Gratë deputete u revoltuan nga gjuha e tij, Berisha nuk tërhiqet: S'kam faj unë për shfrenimet e tyre! (Dje tha 'kam video por s’i publikoj')! Revolucioni do vonojë

Sali Berisha nuk është tërhequr nga deklarata se disponon video me orgji të ish zyrtarit të FBI Charles McGonigal me ministre. Megjithëse 31 deputete socialiste, kanë firmosur një kërkesë për përjashtimin maksimal të Sali Berishës nga Kuvendit, ky i fundit nuk është tërhequr me akuzat e tij, teksa nuk kurseu ironinë ndërsa nënkupton se nuk ka faj për shfrenimet e tyre.  Mirëpo, pavarësisht se pretendon se ka video, Berisha refuzon që t’i publikojë. Ai thotë se do i dorëzojë vetëm te komisionet parlamentare që mund të ngrihen për 'McGonigal' në Shqipëri, por edhe në SHBA.

"Bënë dje deklaratë që të më akuzonin mua si fajtor për sjelljet e shfrenuara të të tjerëve. Apo fajin e ka Saliu edhe këtu? Kjo ishte kulmore. Ja ku shkon degradimi. Duhet ta dini se aty nuk ishte vetëm Edi Rama, ishte edhe diçka tjetër. Ndaj kërkoj tani që koalicioni PD-PS i grave që të faktonte se për shfrenimet e tyre, fajin e ka Berisha", tha ish kryeministri.

Revolucioni që nuk ndodhi as në fazën e dytë të tij, kur Sali Berisha thirri protestuesit para parlamentit, duket se do të vonojë.  Këtë e paralajmëroi vetë ish kryeministri, Sali Berisha, një ditë pas protestës së dytë, ku bashkë me aleatin e tij, Ilir Metën arriti të mblidhte vetëm disa qindra protestues para godinës së parlamentit, pasditen e së hënës. Por i gjendur përballë thirrjes së një proteste të tretë para parlamentit të enjten, kreu i PD së Rithemeluar thotë se nga beteja në tempullin e ligjvënësve nuk do të tërhiqet.

‘Ne rezistencën në parlament duhet ta shumëfishojmë. Nuk e dorëzojmë ne parlamentin. Nuk kemi autoritet për të dorëzuar parlamentin.’- tha Berisha.

Tezën e futjes në zgjedhje pa Ramën kryeministër, nuk e artikulon më, por thotë se edhe zgjedhjet janë pjesë e revolucionit.

 ‘Ne kemi vendimin e gjykatës, ata që duan të na përjashtojnë ne, do përballen me ne. Kjo është e gjitha.’- tha Berisha.

I pafavorizuar nga forca e numrave, as presionin përmes dhunës nuk e ka më opsion.

“Ne jemi në hapat më fillestarë të mosbindjes civile, të shfrytëzimit të potencialit të jashtëzakonshëm që ka mosbindja civile. Nuk shkojmë te forca. Sepse të shkosh te forca, do të thotë të marrësh pushtetin me forcë. Që në këtë moment, kjo forcë asgjëson veten”

Berisha do të zhvillojë ditën e enjte para parlamentit protestën e tretë, pas atyre të 11  dhe 13 shkurtit, protesta të thirrura fillimisht për largimin e Edi Ramës me argumentin se me lidhjet e tij me McGonigal Rama kërkoi asgjësimin e opozitës.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:40
Berisha: Dhuna nuk të sjell në objektivin që kërkojmë! Ne jemi në hapat më fillestarë të mosbindjes civile

 

Një një mbledhje me kryesinë, Sali Berisha u shpreh se jemi në hapat më fillestarë të mosbindjes civile.

‘Ju e shihni, gazeta më e madhe në SHBA, Uashington Post thotë që Edi Rama është i zhytur deri në fyt në afera sekrete me McGonigal. Ju e dëgjuat gazetarin e BILD nga Nju Jorku, deklaroi haptas se dokumentet faktojnë se McGonigal u mor me Sali Berishën. Ndaj dhe duhet të vazhdojmë me persistencë absolute këtë revolucion. Në mënyrë kreative.

