Kryeministri e zhvilloi takimin e tij elektoral me simpatizantët në parkun "Rinia" të qytetit. Ai u tha pjesëmarrëseve: "Katër vitet që vijnë janë një shans I madh. Ne shkojmë drejt një mandate të ri që nuk e kërkojmë për ato që kemi realizuar. Jo! Ne kërkojmë votën për Shqipërinë vend I zhvilluar, vend punësimi masiv, vend që shkon I sigurtë drejt integrimit në Europë. Por, një gjë, është e sigurtë se ka njerëz në nevojë, se të papunë, se ka në varfëri, ka qytetarë që numërojnë kafshatën e gojës. Këto janë të vërteta dhe këto janë më preokupantet në jetën time të përditshme dhe do të merrem me to, sa të kem fuqi. Por, këto vite Shqipëria u anëtarësua në NATO, fituam lëvizjen e lirë, që u arrit nëpërmjet qindra reformave të zbatuara e të vlerësuara për rezultatin e tyre.
Cili shqiptar do besonte se do ishin shqiptarë ata që refuzuan tre ligjet? Ja që ndodhi dhe ata qenë shqiptarë. Zgjidhja është demokratike padyshim. Në një kohë të shkurtër ne inaguruam Korçën, në një nga zonat më të bukura turistike, me Prespën. Korça do të bëhet me mahnitëse do bëhet kur ne të shkurtojmë në një orë e gjysëme ose një orë e çerek distancën me Tiranën. Në të gjitha këto përpjekje qëndrore, është e do mbetet përpjekja jonë për të zvogëluar hendekun e pabarëzisë gjinore.Unë jam këtu që të dëgjoj vërejtjet dhe sugjerimet tuaja dhe ato do aplikohen në programin e ardhshëm".
BERISHA: GRATE JANE PREFERENCA IME NE POSTET POLITIKE
I pyetuar për mundësitë e përfshirjes së më shumë grave në politike, Berisha tha: “Ju jeni preferenca ime për postet politike; testet e Flintit kanë treguar se jeni më të afta se meshkujt. Janë prova të psikologjisë që tregojnë se burrat u tejkaluan. Qelizat janë njelloj, por mundi dhe djersa e grave janë pa diskutim më të mëdha se të burrave."
PARADITE, TAKIMI ME STUDENTET E "FAN NOLIT"
Kryeministri i vëndit, Sali Berisha, nga Korça, ku inaguroi godinën e re të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, në universitetin, “Fan Stilian Noli” i ka ftuar të rinjtë që në 23 qershor të votojnë ëndrrën e tyre europiane, e cila po mbahet peng nga opozita. Korrespodentja e "A1Report", Dafina Ismaili, njoftoi se edhe njëherë kryeministri, Berisha akuzoi kreun e selizë rozë, Edi Ramën se po mban peng tre ligjet si dhe statusin e vëndit kandidat për në Bashkimin Europian.
“Kam kënaqësi t’ju informoj se një javë më parë parlamenti votoi kredinë për ndërtimin e rrugës Qaf-Pllocë-Kukës", - tha ai. -"Ju garantoj se ndërtimi do të fillojë brenda muajit qershor. Kjo është politika jonë e zhvillimit, por dhe ndaj kësaj rruge u votua kundër në parlament. U mbyll zinxhiri i bllokimeve njëri pas tjetrit të përpjekjeve për zhvillim. Po njëlloj si për rrugën u morrën peng ligjet dhe statusi i kandidatit. Edhe ëndrra juaj europian mbahet peng nga tre ligjet. Ju ftoj që në 23 qershor të votoni për ëndrrën tuaj europiane.
Ndërkohë duke u ndalur tek akuzat e opozitës se universitetet në Shqipëri janë shndëruar në piramida,Berisha I ftoi të rinjtë të refuzojnë cdo ide të tillë,pasi kjo është një fyerje , jo vetëm për punën e tyre, por dhe për prindërit e tyre.
(Kryeministri me studentët e "Fan Nolit" sot)
"UNIVERSITETET NUK JANE PIRAMIDA, KJO FYERJE QE JU BEHET"
“Refuzoni me përçmim çdo ide se po bëhemi shumë të shkolluar,se universitetet po bëhen piramida.Kjo është fyerja më e rëndë që ju bëhet ju dhe prindërve tuaj.Ne kemi nevoj të jemi shumë,pasi me politikat e vjetra dhe selektive mbetëm në fund të botës,përsa I përket përqindjes të të diplomuarve në universitet. Vetëm katër vjet më parë ajo përqindje ishte aq e ulët sa ti nuk mund ta thoje se turpëroheshe.Ishte 3.4 përqind pasi dhunoheshin ëndrrat e të rinjve.Ideja se universitetet janë piramida është një ide që fyen dijen shqiptare nga rilindasit deri më sot.”
Deklaratat Kryeministri i bëri gjatë inagurimit të ndërtesës së fakultetit të Shkencave të Natyrës, një dhuratë e filantropit, Thoma Turtulli realizuar me investime të qeverisë dhe vetë universitetit.
KRYEMINISTRI TAKON GRATE ARTIZANE
Kryeministri Berisha ka vlerësuar shumë sot një biznes të vogël artizanal, hapur me kurajo në qytetin e Korçës nga një grua. “Unë shpreh respektin më të madh për punën e shkëlqyer që ju bëni", - tha ai. - "Ju meritoni me të vërtetë të konsideroheni duararta sepse ju shkrini me talentin tuaj një gjeni krijuese shekullore të shqiptarëve. Puna artizanale që bëni ka gjithnjë vlerën e jashtëzakonshme të punës artistike dhe unë dua tu rrëfej një moment këtu.
(Berisha me gratë artizane në Korçë)
Unë kam kaluar kohëra në vende shumë të zhvilluara, si psh kam kaluar kohë në Francë dhe në vende të tjera, por dua tu garantoj se punë të tilla kudo kanë vlerësimin më të madh, kudo tregohen me krenari të veçantë, kudo preferohen si një gjë e veçantë dhe shumë e bukur. Në asgjë më bukur, një komb dhe një popull, sesa në punën e dorës, sesa në artizanat , nuk shpreh trashëgiminë e tij gjeniale, kulturore, artistike. Në çdo motiv të qëndismave tuaja, të qilimave, të sixhadeve shprehet ajo trashëgimi artistike që është përcjellë breza pas brezi dhe që pasurohet edhe më shumë. Unë jam dakord me ju kur thatë se ky është një biznes i vogël, por me rëndësi të madhe. Unë jam kryeministër dhe jam këtu së bashku me ministrin e financave. Ne na intereson shumë ta nxisim dhe ta inkurajojmë këtë sektor.
"DO T'I KERKOJ BASHES T'JU NDIHMOJE PER TREG"
Kërkesës së artizaneve për hapjen e një tregu në kryeqytet, Kryeministri Berisha iu përgjigj: Ju shtroni një çështje shumë të drejtë dhe për sa i përket tregut të Tiranës unë do ti kërkoj kryetarit të bashkisë së Tiranës, i cili ka bërë disa hapa në këtë drejtim, si psh lehtësimi fiskal për bizneset artizanale, por unë e gjej të drejtë kërkesën tuaj. Tirana është jo vetëm e atyre që banojnë aty. Në Tiranë janë aksionerë të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Kështu që unë do t'i kërkoj atij që ofertat për prodhime artizanale ai t'ua bëjë edhe rretheve të tjera. Do i kërkoj atij që ne të investojmë aty, qoftë edhe për një treg artizanal ose për lokale, sikundër do të bëjmë gjithçka që qytetet me frekuentim të madh turistik të ofrojnë lokale gjatë sezonit turistik, në mënyrë që punimet të kenë përparësi në shitje.
Gjithashtu, ne, të gjithë këto gra që ti i merr dhe i punëson ne duhet të marrim përsipër disa shpenzime, siç janë periudha që ato mësojnë, deri sa bëhen punëtore të kualifikuara. Pra ne do të vendosim një dialog së bashku për ta nxitur dhe lehtësuar shumë më tepër këtë sektor.ë grua guximtare dhe iniciativa e lirë kërkon guxim", - tha Kryeministri.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)