Foli për orgji me McGonigal, revoltohen 31 gra deputete të PS: Të përjashtohet maksimalisht Berisha (Deklarata e plotë)! Ish- kryeministri: Videot i dorëzoj në komision

TIRANË- ‘McGonigal, Erion Veliaj, ministra kanë bërë orgjira në klube nate dhe lokale gjysmë errësire të Tiranës. Janë të fotografuar. Është e sigurt kjo që them”, kjo deklaratë e bërë nga Sali Berisha në 10 shkurt 2022 është bërë shkak për tensione në seancën plenare. 31 deputete socialiste kanë firmosur një kërkesë për përjashtimin maksimal të Sali Berishës nga Kuvendi. Deputetja Anila Denaj tha se kundër kësaj gjuhe linçuese ndaj grave në Kuvend, janë bashkuar edhe ambasadore, pasi është e papranueshme. Mazhoranca shtoi se nëse Berisha ka video, le t’i bëjë publike.

“Në emër të grave deputete të PS sot kemi depozituar në deklaratë lidhur me gjuhën e patolerueshme të përdorur nga deputeti Berisha. Kërkojmë që organet kompetente të Kuvendit të fillojnë procedurat për marrjen e masave disiplinore të përjashtimit të deputetit Sali Berisha nga seancat e Kuvendit me afatin maksimal të lejuar nga rregullorja. Kemi bindjen se Berisha nuk duhet lejuar që të marrë pjesë në seancat e Kuvendit nëse nuk bën një nga këto të dyja, ose të nxjerrë provat që mbështesin për daljen ekstreme të gjuhës së përdorur nga ai ose të kërkojë falje publike subjekteve të dhunës së shfrenuar”, tha Denaj.

Mirëpo, pavarësisht se pretendon se ka video, Berisha refuzon që t’i publikojë. Ai thotë se do i dorëzojë vetëm te komisionet parlamentare që mund të ngrihen për 'McGonigal' në Shqipëri, por edhe në SHBA.

“Asnjë video, asnjë mesazh të natyrën erotike, nuk do e gjeni të publikuar, do shkojnë të gjitha në drejtësi, ose krijoni një Komision 2-3 vetë dhe hajdeni të shihni. Çdo të dhënë unë do të ua dorëzoj komisioneve hetimore parlamentar këtu e në SHBA”, tha Berisha.

Në mungesë të kryeministrit Edi Rama që nuk ishte në sallë për shkak se kishte takimin më homologun bararez, përgjigjen Berishës, ia dha ministrja e Shtetit Elisa Spiropali. Ajo u kujdes që t’ia theksonte se Berisha nuk po e bën dot revolucionin e premtuar, për shkak se nuk ka mbështetës.

“Revulucioni mbeti në rrugë doktor, se revolucioni do pastërti mend, revolucioni do kaos, do njerëz, revolucioni do bindje të cilat ju nuk i keni doktor, prandaj do mbeteni siç thotë Flamuri, një vit, 2 vjet, 10 vjet rrugëve për të bërë revolucioni që se bëtë kurrë në partinë që e morët peng. Ju jeni këta. Është e turpshme për një burrë të shpifë të përgojojë të shantazhojë gratë. Gurra popullore i ka rezervuar një vend të posaçëm burrave që merren me gratë", tha Spiropali. 

Ndërkohë, pas mbajtjes së 1 minute heshtje për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri, në sallën e seancave u shkëput energjia elektrike. Zyrtarisht nga Kuvendi u sqarua se ishte djegur pajisja UPS, e cila shërben për balancinin e energjisë vetëm për sallën e seancave plenare. Sistemi u rregullua në 17.35, por nuk punonin mikrofonët dhe ashtu sikurse nisi, seanca vijoi mes kaosit.

Në këtë seancë parlamentare, ishte parashikuar që të prezantoheshin “hallet e qytetarëve” në kuadër të javës së gjelbër”, por nuk u diskutua për asgjë tjetër përveç se hallit personal të Berishës. Deputetët e tij, u siguruan që të mos lejonin zhvillimin e një seance parlamentare normale. Flamur Noka bllokoi disa herë Foltoren që bëri që Kuvendi të mbyllej për disa minuta.  Në çdo fjalim të socialistëve, mes tyre Toni Gogu dhe Taulant Balla, Noka i frynte bilbilit në vesh të tyre dhe i hoqi mikrofonin. Pas disa herëve tërheqje të vëmendjes, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla vendosi që ta përjashtonte, por Noka nuk e la sallën.

Në sallë nuk munguan edhe mesazhet kundër ambasadores amerikane Yuri Kim, njëjtë si në protestën që opozita mbajti të enjten para kryeministrisë. Edi Paloka u pa me karikatura të Bujar Kapexhiut ku ironizonte marrëdhënien e Ramës me Kim. 

E gjithë kjo situatë kaotike për kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla, e ka përgjigjen te hetimet e SPAK për Gërdecin dhe 21 janarin ku po hetohen aleati i Berishës ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu dhe djali Shkëlzen Berisha.

Më pas, për shkak të vijimësisë jo normale të seancës, kryetarja Lindita Nikolla e mbylli Kuvendin pa  diskutuar për rendin e ditës. Berisha la sallën dhe iu bashkua protestuesve të pakët që ishin mbledhur jashtë Kuvendit. Kjo panoramë duket se do të jetë e njëjtë edhe në Kuvendin e së enjtes, pasi Berisha paralajmëroi sërish protestë, për raundin e “tretë” të revolucionit që siç Noka e tha, mund të zgjasë deri në 10 vjet.

Deklarata e plotë e grave të Partisë Socialiste

E nderuar zonja Kryetare,

Deputeti Sali Berisha ka arritur së fundmi një kulm të patolerueshëm në kapërcimin e çdo kufiri etik, përmes një agresioni vulgar që ka cënuar rëndë jo thjesht dinjitetin e ministreve dhe deputeteve të shumicës, po edhe të vetë Kuvendit të Shqipërisë. 

Ky individ i shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe për minim të demokracisë dhe korrupsion madhor, ka minuar prej kohësh urat e komunikimit publik, duke e korruptuar deri në ekstrem gjuhën me helmet e urrejtjes, shpifjeve dhe fyerjeve më brutale. Ditët e fundit ai e ka përshkallëzuar paturpësinë e tij tradicionale, duke sulmuar me një vrazhdësi të skajshme edhe ambasadorët e këtyre dy vendeve. 

Ky agresion i kryqëzuar me fantazitë monstruoze të videove kompromentuese ndaj të gjithë të lartpërmendurve, që deputeti Sali Berisha ka thënë publikisht se i ka po nuk do t’i bëjë publike, 

s’ka asnjë mundësi të lihet të kalojë s’i shumë përdalësi të tjera të gjuhës së këtij shpifësi veteran. 
Në Kodin e Sjelljes së deputetit, ndër të tjera, thuhet se deputeti duhet të reflektojë integritet individual dhe institucional dhe të shmangë çdo diskriminim për shkak të gjinisë, bindjeve politike apo çdo natyre tjetër. Ndërkohë deputeti Sali Berisha ka kohë që jo vetëm nuk reflekton asnjë integritet individual dhe institucional apo që jo vetëm nuk shmang asnjë diskriminim për shkak të gjinisë e të bindjeve politike, por ka marrë me përdhunë statusin e dikujt që mund të nxjerrë nga goja çdo lloj ultësie gjuhësore pa u përballur me asnjë  konseguencë të asnjë natyre. 

Kjo deklaratë bëhet referuar nenit 3 të Kodit të Sjelljes së Deputetit, i cili parashikon parimet e përgjithshme të sjelljes së deputetit gjatë ushtrimit të mandatit dhe aplikohet për çdo veprimtari të deputetit kudo në Kuvend e jashtë tij. 

