TIRANË- Tashmë është zyrtare! Gledis Nano nuk do të jetë më Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ai është shkarkuar këtë të mërkurë me vendim të qeverisë, me argumentin se nuk i ka realizuar objektivat. Në vendin e tij, deri në emërimin e një drejtori të ri, do të jetë i komanduar nëndrejtori, Tonin Vocaj.

“Lidhet me mos përmbushje të objektivat në lidhje me drejtorin e përgjithshëm të policisë, me situatën e krijuar në muajt e fundit, situatë që kërkon një reagim më të fortë dhe një menaxhim më efikas të policisë së shtetit, Për momentin detyrat do i nënshtrojë drejtori i Policisë. Puna do jetë e gjithanshme, ngjarjet e ndodhur kanë qenë arsyeja se policia kërkon një reagim dhe një menaxhim më efikas”, tha ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. 

Ngjarjet kriminale të ndodhur së fundi, Çuçi bën përgjegjës vetëm drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit duke përjashtuar çdo mundësi për një largim mundshëm të tij. Për Çuçin, shkarkimi i Nanos është i mjaftueshëm që Policia e Shtetit të ketë një reagim më të fortë në luftën kundër krimit.

“Ka shkallë përgjegjësie deri tani, qeveria ka menduar që ndryshimi i menaxhimit nëpërmjet shkarkimit të Nanos është një masë efikase për të pasur një reagim më të fortë në luftën kundër krimit”, tha Çuçi në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Gledis Nano u përfol fillimisht se kishte dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Policisë së Shtetit. Pas lajmeve që qarkulluan, Nano deklaroi për Report Tv se ai nuk ka dhënë dorëheqjen dhe as nuk kishte një vendim për t’u larguar, mirëpo mesa duket qeveria ka marrë vendimin për shkarkimin e tij këtë të mërkurë.

Ish drejtori Nano nuk ka dhënë ende ndonjë reagim për shkarkimin e sotëm nga detyra. Ai është një nga drejtuesit më afatshkurtër në detyrë.

1661933851_mbledhjeqeverie.jpg

Foto nga mbledhja e Qeverisë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:27
FOTOLAJM/ Vetëm 10 muaj në post, Gledis Nano largohet nga zyra si drejtor i Përgjithshëm i policisë! Përshëndet mediat i qeshur

1661956093_6400bae5193df8e53c3c91a6943b4123b537.jpg

Vetëm 10 muaj zgjati post drejtues i policisë së shtetit nga Gledis Nano. Shkarkimi i tij u lajmërua nga ministri Bledi Çuçi ditën e sotme. Në mesditë, ai ka lënë ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, duke ecur krenar dhe i qeshur përballë kamerave të gazetarëve.

Ora 10:20
Kush është Gledis Nano, nga karriera e suksesshme si kreu i Anti-Terrorit te drejtor i Policisë së Shtetit për vetëm 10 muaj

1661779873_NANO.jpg

Gledis Nano ka qenë pjesë e bluve prej shumë vitesh, ndërsa ka mbajtur detyra të rëndësishme, pavarësisht se është kujdesur për një profil të ulët publik. Që prej 17 shkurtit 2016 ka qenë në krye të Drejtorisë së Antiterrorit, ndërsa ka rënë disa herë në sy për çështje tejet delikate. Gledis Nano, si pjesë e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, por jo si drejtues, është kujdesur për njërën prej dosjeve më të bujshme të viteve të fundit, atë të “imamëve” që u arrestuan dhe dënuan për terrorizëm, në vitin 2003. Kjo ngjarje ka pasur jehonë në atë kohë dhe i dha ngritje të lartë Nanos. Një tjetër dosje e rëndësishme që Gledis Nano ka hetuar ka qenë ajo e celulës terroriste të qeverisë iraniane, të cilët kishin planifikuar një sulm ndaj lëvizjes opozitare që jetojnë në Shqipëri, në vitin 2019. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, Nano ka udhëhequr riatdhesimin e shqiptarëve nga kampet famëkeqe të Sirisë, operacione që kanë pasur nivel të lartë vështirësie. Puna e kryer si drejtues i Antiterrorit, i rriti kredencialet Gledis Nanos edhe në sytë e amerikaëve, të cilët nuk kanë hezituar ta vlerësojnë. Ai ka pasur bashkëpunim të ngushtë gjatë ushtrimit të detyrës me selinë pranë rrugës së Elbasanit. Ai u emërua si Drejtor i Përgjithshëm në 6 tetor 2021 pas dorëheqjes së Ardi Veliut dhe e ka mbajtur këtë detyrë për vetëm 10 muaj. 

Ora 10:16
Qeveria liron nga detyra Ardi Veliun! Dallëndyshe Bici ikën nga 'Mbrojtja', rikthehet në krye të IKMT-së

TIRANË- Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për lirimin nga detyra të dy zëvendësministrave. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku deklaroi se qeveria ka miratuar vendimin për lirimin nga detyra të zëvendësministres së Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici, si dhe zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Ardi Veliu.

Teksa vlerësoi kontributin e tyre të deritanishëm, Balluku bëri të ditur se do të ketë për ta detyra të rëndësishme në ditët në vijim, në bazë të eksperiencës që kanë në pozicione kyçe të nevojshme.

“Lirimi nga detyra i zv. ministrit të Infrastrukturës Ardi Veliu dhe lirimi nga detyra i zv ministres së Mbrojtjes Dallëndyshe Bici. Do kenë detyra të reja në vijim”.- tha Balluku. 

Pas shkarkimit si zv.ministre e Mbrojtjes, Report Tv mëson Bici është rikthyer në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Ajo pason në këtë post Ajet Zyberin.

Dallëndyshe Bici prej 5 majit 2021 ishte zëvendësministër i Mbrojtjes. Përpara se të merrte postin si zëvendësministre e Mbrojtjes, ka mbajtur pozicione të rëndësishme drejtuese si ai i drejtoreshës në Drejtorinë e Inspektimit Juridik, në Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar dhe atë të kryeinspektores në Institutin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Nga ana tjetër, Ardi Veliu u emërua në detyrën e zv/ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë në nëntor 2021, teksa nuk dihet nëse do të emërohet në një detyrë tjerë.

1661933813_bici.jpg

Dallëndyshe Bici dhe Ardi Veliu
Ora 10:07
A keni përgjegjësi për situatën e kriminalitetit? Ministri: Shkarkimi i Nanos, masë efikase për reagim të fortë të policisë

 

Ministri Bledi Çuçi i pyetur nëse është ‘zgjidhja’ shkarkimi i Gledis Nanos për aq kohë sa përgjegjësi duhet të mbajë edhe vetë ministri për drejtimin e policisë së shtetit, ministri u përgjigj se shkarkimi i tij është një masë efikase për një reagim të fortë të policisë. Pra, Çuçi ka bërë përgjegjës ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano për situatën e kriminalitetit në vend.

‘Pa diskutim, ka shkallë përgjegjësie, deri tani Këshilli i Ministriave, Qeveria ka menduar që ndryshimi i menaxhimit nëpërmjet shkarkimit të tij është masë efikase për të pasur një reagim më të fortë  të policisë në luftën kundër krimit. ‘- tha Çuçi.