Nga Elbasani ku uroi Ditën e Verës, Sali Berisha ka pasur edhe një mesazh për Luzlim Bashën dhe të gjithë përkrahësit e tij ku thotë se bashkimi i vetëm i demokratëve duhet bërë përmes votës së lirë.
Deklaratat e Bashës duke ia faturuar humbjen më 6 mars Berishës, ish kryeministri i është përgjigjur se kjo është një përplasje e stisur mes blofit dhe votës së lirë, por që në fund Bashës do i mbes blofi në dorë.
"Kjo do jetë pranverë e përpjekjeve të mëdha të demokracisë për ngadhënjimin e saj. Absolutisht, mesazhi më i shkëlqyer është bashkimi i demokratëve rreth votës së lirë dhe idealeve të tyre të lirisë. S’po mbroj asgjë tjetër përveç votës së lirë. E vërteta është që ka një përpjekje për të stisur një përballje mes votës së lirë dhe blofit, por atyre që e bëjnë këtë do t’u lëmë blofin në dorë", tha Berisha.
Një ditë më parë Luzlim Basha në takim me të besuarit e tij, krerët e degëve të PD, ka fajësuar Berishën për humbjen më 6 mars, ndërsa shtoi se nuk mund të luftojë dot ndaj një personi 'Non Grata'
Fshati digjet,kurva krihet, i thote populli,edhe opozirdhjeret, bota digjet keta heqin e vene brava.
Përgjigju