Berisha me raporterët e KiE:
Ju garantoj zgjedhje të lira

Vëzhgimi i ndërkombëtarëve në procesin parazgjedhor në Shqipëri ka qenë maksimal, duke vlerësuar zgjedhjet e 23 qershorit si një moment vendimtar për të ardhmen e vendit. Në këtë kuadër në Shqipëri ndodhen edhe raporterët e Asamblesë parlamentare të KiE-se, Jonathan Evans dhe Grigore Petrenco, të cilët do të vlerësojnë përgatitjet për procesin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të 23 qershorit.

Ata në një takim me Kryeministrin Berisha theksuan se qëllimi i tyre është të vlerësojnë se si ka shkuar faza përgatitore deri tani. Me tej, në takim u diskutua mbi infrastrukturën zgjedhore dhe masat për një proces konform standardeve ndërkombëtare ndërsa Kryeministri Berisha foli me superlativa para reporterëve për arritjet e rëndësishme, që janë shënuar gjatë kësaj periudhe, duke filluar nga kuadri ligjor tërësisht i përditësuar, duke thënë se ka marrë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR, i bazuar edhe mbi propozimet e opozitës shqiptare, deklaratë kjo e cila vjen në kundërshtim me kolapsin e krijuar në KQZ dhe parlament.

Pavarësisht dilemave të madhe, që ka hasur opozita dhe populli mbi besueshmërinë e numërimit të votave Kryeministri është shprehur se Shqipëria ka sot sistemin më të sigurtë të numërimit të votave. Kryeministri Berisha i siguroi Raporteret e Asamblesë Parlamentare të KiE-se, Jonathan Evans dhe Grigore Petrenco për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ftoi që të vijnë sa më shumë ndërkombëtarë të vijnë të vëzhgojnë zgjedhjet.

(ad.ti/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Rama inspekton fushën sportive në shkollën ‘Adem Haxhija’ në Postribë! Manastirliu: 6 milionë euro për investimet në Shkodër

Rama inspekton fushën sportive në shkollën ‘Adem Haxhija’ në Postribë! Manastirliu: 6 milionë euro për investimet në Shkodër