Normalizimi i vulgaritetit të këtij “shejtan budallai” të pandëshkueshëm qoftë për krimet ulëritëse të së shkuarës dhe qoftë për ulërimat kriminale të së tashmes, nuk mund të pranohet më prej nesh si një privilegj i pakontestuar, të cilin deputeti Sali Berisha mund ta ushtrojë në praninë tonë në çdo seancë të Kuvendit të Shqipërisë.  

Ai i ka lëshuar krejt frerët dhe ka bërë gjithçka të turpshme për një deputet të Kuvendit të Shqipërisë, duke shantazhuar pa dallim dhe në mënyrën më të padenjë zyrtare, deputete, ministre, ambasadore e mbi të gjitha vetë familjet tona, po ne besojmë se ky individ është kthyer në një ngacmues tejet problematik edhe për çdo familje normale shqiptare. 

Ne kemi bindjen se deputeti Sali Berisha nuk duhet lejuar të marrë pjesë në seancat e Kuvendit, nëse nuk bën njërën nga të dyja: Ose të nxjerrë provat që mbështesin shthurjen ekstreme të gjuhës së tij ditët e fundit ose t’u kërkojë falje publikisht subjekteve të dhunës së tij të shfrenuar verbale. 

Përsa më sipër, kërkojmë që organet kompetente të Kuvendit të fillojnë menjëherë procedurat për marrrjen e masës disiplinore të përjashtimit të deputetit Sali Berisha nga seancat e Kuvendit të Shqipërisë, me afatin maksimal të lejuar nga rregullorja dhe njoftojmë Kuvendin dhe publikun e gjerë, se këtë kërkesë do ta përsërisim vijimësisht, deri kur ky shkelës recidiv i çdo norme të bashkëjetesës demokratike të ketë plotësuar njërën prej dy kërkesave të mësipërme, për t’u ulur në të njëjtën sallë kuvendore me të poshtëshënuarat.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:26
Kush janë 31 deputetet dhe ministret e PS që kërkojnë ndëshkimin maksimal të Berishës në Kuvend

Report Tv ka zbardhur listën e deputeteve dhe ministrave të PS-së që kanë firmosur kërkesën për përjashtimin e Sali Berishës. 

1.  Antoneta Dhima
 
2. Desantila Tahiraj
 
3. Hatixhe Konomi
 
4. Pranvera Resulaj
 
5. Lindita Buxheli
 
6. Mirela Pitushi
 
7. Anila Denaj
 
8.Elisa Spiropali
 
9. Ogerta Manasterliu
 
10. Edona Bilali
 
11. Teuta Ramaj
 
12. Olta Xhaçka
 
13. Klodiana Spahiu
 
14. Milva Ikonomi
 
15.Evis Kushi

16. Blerina Gjylameti
 
17. Tatiana Piro
 
18. Elva Margariti
 
19. Mirela Kumbaro
 
20. Enslemvera Zake

21. Shpresa Marnoj

22. Delina Ibrahimaj

23. Klotilda Bushka

24. Ermonela Valikaj ( Felaj)

25. Frida Krifca

26. Bora Muzhaqi

27. Belinda Balluku

28. Etilda Gjonaj

29. Mimi Kodheli

30.  Luljeta Bozo

31. Gerta Duraku

Ora 18:48
Balla pas përfundimit të seancës plenare: Nesër i drejtohemi sekretariatit që të merren masat për deputetët që penguan punimet në Kuvend

 

Pas përfundimit të seancës plenare, kreu i grupit parlamentar të PS-së Balla përsëritit deklaratën e tij duke thënë se protesta dhe sjellja e opozitës brenda në Kuvend është një skenar pas nisjes së hetimeve për Gërdecin dhe 21 janarin. Ai tha se të nesërmen PS do t’i drejtohet sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për të marrë masa sa i takon sjelljes së deputetëve të opozitës në seancën e sotme.

“Unë mendoj se çdo qytetar shqiptar e kupton skenarin. Ditën që dosja Gërdeci po përparon drejt një gjykimi të paanshëm për të siguruar që personat e përfshirë në këtë, kur u zbulua sesi jepeshin urdhrat në 21 janar, nuk ka qenë e papritur që të kishim një përshkallëzim të personit të akuzuar për këto dy ngjarje në raport me Kuvendin. Përpjekja e tyre për të penguar punimet e kuvendit është e kotë.

Megjithatë nuk mund ta lëmë kuvendin të jetë peng dhe të keqpërdoret nga Berisha. Është qesharake që Flamuri i Saliut u përdor si bilbil për të bërë zhurmë. Ne do t’i drejtohemi nesër sekretariatit që të merren masat”-tha Balla.

Ora 18:36
FOTOLAJM/ Edi Paloka zbavitet me karikaturat e Bujar Kapexhiut në Kuvend, kundër Yuri Kim dhe Ramës

Deputetët e Sali Berishës shkuan sot në Kuvend me disa karikatura kundër Edi Ramës dhe ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim. Siç shihet nga foto, disa prej deputetëve i kanë vënë karikaturat mbi tavolinat në vendet ku ulen në kuvend. Edi Paloka u fotografua duke u ‘zbavitur’ me një karikaturë të Kapexhiut kundër Yuri Kim dhe Ramës.

Ora 18:33
Berisha: Asnjë video nga orgjitë e McGonigal me ministret s’do i bëj publike, krijoni komision dhe hajdeni t’i shihni

1676309633_fdc.JPG

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se ka video për të pretenduara orgjitë e ministrave me McGonigal, por që nuk do i bëj publike. Ai tha se socialistët të krijojnë një Komision 2-3 dhe të shohin videot që ai i disponon.

“Asnjë video, asnjë mesazh të natyrën erotike, nuk do e gjeni të publikuar, do shkojnë të gjitha në drejtësi, ose krijoni një Komision 2-3 vetë dhe hajdeni të shihni”, tha Berisha.

Ora 18:30
Noka i bie bilbilit, Spiropali: Mblidh mendjen doktor, nuk bëhet revolucion me këta

 

Ministrja Elisa Spiropali ka ironizuar protestat e Sali Berishës. Teksa po fliste në Kuvend, Flamur Noka i binte bilbilit, Spiropali ironizoi Berishën duke thënë se duhet të mbledhë mendjen dhe se nuk bëhet revolucion me këta njerëz.

“Salil lenini dhe Flamur Trocki do bënin revolucion po revolucioni mbeti në rrugë. Rri më flamur ca ke m burrë. Revulucioni mbeti në rrugë doktor, se revolucioni do pastërti mend, revolucioni do kaos, do njerëz, revolucioni do bindje të cilat ju nuk i keni doktor, prandaj do mbeteni siç thotë Flamuri, një vit, 2 vjet, 10 vjet rrugëve për të bërë revolucioni që se bëtë kurrë në partinë që e morët peng. Ju jeni këta. Është e turpshme për një burrë të shpifë të përgojojë të shantazhojë gratë. Gurra popullore i ka rezervuar një vend të posaçëm burrave që merren me gratë. Kurse populli ju rezervon një vend të veçantë duke i tkurrur duke i bërë më të vegjël e më të parëndësishëm. Ne jemi këtu burra  egra që tu flasim familjeve. Të jesh i bindur që deklarata që lexoi Denaj është e plotë dhe i referohet bëmave tuaja. Keni mbërritur në një nivel të pabesueshëm në raport me njerëzit, familjet dhe me këdo. Doktor nuk bëhet revolucion me këto, mblidh mendjen.

Ora 18:24
Berisha nuk tërhiqet, i drejtohet Spiropalit: Orgjitë e McGonigal janë reale! Pse të djeg ty?

 

Sali Berisha ka vijuar debatin me Elisa Spiropalin në Kuvend.

“A jeni në rregull apo jo, a keni fiqir apo jo, po pse mor erotizmin e Mcgonigal po mbroni ju, pse të djeg ty, orgjitë e Mcgonigal janë reale, më duhet zëri për më vonë”, tha Berisha.

Ora 18:19
VIDEOLAJM/ Noka nuk lë Gogun që të flasë në Kuvend, i fryn në vesh me bilbil dhe i heq mikrofonin! Përjashtohet nga seanca

 

Toni Gogu ka nisur që të mbajë fjalën e tij në Kuvend, Flamur Noka i fryn bilbilit në vesh.

“Burra të fustruara nga drejtësia që po marrin peng të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha Gogu.

Pas kësaj, është marrë vendimi që deputeti Flamur Noka të përjashtohet, por ai nuk ka lënë slallën.  

Ora 18:12
PS kërkon përjashtimin e tij, Berisha s’tërhiqet: Balla ka nxjerrë viza për trafik të vajzave moldave

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në sallën e parlamenti ka hedhur akuza ndaj Taulant Ballës, duke deklaruar se, është kapur në flagrancë duke nxjerrë viza për trafik femrash.

“Le të bëjmë një marrëveshje unë këtu. Cilës nga ju i ka djegur deklarata ime që unë të bëhem i sinqertë me ju.

Thoni pak, dhe unë të them, të vërtetën. Elisa, pyeti cilësi ka djegur më shumë që unë të bëj deklaratën që kërkoni. Cilës?

Po ka marrëzi si kjo mor. Unë thashë çfarë pësuat. Pse kam akuzuar McGonigal, ju i dilni zot këtu atij.

Pse me erotizmat e McGonigal doni të fshihni aktivitetin e tij, subversiv në Shqipëri. Me këto doni ta kaloni, jo nuk e kaloni ju dot me këto.

Latë nam në historinë e parlamentit.

Po ai zotëria, a e dini ju se ai ka nxjerrë viza për moldave. Është e sigurtë, të dalë të thotë jo. Po moj zonjë, po. Po mendo se edhe ajo ka një nënë ajo moldavja, një motër, një familje që ka qenë prekur.

A e futët vetë ju diskutimin në këtë temë? Ju e futët.

Ai është kapur në flagrancë duke nxjerrë viza për trafik femrash. Ai që keni ju kryetar grupi. Po mor po. Ai nuk ka të drejtë kurrë të ulet në parlament”, tha Berisha.

Ora 18:10
Kërkuan përjashtimin maksimal të Berishës, Bylykbashi: Gratë e PS po përdoren si çetë për të ‘vrarë’ të drejtën kushtetuese! Nikolla i ndërpret fjalën: Të të vijë turp

 

Deputeti Oerd Bylykbashi ka reaguar pasi deputetet e Aleancës së Grave të PS kërkuan përjashtimin e Berishës. Bylybashi tha se po përdoren si çetë! Lindita Nikolla i ndërpreu fjalën

Bylykbashi: Juve do mbaheni mend si drejtuesja e kuvendit që ka shkelur në mënyrën më brutale Kushtetutën dhe rregullat e Kuvendit. Ajo që është për turp sot është që gratë po përdoren si çetë për të vrarë të drejtën kushtetuese e të çdo deputeti.

Nikolla: Të heq fjalën s’ke të drejtë të ofendosh zonjat e nderuara. Të të vijë turp dhe të kërkosh ndjesë. S’të lejoj më të flasësh.

Ora 18:03
Berisha bllokon sërish Foltoren, rrethohet nga Garda! Ndërpritet senaca

 

Sali Berisha ka bllokuar sërish foltoren e Kuvendit dhe u rrethua nga Garda. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ndërpreu senacën. 

Ora 18:03
'Rama dhjaks, i ka mbush brekët nga frika', Kryemadhi ‘sfidon’ Nikollën: Më përjashtoni po të doni

Deputetja Monika Kryemadhi ka shpërthyer në seancën e sotme plenare, teksa e ka quajtur kryeministrin Edi Rama si frikacak që “mbush br*kët”.

“E di që jeni nën presion të madh, McGonigalit nuk keni çfarë i bëni, të zbatojmë rregullin këtu në parlamet. Ai zotëria është dhjaks, është njëshi për të mbushur brekët dhe nuk vjen këtu, por mos u bëni edhe ju jashtëqitja e tij", u shpreh Kryemadhi. 

Ora 17:57
Berisha gjuhë të patolerueshme, Balla: Fole lloj-lloj maskarallëqesh që në moshën tënde është e paimagjinueshme

 

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha sot në seancë plenare se kjo histori me gjuhë të tillë duhet të marrë fund.

“Në të drejtë vajza gra deputete dhe anëtare të Qeverisë kanë ngritur sot një shqetësim. Unë do të shpresoja shumë që minimalisht vajzat gra deputete të opozitës të dilnin dhe të lexonin deklaratat e deputetit Berisha 3 ditë më parë. Kanë qenë të turpshme, të rënda, insinuata të paqena. Kam video për lloj-lloj maskarallëqesh që në moshën tënde është e paimagjinueshme.

Kuvendi nuk mund të ndalet këtu për shqyrtimin e kësaj çështjeje. Aleanca e Grave të mblidhet nesër. Merreni dhe dëgjojeni dhe nëse ndonjë nga familja juaj e justifikon atë deklaratë atëherë në rregull jam unë. Duhet t’i japim fund një herë e mirë kësaj historie”, tha Balla.

Ora 17:56
Aleanca e Grave të PS kërkon përjashtimin maksimal të tij, Berisha: Juve ju pëlqen gjuha e Ramës, por unë ato s’i them kurrë

Sali Berisha ka folur pas kërkesës së Aleancës së Garve të PS për përjashtimin maksimal të tij.

“Nuk mund të sfumoni skandalin e tmerrshëm në të cilin jeni përfshirë këtu në parlament. Këtu endet hija  e McGonigal, i cili bashkëpunoi ji vetëm me Edi Ramën por edhe me disa nga këta ministra  e ministre. I cili mori përsipër is vrasës me pagesë të sulmojë opozitën, të shkatërrojë opozitën. Një pjesë e juaj jeni në gjykim në Shqipëri dhe në SHBA.

Ty të duket të pëlqejnë ato që thotë Rama, po unë ato nuk i them kurrë, unë jam soj tjetër”, tha Berisha.

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Keli: 14/02/2023 05:06

    Sigurisht qe zhurmimi ramofon eshte zgjidhja e kumbarit te Surrelit perkunder llogaridhenies. Dhe me stoicizem "Adat" e parlamentit i qajne hallin dhe mbajne ison. Medet medet u be kjo pune per ibret.

    Përgjigju
  • Ela: 13/02/2023 18:41

    E po kur i eci dhe kesaj kurve, baxhelles cti besh qelbesirave te spakut, pra shqiperia perfundoi, folen gjalet e Enver Hoxhes , i ndrite vari aty ku eshte

    Përgjigju
  • Ledi: 13/02/2023 18:40

    Shikoni Noken konen e doktorit qe nuk flet po vetem leh.Populli shqiptar dun te dalloje normalet nga anormalet qe as ligji si kap

    Përgjigju
  • Sigi: 13/02/2023 18:20

    Parlamenti ka rregulla dhe nuk mund te lejohet fjalor i Saliut qe as ne bordello nuk lejohen.Mones i pelqejn rrenat dhe fjalori hale i Saliut ,ta gzoj se eshte preference personale kurse grate e tjeta nuk ja kane borxh.Nuk vihet ne pushtet me dhune fizike dhe verbale por vetem vota eshte ajo qe vendos

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër