TIRANË- Sali Berisha ka mbledhur Kryesinë e Rithemelimit. Në fjalën e tij, Berisha tha se do të nisin një analizë të plotë për funksionalitetit të partisë gjatë fushatës elektorale.  Pas humbjes drastike në zgjedhjet e 14 majit, duket se Berisha nuk është mjaftuar me raportin që bëri për 14 Majin dhe për të cilin doli rreth tre muaj përditë LIVE në ekran.

Sot, ai u shpreh se pas hartimit të raportit për atë që ai e quan “manipulimi i zgjedhjeve të 14 Majit”, grupimi i tij do të hyjë në një fazë të re. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë së Rithemelimit, Berisha thotë se tanimë do të bëhet një analizë e thellë dhe e plotë.

"Ndaj edhe, e thirrëm këtë mbledhje për të kaluar tani, për të mbyllur një fazë jashtëzakonisht të rëndësishme që ne e kemi cilësuar mbrojtjen e votës dhe për të kaluar në një fazë të re të një analize të thellë, të plotë dhe të gjithëanshme të PD mbi funksionalitetin e saj gjatë fushatës elektorale, paraelektorale, gjatë procesit zgjedhor. Falënderoj me mirënjohjen më të thellë të gjithë kandidatët, ata mijëra anëtarë, simpatizantët tanë të cilët u angazhuan me përkushtim të madh për rezultatin më të mirë të mundshëm në zgjedhjet që kaluan.

Unë i garantoj ata se inevstimi i tyre, mundi dhe djersa e tyre, ka dhe do të ketë vlerësimin më të madh dhe mirënjohjen më të thellë të PD. Rezultati i mundit dhe punës së tyre nuk është pa fryt, atë ç’ka u arrit, u arrit për shkak të angazhimit, përkushtimit të tyre. Natyrisht, kjo nuk do të thotë se ky angazhim dhe përkushtim ishte i njëtrajtshëm, kjo nuk do të thotë se nuk pati gabime, defekte dhe të meta në makinerinë tonë elektorale. Ndaj edhe ne çelim siparin e një analize të thellë, të plotë të procesit zgjedhor", tha Berisha. 

Berisha tha se 14 maji ishte një farsë zgjedhore dhe se sipas tij është fajtuar raportin prej 600 faqesh të përgatitur nga Rithemelimi, për të cilin thotë se do ua dërgojë të gjithë ambasadave.

"Në raportin mbi 600 faqe kanë dokumentuar me fakte të gjithë farsën zgjedhore të 14 majit. Kjo ishte detyrim madhor i yni. Forca jonë politike i detyrohej çdo qytetari shqiptar që beson ën zgjedhje të lira, çdo demokrati që investoi në këtë proces zgjedhor.  Ky raport që është dërguar në institucionet ndërkombëtare, do iu dorëzohet të gjitha kancelarive perëndimorë, mediave në Shqipëri dhe në botë. Është raporti i dramës së një kombi që ja kanë shndërruar në fiktive të drejtën e votimit.

Ky raport i cili tashmë është dërguar dhe në institucione ndërkombëtare, do t’iu dorëzohet të gjitha kancelarive perëndimore, do t’i dorëzohet të gjitha mediave në Shqipëri dhe në botë, të gjitha institucioneve ndërkombëtare. Është raporti i dramës së një kombi që i kanë mohuar të drejtën e votimit, ose ia kanë shndërruar në fiktive të drejtën e votimit. Është raporti që akuzon një shtet të inkriminuar nga baza, deri në keun e tij Edi Ramën, që asgjëson Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor për karrigen e tij. Është raporti që fakton se si Edi Rama, pasi shpalli kodin zgjedhor kinezëri, kushtetutën e procesit zgjedhor që në tërësinë e tij mishëron parimet më kryesore të Kushtetutës së vendit, të Kodit të Venecias, Kartës së Kopenhagenit për zgjedhjet e lira dhe dokumenteve të tjera ndërkombëtare. Pasi i ra kryq dhe tha se ky është një kinezëri, ai u angazhua me përkushtimin më të madh në farsën më të shëmtuar zgjedhore në historinë e vendit, në procesin zgjedhor më të pabarabartë që Shqipëria kishte parë ndonjëherë nga viti 1990 deri më sot", tha Berisha.

Akuza ka pasur edhe për Lulzim Bashën, teksa ky i fundit sapo ka marrë sërish drejtimin e Partisë Demokratike. Duke e shigjetuar si bashkëpunëtor me Ramën, Berisha thotë se kryeministri urdhëroi bandat që mos të regjistronin Rithemelimin në KQZ për zgjedhjet, si edhe i la pa fonde duke ia dhënë ato grupit të Bashës.

“Edi Rama, siç e dini një armik i egër i opozitës dhe i lirisë urdhëroi bandat e tij në gjykata e KQZ të mos regjistrojnë partinë kryesore opozitare të vendit, të mos rregjistrojnë kryetarin e zgjedhur me vullnet të lirë të koalicionit opozitar. T’i japë zero financime forcës kryesore politike opozitare dhe t’i japë mbi 1 milionë e 2 qind mijë euro veglës së tij Brava- Alibasha”, tha Basha.