Qeveria liroi nga detyra 4 zyrtarë sot! Do të zëvendësohet Gledis Nano, Ardi Veliu, Dallëndyshe Bici dhe Ines Ago
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të ditës së sotme, u miratua vendimi për lirimin nga detyra të katër zyrtarëve, dy prej të cilët zëvendësministra.
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të ditës së sotme, u miratua vendimi për lirimin nga detyra të katër zyrtarëve, dy prej të cilët zëvendësministra. Zv.kryeministrja Belinda Balluku njoftoi lirimin nga detyra të zëvendësministres së Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici, si dhe zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Ardi Veliu.
Ende nuk dihet se kush do të zëvendësojë postet e dy zëvendësministrave të liruar nga detyra.
Ndërsa Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi lirimin nga detyra të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano për rezultate të pamjaftueshme në detyrë. Në vendin e tij, deri në emërimin e një drejtori të ri, do të jetë i komanduar nëndrejtori, Tonin Vocaj.
Gjithashtu në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u vendos lirimi nga detyra i Ines Agos që ishte në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave. Në këtë post u emërua Ervin Koçi.
Qeveria kishte menduar një post tjetër vetëm për Dallëndyshe Bicin. Report Tv mëson Bici është rikthyer në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Ajo pason në këtë post Ajet Zyberin.
Nga ana tjetër, Ardi Veliu u emërua në detyrën e zv/ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë në nëntor 2021, teksa nuk dihet nëse do të emërohet në një detyrë tjetër, ndonëse Balluku e paralajmëroi se do e shohim në një fushë tjetër.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:08
Lirimi nga detyra e Iris Agos, Ervin Koçi emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit së Pastrimit të Parave
Ervin Koçi është emëruar si drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave. Qeveria vendosi emërimin e Kocit pas lirimit nga detyra të Iris Agos. Ervin Koçi ka drejtuar më parë Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare.
Bobo ky ervin rrugaci tek pastrimi parave e mori lumi ket vend
Përgjigju
Basi: 01/09/2022 00:25
Pra e paska me themel operacionin Ramomafia. Neper pikat kyce te policise gjyqesore dhe shplarjes se parave kerkon me cdo kusht qene dhe zagare besnik per te firmosur e vepruar me sy mbyllur! Bukur bukur. I paraprin investimit "strategjik" ne portin e Durresit dhe bastet online.
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Të drejtë
15.2%
Të gabuar
81.5%
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4132
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Bobo ky ervin rrugaci tek pastrimi parave e mori lumi ket vend
PërgjigjuPra e paska me themel operacionin Ramomafia. Neper pikat kyce te policise gjyqesore dhe shplarjes se parave kerkon me cdo kusht qene dhe zagare besnik per te firmosur e vepruar me sy mbyllur! Bukur bukur. I paraprin investimit "strategjik" ne portin e Durresit dhe bastet online.
Përgjigju