krimit.  Kjo në një kohë kur në Tiranë mbijnë si kërpudha kullat gjigande të ngritura mbi kokainën,  heroinën dhe kanabisin. Tani militant Koçi merr detyrën që të garantojë funksionimin sa më të madh të lavatriçes gjigande të pastrimit të parave.  Iku edhe drejtori i Shërbimit Informativ. E dini ju është drejtori? Për shkollim në SHBA, se ishte pa shkollë. Tani drejtori i ri shkon nga zyra e Edi Ramës. Të gjitha këto tregojnë për një revansh të papërmbajtur të krimit dhe mafias në Shqipëri”, tha Berisha.

Ora 12:44
Berisha: Iku Nano, jo se ishte i sinqertë por naiv! S’kuptoi dot si droga shkonte nga velat e klubit të Çuçit

 

Berisha në mbledhjen e kryesisë foli për shkarkimin e Geldis Nano nga posti i tij duke hedhur akuza ndaj ministri Çuçi. Sipas tij, ai s’ishte i sinqertë, por naiv.

‘Vetëm zhvillimet e djeshme janë në dëshmi se në strofullin e tyre nuk kanë paqe. Shkarkohet pa asnjë motiov evident drejtori i përgjithshëm i policisë. Nuk themi që po zbardhte një zyrtar të mirëfilltë po r e vërteta është se ai pati fatin të bjerë në korrent. Skema ishte e Olsi Ramës, skema në Tiranë vjedhja në Gjermani. Sigurisht autoritetet gjermane iu drejtuan këtij. Iku Nano sepse, dy 2.2 ton drogë në Itali nuk shkon nga skafet shkuan nga velat e klubit të Çuçit. Ato kam pasion tha nuk merrem me skafe merem me velat, tani na doli pasionat i drogës. Nano s’po bënte luftë efikase, por për naivitetin dhe jo sinqeritetin se ai i sinqertë s’ishte, po ishte naiv dhe si mbuloi dot.’- tha Berisha.