Berisha mbledh kryesinë: Rama e planifikoi sulmin ndaj meje, kushëriri i tij gazetar në 'Reuters', dha lajmin i pari

Sali Berisha ka mbledhur sot kryesinë e Rithemelimit të Partisë Demokratike në selinë blu. Berisha theksoi se situata në vend zgjidhet vetëm me revolucion, ndërsa shtoi se Edi Rama dridhet nga demokratët.

'Koha është për revolucion. Kjo situatë zgjidhet vetëm me revolucion. Kësaj situate i dalin zot vetëm ata që qëndrojnë për të vërtetën. Vendosin të mos mashtrojnë më tej qytetarët shqiptarë. Ne kemi ardhur vetë deri këtu. Lulzim Basha do të hyjë në histori. Edi Rama nuk arrinte dot kurrë në këto përmasa të një përbindëshi të lirisë shqiptare. Edhe sot është peng i tij. Prokuroria ka hapur dosjen e parave ruse. Që ta ketë ta komandojë. Të bëjë çfarë të dojë me të.'- u shpreh Berisha.

Në mbledhjen e sotme Kryesisë, ish-Kryeministri Sali Berisha e ka gjetur edhe një tjetër ‘atentator’ si pjesë e grupit që sipas tij kurdisën planin në sulmin e 6 dhjetorit kur u godit me grusht nga Gert Shehu. Berisha tha se pjesë e planit ishte edhe agjencia prestigjioze e lajmeve ‘Reuters’, e cila ka një njeri në Tiranë që është kushëri i Edi Ramës.

 “U dështoi skenari për ta quajtur një akt islamist, nuk e përdorën dot se ua dogjëm.  Ajo që është tjetër për tu theksuar. Agjencia Rojter, një nga agjencitë më të respektuara në botë, këtu ka një kushëri të Edi Ramës dhe ishte e para që dha lajmin se Berisha u godit nga një protestues. Ishte pjesë e skenarit kjo.  Gerti Shehu me të gjitha evidencat është informator i policisë kriminale i përdorur në rrjetet e drogës dhe si vesh për xhematin e xhamisë. Është aq i dezikulibruar sa Gjykata e ka dënuar si të përgjegjshëm për aktin e tij. Ka fituar edhe patentën. Është aq i dezikulibruar pacienti i Edi Ramës saqë ka marrë kredi në banka. Pra të gjitha këto dëshmojnë qartë një përpjekje për të fshehur gjurmët e skenarit dhe krimit. E këtë e bën Edi Rama që porositi krimin”, tha Berisha.

Sali Berisha tha po ashtu se tani do të nisë procesi i zgjedhjes së këshilltarëve të cilët sipas tij do të zgjidhen nga anëtarët.

‘Në këtë proces për të cilin personalisht mendoj se do të jetë vota e anëtarësisë që duhet të përcaktojë, me disa kushtëzime. Kushtëzimet janë të domosdoshme se duhet të ketë përfaqësime të komuniteteve, përndryshe përfaqësimi përqendrohet vetëm në një pjesë të elektoratit dhe mbesin të papërfaqësua dhjetëra zona të komunitetit, elektoratit etj. Nëse në primare nuk arritëm të kemi numrin e duhur të vajzave dhe grave për qytetare të para, për këshilltare në mënyrë absolute do të respektohet me rigorozitet të plotë, standardi statutor i kësaj partie pa asnjë ekuivok.’- tha Berisha.

Në fjalën e tij, Berisha foli për garën e primareve të zhvilluara në kuadër të zgjedhjeve të kandidatëve për zgjedhjet vendore të 14 majit. Sipas Berisha, në primare votuan 55 mijë anëtare dhe simpatizantë të PD-së.

‘Ky ishte një proces i cili zhvillohej për herë të parë me këtë proporcion, transparencë dhe pjesëmarrje. PD në përputhje me përcaktimet e statutit të rithemelimit të saj të 11 dhjetorit, bëri realitet premtimin e saj dhe sanksionimin e këtij premtimi, se pushtetarët vendorë dhe ata qendror, deputetët do të zgjidhen me votën e anëtarësisë së saj dhe simpatizantëve të saj. Në garë pati mbi 200 kandidatura, në tërësi veprimtarë të shquar dhe të vendosur të PD-së, por në garë morën pjesë edhe veprimtarë të shquar të shoqërisë civile dhe shqiptarët të shquar në emigracion. Në këtë garë, e para me këto standarde në historinë e vendit, votuan për qytetarët e parë të bashkive, rreth 55 mijë anëtarë dhe simpatizantë të PD. Kurrë ndonjëherë në këtë parti kaq vota nuk janë hedhur. Ky votim tejkaloi të paktën me 15 % të gjitha votimet e tjera.’- tha Berisha.

Sali Berisha ka deklaruar pasditen e sotme gjatë mbledhjes me Kryesinë në seli, se po përgatisin një ligj që do të detyrojë partitë që të votojnë brenda vetes për drejtuesit. Berisha ka garantuar se nëse PD fiton dhe vjen në pushtet, ky është ligji i parë që do të votohet.

'Një ligj do të përgatitet sa më shpejt, i cili do të detyrojë çdo parti politike, të respektojë normat bazë të demokracisë në jetën e saj. Ky ligj u miratua nga Bundestagu gjerman, pas daljes nga diktatura naziste dhe ky ligj ka detyruar forcat politike të harkut kushtetues të Gjermanisë, në jetën e tyre të brendshme të zbatojnë standardet demokratike.
Uroj që anëtarët dhe simpatizantët e PS-së të detyrojnë deputetë e tyre të votojnë këtë ligj, përndryshe i garantoj se ligji i parë që do të votohet pas fitores së PD-së, do të jetë ky ligj dhe se çdo forcë politike që nuk e zbaton atë do të dalë jashtë ligjit, cilado qoftë ajo.'- tha Berisha.

Ndërkohë nesër Sali Berisha do të mbledhë kandidatët, emrat e të cilëve dolën nga primaret e zhvilluara nga Rithemelimi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:45
Berisha bën edhe agjencinë Reuters si pjesë të grupit që i bëri ‘atentat’: Kanë një kushuri të Ramës në Tiranë

1671035263_Screenshot1.jpg

Në mbledhjen e sotme Kryesisë së PD, ish-Kryeministri Sali Berisha e ka gjetur edhe një tjetër ‘atentator’ si pjesë e grupit që sipas tij kurdisën planin në sulmin e 6 dhjetorit kur u godit me grusht nga Gert Shehu. Berisha tha se pjesë e planit ishte edhe agjencia prestigjioze e lajmeve ‘Reuters’, e cila ka një njeri në Tiranë që është kushëri i Edi Ramës.

 “U dështoi skenari për ta quajtur një akt islamist, nuk e përdorën dot se ua dogjëm.  Ajo që është tjetër për tu theksuar. Agjencia Rojter, një nga agjencitë më të respektuara në botë, këtu ka një kushëri të Edi Ramës dhe ishte e para që dha lajmin se Berisha u godit nga një protestues. Ishte pjesë e skenarit kjo.  Gerti Shehu me të gjitha evidencat është informator i policisë kriminale i përdorur në rrjetet e drogës dhe si vesh për xhematin e xhamisë. Është aq i dezikulibruar sa Gjykata e ka dënuar si të përgjegjshëm për aktin e tij. Ka fituar edhe patentën. Është aq i dezikulibruar pacienti i Edi Ramës saqë ka marrë kredi në banka. Pra të gjitha këto dëshmojnë qartë një përpjekje për të fshehur gjurmët e skenarit dhe krimit. E këtë e bën Edi Rama që porositi krimin”, tha Berisha.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ÖULUSHI FADILES: 15/12/2022 08:03

    O çfar tmerri është për Shqiprin që ky fundërrin me emrin Sali Bajga ka 32 vjet që si ndahet popullit mjeran Shqiptar. Ky e vodhi e dogji e vrau popullin Shqiptar , e ky vazhdon lef pa pushim. Flet idjotizma si idjot që është e meret me gjith Botën. Në një koh që asnjërit si bie në mënd për ktë wc të infektuar.

    Përgjigju
  • O zot ky njeri flet pa lidhje Mjer ne qe prej 30 vj ky rrot na e çoi jeten dëmmm: 14/12/2022 22:14

    E gjetem Vangjel. Rojteri e dha i pari lajmin, lajmin u be nga kusheriri i Rames thot Saliu. Po mir o Sali. Po ta kete ber Rama, cfare interesi do kishte kushoja per te dhene lajmin. Pastaj Rojteri jep cdo lajm sa me shpejt se ate pun ka.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja