Përpara militantëve në shesh, Sali Berisha ripërsëriti të njëjtat akuza se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Berisha tha se nuk mund të fitojnë kurrë një farsë elektorale.
“Cilido që mendon se një opozitë mund të fitojë zgjedh kundër tij, është jashtë këtij realit, me Ramën. S’ka zgjedhje, opozita nuk fiton kurrë një farsë elektorale. Për të votuar të lirë, të ngrihemi, të largojmë Ramën nga pushteti, të shkojmë drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Të bashkohemi kundër armikut më të rrezikshëm”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Protesta e dhunshme e Berishës/ Molotovë drejt Kryeministrisë dhe efektivëve te Kuvendi, militantët shpërndahen me gaz lotsjellës! 7 policë të lënduar












