Këtu ish-kryeministri përmendi emrin e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, për të cilin tha se nuk të dhëna, si dhe këshilltarin e Rmaës, Engjëll Agaçi, dhe vëllanë e tij, Olsi Rama.
“Dosja italiane nuk e citoi Edi Ramen, jam i sinqertë megjithë dëshirën që do kisha, por Edi Ramën e denoncoi Edi Rama. Ramn e akuzoi vetë Rama, kur u bë parzmore e atij që u kthye në strumbullar kryesore të krimeve. Për shkak të dosjeve të tij të rënda u dorëzua para Saimir Tahirit dhe i detyroi deputetët e PS të pengojnë drejtësinë, në një akt që s’ka ndodhur kurrë në 27 vite. Lajmet nga Greqia bëjnë me dije se ne krye nuk është vetëm Tahiri, por njerëz të afërt të Edi Ramës. Kush janë këta? Gramoz Ruci? Nuk kam të dhëna për të. I dyti më i afërt është Këshilltari i kryeministrisë Engjëll Agaçi, kumbara që lidh Ndraghetën me qeverinë, por nuk kam të dhëna. I treti është Olsi Rama. Klement Balili u shpall Eskobar i Ballkanit se bente shkëmbimin kanabis kokaine. Olsi Rama me grupin e tij kriminal ne Boston eshte autori kryesor i kokainës”, tha Berisha.