Unë e di që çdo ditë do dëgjoni njerëz që ju thonë se pa dhunë, nuk përmbyset, nuk arrihet. Unë u them atyre, dhe ju do u thoni, se qëndresa është forcë. Dhuna nuk të sjell në objektivat që kërkon.
Ne jemi në hapat më fillestarë të mosbindjes civile, të shfrytëzimit të potencialit të jashtëzakonshëm që ka mosbindja civile. Nuk shkojmë te forca. Sepse të shkosh te forca, do të thotë të marrësh pushtetin me forcë. Që në këtë moment, kjo forcë asgjëson veten. Por përdorim çdo formë të mosbindjes civile.’- u shpreh Berisha.

Ora 13:32
Gratë e PS u revoltuan prej gjuhës linçuese, Berisha: Kulmi! Më akuzojnë për sjelljen e shfrenuar të të tjerëve

 

Sali Berisha ka reaguar për deputetet që u revoltuan prej gjuhës së përdorur dhe kërkuan përjashtimin e ish kryeministrit nga Kuvendi përgjithmonë. Në takimin me kryesinë, Berisha thotë se është kulmi që e akuzojnë për sjelljen e të tjerëve.

"Ju e shihni se si sillen në parlament. Kurrë parlamenti Linda-Rama nuk ka qenë në këtë situatë. Kurrë! Një grusht të zhveshur nga çdo moral politik, e trajtojnë parlamentin si një klub të neveritshëm, si një plaçkë të neveritshme. Bënë dje deklaratë që të më akuzonin mua si fajtor për sjelljet e shfrenuara të të tjerëve. Apo fajin e ka saliu edhe këtu? Kjo ishte kulmore. Ja ku shkon degradimi.

Duhet ta dini se aty nuk ishte vetëm Edi Rama, ishte edhe diçka tjetër. Ndaj kërkoj tani që koalicioni PD-PS i grave që të faktonte se për shfrenimet e tyre, fajin e ka Berisha. E dhashë këtë shembull për të thënë se shikoni se në çfarë shkalle, këta kanë humbur çdo lloj logjike. Kanë humbur gjithçka dhe janë të aftë të thonë çdo gjë, të ndërmarrin çdo gjë. Duhet të falenderojmë qytetarët për përgjegjësinë dhe pjesëmarrjen e tyre në protesta. Duhet të vazhdojmë.", tha Berisha.

Ora 13:25
Berisha mesazh anëtarëve të Kryesisë: Vetëm me dialog arrihet suksesi i revolucionit! Derë më derë me çdo qytetar

 

Në mbledhjen me Kryesinë, Sali Bersha i ka dhënë mesazh anëtarëve që të shkojnë derë më derë për të biseduar me qytetarët pasi vetëm në këtë mënyrë e arrijnë suksesin e revolucionit që kanë nisur.

"Ne na duhet një dialog shumë intensiv. Sepse ky grup jo vetëm ndërmori aktet më të turpshme dhe kriminale ndaj opozitës dhe pluralizmit, por ky grup i siguroi kësaj organizate kriminale mbrojtjen më të fuqishme ndërkombëtare, evidente.

Askush nuk e përcakton fatin më shumë se vota. Ky qëndrim u mbajt vetëm për të shtypur opozitën shqiptare dhe për të ndihmuar një regjim kleptokratik, një narkoregjim. Ndaj e konsideroj jetik këtë dialog, shtëpi më shtëpi, derë më derë, me çdo qytetar, pavarësisht bindjeve të tij politike", tha Berisha.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 14/02/2023 17:27

    Jam shum ne merak,pse jeni vonuar kaq shum. Shkoni mor delenxhilere ska ngen populli te meret me qener si puna juaj????????????????????????????????????????????????????????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS pëmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS pëmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së