Berisha mbron gjyqtarin: Lani
gojën kur flisni për Gjin GjoninVD/Tahirit i thyhet këmba e karriges

Berisha mbron gjyqtarin: Lani<br />gojën kur flisni për Gjin GjoninVD/Tahirit i thyhet këmba e karriges
TIRANË - Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë nuk kanë "zhgënjyer" as këtë të enjte. Siç është kthyer në traditë tashmë, edhe këtë seancë plenare Parlamenti është ndezur nga debatet e forta, akuzat mes deputetëve kundërshtarë, të cilat shkojnë deri në ofendime e fjalor jo etik....edhe pse në fakt kjo e enjte u çel me projektligjin për Kodin Etik të Policisë së Shtetit.
 
Në diskutime të fokusuara totalisht jashtë rendit të ditës, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri patën përplasje të fortë mes tyre, duke kaluar edhe në përmendjen e familjarëve.
 
Ministri Tahiri ngriti domosdoshmërinë e miratimit të reformës në drejtësi, për të larguar nga sistemi gjyqtarë si Gjin Gjoni, që u akuzua për fshehje të pasurisë. Nëse reformohet sistemi gjyqësor, Tahiri u shpreh i gatshëm të përballet para drejtësisë me cilindo. Këtë, ai e shesh si të vetmen mundësi për t'i dhënë fund akuzave të vazhdueshme që ngrihen në Kuvend. Por ish-kryeministri Berisha i ka dalë në mbrojtje Gjin Gjonit, duke thënë se ai ja doli të provojë para drejtësisë se ishin shpifje dhe se Tahiri duhet "te laje gojen para se t'ia permende emrin".
 
Debatet
Tahiri:
 Reformës në drejtësi i tremben banditët që kanë bërë krime në kurriz të këtij populli dhe nuk janë dënuar kurrë.  Reforma në drejtësi do të ndajë lidhjen e politikës me botën e krimit. Për fajin tuaj me Gjin Gjonra e shokë që bllokojnë reformën në drejtësi, ndaj heshtni, votojmë reformën në drejtësi dhe shkojmë para drejtësisë.
 
Berisha:  Ti je përballur me djalin tim. por ti si bandit ke shkelur ligjet, ke fshehur pasurinë në mënyrë që të mos veprojë përmbarimi, dhe ky flet për reformë, ky do reformë, ky trafikant na do dhe reformë. Sa herë përmend emrin e fëmijëve ti je një shpifës i certifikuar në disa vendime gjyqësore, vendimet janë dhe i bindur të jesh ti që ato do të ekzekutohen. Sot përdor mbrojtjen e bandit në qeveri, por kjo qeveri i ka të shkurtra ditët dhe njeriu i parë që do përballet je ti me Edi Ramën.
 
Tahiri: Jam i vetëdijshëm të përballem me ty, me tët bir me këdo nga ju këtu para drejtësisë, mjafton të mos ketë Gjin Gjonra, prandaj duhet të bëjmë reformën në drejtësi, që drejtësia të bëjë drejtësi. Ku ishe kur vrasësi hante darkë me drejtuesit më të lartë të policisë, ku ishe ti kur po këta i hanin darkën vrasësit dhe i hëngrën edhe drekën e mortit të vrarit.
 
Berisha: Duhet të lash gojen kur permend emrin e Gjin Gjonit. Gjin Gjoni pati kurajën t'i përgjigjet të gjitha akuzave dhe faktoi para ligjit se ato ishin shpifje të ulëta. Kurse ti si mi fsheh pasurinë se ke frikë se atë pasuri do ta marrë përmbaruesi. Ti arreston si hienë përmbaruesin.
 
Majko-Berishes: Pse nuk permend asnjehere Llallen? Prokurori i Pergjithshem pse nuk vepron per akuzat?

Më herët ish-kryeministri Berisha hodhi akuza të forta ndaj mazhorancës duke e etiketuar si qeveri e "shullazëve".  Deputeti socialist Pandeli Majko me një ton të ashpër në replikën e tij ndaj Berishës e vuri theksin tek mosveprimi i Prokurorit të Përgjithshëm për të gjitha akuzat që opozita ngre në këtë parlament. Majko tha se në Shqipëri kemi krijuar një sistem të paprekshmish prandaj dhe duhet reforma në drejtësi.

“Po eci me logjikën e naivit. Po mirë more doktor dhe ju kolegë të PD, që keni zbuluar gjithë këto fakte me kriminelë, ky prokurori i përgjithshëm që nuk përmendet asnjë herë, në asnjë rast, si njeri që mban përgjegjësi për një opozitë që çdo ditë paraqet fakte me drogë, kriminelë e ç’të duash, pse nuk vepron? Pse nuk vepron prokurori? Pse nuk e përmend emrin e tij ti? Partia jote dje në komisionin e ligjeve solli qëndrim për ligjin e investigimit të CEZ dhe thoshte në duam hetim ndërkombëtar. Për kthimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë, ne sot jemi ulur flasim për reformën e drejtësisë për të hequr kriminelët, e kur flitet për këtë, ju bllokoheni. Historinë politike e trajtoni te ligji i dekriminalizimit, të ridënojmë ata që janë dënuar një herë. E vërteta që diskutohet, është që ne kemi në Shqipëri një sistem të kalbur dhe ky është sistemi i drejtësisë, dhe ky sistem i drejtësisë është ndërtuar nga ne, nga kjo sallë dhe doktor Berisha besoj e mirëkupton kur them se që nga ‘92, PS ka pasur vetëm një president të propozuar prej saj, të tjerë ishin propozimi juaj. Kemi pasur 1 kryeprokuror propozim tonin, të tjerë ishin nga partia juaj. Tani flisni për sistemin monokratik, kriminal. Si u ndërtua ky?”, tha Majko. 

Tahiri: Te kapi TIMS kur ike me te kerkuarin nderkombetar
Paloka: Te pash ne Kombinat me Shullazin, u shtrive barkas ne makine


Por debatet nuk janë mbyllur me kaq. Ministri Tahiri ju drejtua kreut të grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka i cili ndërhynte nga vendi, se do ta conte në Prokurori pasi sistemi TIMS e ka regjistruar duke dalë nga vendi me një të shpallur në kërkim. Paloka i është kundërpërgjigjur me akuza të forta, duke thënë se e ka parë në kombinat ministrin Tahiri në të njëjtën makinë me Emiljano Shullazin. Sipa Palokës, ministri është munduar të fshihet duke u shtrirë në makinë, në momentin që të mos shihej prej tij.

Tahiri i drejtohet Palokës i cili ndërhyn nga vendi: Ti ke një problem shumë të madh që në TIMS je regjistruar me kë ke dalë, që kanë qenë edhe në kërkim ndërkombëtar, por do ta çoj në prokurori.
Paloka: Jo mi thuaj këtu.
Tahiri: Do shkosh të japësh llogari në prokurori.
Paloka del në foltore: Atë që the për mua ta thoje këtu. guxo dhe thuaje këtu me kë kam dalë unë.
Je shtrirë si legen barkas kur ke kaluar para meje me Shullazin në makinë në Kombinat, dhe prapë nuk guxon t'ia përmendësh emrin këtu.
Kryeministri i ka futur dozën e përditshme para se të vijë në Kuvend. U thirrën të gjithë ministrat në raport para Metës tek vila e Mehmet Shehut, ju dha dhe gjashtë muaj të tjerë mbyll pazarin prandaj bën edhe si trim këtu. Nuk do ta mbyllësh kurrë pazarin as me opozitën as me shqiptarët, vendin e ke ne burg kurdo që të vijë koha. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë