Debatet/Basha: S’kemi shans me një 'Non grata', situata eksplozive! Krerët e degëve e mbështesin: Dorëheqja juaj nuk është zgjidhja! Kapllanaj: Komision PD-Foltorja pa Bashën dhe Berishën

Ndërsa një ditë më parë shumica e deputetëve i kërkuan Bashës dorëheqjen, kryedemokrati mblodhi sot në selinë blu mbështetësit e tij, krerët e degëve në rrethe ku kërkoi bashkimin e partisë.

Për krizën brenda PD dhe humbjen e thellë që pësoi më 6 mars, Lulzim Basha ia ka faturuar Berishës, ndërsa shton se nuk mund të luftojë dot ndaj një personi 'Non Grata' dhe se situata në të cilën ndodhet PD "është eksplozive".

Ai tha se demokratët duhet të bashkohen dhe duhet ndërtuar një proces që do i çojë drejt zgjidhjes, por nuk la të kuptohet në asnjë çast se do të jap dorëheqjen apo do të bëj "një hap pas" siç i kërkuan deputetët e zhgënjyer nga ai.

Ashtu siç edhe pritej pjesa më e madhe e krerëve të degëve i kanë dalë në mbështetje kryedemokratit, të cilët shprehen njëzëri se "ai nuk duhet të jap dorëheqjen pasi PD do të shkatërrohej edhe më shumë". Madje Pëllumb Seferi shkoi deri aty ku sulmoi deputetët e PD se "kush kërkon dorëheqjen Bashës duhet të dorëzojë edhe mandatin e tij".

Të vetmit që nuk ishin në të njëjtën mendje ishte kryetari i PD së Fierit Agron Kapllanaj dhe Lefter Gështenja. Kapllanaj propozoi krijimin e një komisioni të përbashkët PD-Foltore  për të bashkuar demokratët dhe për ta drejtuar PD deri në zgjedhje, por pa Bashën e pa Berishën.  I gatshëm të lërë mandatin u tregua deputeti Lefter Gështenja, kryetar i degës nr 7 në Tiranë., i cili tha se PD është drejt shpërbërjes dhe 'demokratët janë me llambë të kuqe'

Debatet në mbledhjen e PD

Lulzim Basha: Kam përsëritur para deputetëve atë që u kam thënë ju kë takimin e fundit: Jam në dispozicion të zgjidhjes. Zgjidhja është një proces.Këtu nuk ndodhemi prej gabimeve por për shkak të vendimit të 9 shtatorit. Grupi i qëndroi vendimit të 9 shtatorit. E kuptojmë se nuk kemi shans me një non grata. Ajo që na vlen sot është një diskutim me përgjegjësi I kolegjit të kryetarëve pasi ky kolegj mban peshën më të madhe. Sfida është si ti bëjmë bashkë këto 3 pjesë. 9 shtatorin nuk e zhbëjnë dot nëse nuk duam të zhbëjnë PD. Duhet të tregojmë mençuri të bashkojmë PD, që të arrijmë sukses elektoral. Situata është eksplozive dhe detyra jonë është të jemi 1 orë e më parë në shërbim të njerëzve. Unë në shërbim të zgjedhjes kam vënë në dispozicion gjithçka.

Kreu i degës Fier, Agron Kapllanaj : Ne duhet të gjejmë një mekanizëm për t’u bashkuar. Propozimet që ne bëjmë me ju i diskutojmë, por keni parë që nga ana tjetër të thotë dikush këto që po ju kërkojmë ne ju? Jo nuk ka, se kanë frike te flasin kundër Sali Berishes. Vendimi i 9 shtatorit për Sali Berishen nuk mund te ndryshojë. Zgjidhja: rruga më e thjeshtë është të hapim garë në PD.  Të lëmë datën e zgjedhjeve dhe të hyjmë në zgjedhje. A na bën mirë kjo? Mendoj se jo. A i bashkon demokratet jo, ndoshta do i dëmtojë më shumë, do çahen më shumë. Mund të ngremë një komision me 10 veta, dhe ne bëjmë një veprim për të bashkuar demokratët 5 anëtarë nga PD dhe I lëmë afat foltore të sjellë 5 vetat e vet. Natyrisht pa Berishen dhe Bashen. Nëse nuk vijnë kjo strukturë të drejtojë PD për një periudhë kohe deri në procesin e ardhshëm zgjedhor.

Pëllumb Seferi, kreu i degës Nr 8 në Tiranë: Anëtarët e degës 8 kanë shprehur mbështetje për kryetarin Basha. 6 mars u organizuar nga Berisha e Meta për të goditur Lulzim Bashën. Pati dhe mbështetjen e Rames, atij i intereson një person i izoluar nga perëndimit.  Arsyeja ishte vendimi për ta pezulluar Sali Berishën nga grupi. Berisha nuk e ka luftën me PD, por me Amerikën dhe përdor emrin e Bashës për te mbrojtur veten.  Duhet të qëndrojmë dhe jo të bëjmë zgjidhje emocionale. Zgjidhjet të vijnë prej nesh, ne kemi organe legjitime. Deputetët duhet të jenë të kujdesshëm: nëse kërkojnë dorëheqjen e Bashes të venë dhe mandatin e tyre në tavolinë. Asnjë se ka fituar vete mandatin, jemi dhe ne aksioner te mandateve te tyre. Të bashkohemi për të ngritur grupe pune nga të dy palët. Për këtë duhet të ketë vullnet nga të dy palët.  Duhen njerëz me integritet . Të merren opsionet e të dy krahëve, ish drejtuesve te partisë, anëtarësisë e të gjendet zgjidhje. por aty duhet te përvëlojë qasja jone euroatlantike, pra nuk ka kthim pas nga vendimi i 9 shtatorit.

Kreu i PD në Kuçovë, Ilir Koçia: I kuptoj ata qe kerkoj te ike PD ne kete moment kaq te veshtire per PD, pa ofruar asnje zgjidhje. E kuptoj se askush ne PD, grup parlamentare nuk e con neper mend qe te vije Berisha, por si do ta bashkojme partine. Kjo eshte pyetja sot. Si të iki lulzim basha dhe ta lere PD në ciklonit e perplasjeve me Sali Berishën nuk jam dakord. Ne na duhet zgjidhja. Kryetari e ka bere te qarte se eshte i gatshem per cfaredo lloj zgjidhje. Ne duhet të ngremë komision me dy grupet dhe persona që nuk janë as me në as me ata. Ka njerez qe kane qene ne mes te dy paleve, ka njerez qe mund te ndihmojne ne kete moment per te gjetur zgjidhje. Mjafton mos të jenë njerëz që bëjnë pazar me ramën. Pa gjetu me pare zgjidhje, largimi i kryetarit do ta bejne me keq situaten ne PD.

Sekretari I degës Vlorë, Gjergji Nika: Asgjë nuk ndodhi nga 25 prilli në 6 mars, kishim vetëm një barrë të brendshme. Ne jemi ndarë në 3 fraksione, ne, ata të Berishës dhe pjesa e heshtur. Ne duhet te fokusohemi njëherë te kjo pjesa e heshtur, pastaj te bashkimi me foltoren. Nuk jam dakord për dorëheqjen tuaj, Partia nuk është gati për zgjedhje. Zgjidhja duhet të vinte nga ju në formë kompromisi, por duke mos bërë një hap pas. Nuk mund të kthehemi pas. Kompromis por pa dorëheqjen tuaj.

Naim Gazidede, kryetar PD Dibër: Berisha ka hall të madh do ta shkatërrojë PD. Dorëheqja e Bashës nuk është zgjidhje. Të plotësojmë strukturën, të vijojmë punën me çdo qytetar Berisha e ka shprehur se para dinjitetit tim nuk pyes për asgjë, pra as për PD. Ai do ta shkatërrojë PD, i ka hyrë kësaj rruge. Nuk mund të marrin vendim disa deputetë pa na pyet ne. Me kë u konsultuan? Ata nuk njohin asnjë demokrat. Për mua zgjidhja është: duhet të vazhdojmë punën. Të plotësohen strukturat e të vijojmë punën.  Në foltore është një pjesë e mafies. Foltorja ka dhënë nga 100 mijë lek për komisionerë e vëzhgues. Ku I gjetën këto para? Sali Berisha ka hall të madh dhe ka të tjerë andej që kanë po kaq hall të madh. Formula e zgjidhjes eshte te bashkojme sa me shume demokrat, te plotesojme strukturen dhe të punojmë me çdo qytetare. Nuk e zgjidh problemin dorëheqja e Bashës.

Bujar Vreto, kryetari i degës së PD Librazhdit: Duhet te bëjmë një platforme perbashkuese, duke u distancuar nga hajdutet e periudhës 2005-2013. Mblidhni këshillin kombëtar, ndoshta edhe kuvendin ne prill, por nuk e gjykoj te arsyeshme dorëheqjen ne këtë moment. Ne na duhet zgjidhje jo thellim i krizës.

Lefter Gështenja: “Me vjen mirë që togfjalëshi im i ditës së hënë që të gjithë duhet të bëni një hap pas ka qenë fjala e ditës këtë jave.Mendoj që duhet të tërhiqen që të dy, si dy njerëz që jeni përgjegjës për situatën e krijuar në PD.Unë personalisht jam gati të lë mandatin e deputetit nëse i shërben zgjidhjes së krizës në PD.Unë e kërkova dhe dje një  “armëpushim” mes demokratëve, qe situata të qetësohet dhe demokratët të bashkohen.Hapja dhe bashkimi i PD duhet të nisë nga rikthimi i demokratëve  brenda institucioneve të partisë. Kjo lëvizje sipas meje është  e vetmja zgjidhje për te bashkuar demokratet ne baze.Është koha për te vepruar, nëse nuk veprohet PD do të shpërbehet. Pranoni që asnjeri nga ne nuk ishte me kapacitet te plotë në fushatën elektorale të 6 marsit.  Nga kryetari PD deri te drejtuesi i fundit. Jemi në një situatë të vështirë, jemi me llambë të kuqe duhet zgjidhje urgjente, ne te kundërt PD shpërbehet.

Arif Rexhmata, kryetar i PD Kukës: Mendoj se zgjidhje mund të jetëpranimi i fraksionet. Dorëheqja është zgjidhja juaj. Gjithë grupet përfituese të pushtetit janë bashkuar, duke shpifur për ju kryetar, duke ju ngarkuar një barrë që se keni. Ne i njohim te gjithe. Ne nuk kemi pune me dorheqjen tuaj, ajo eshte zgjidhja juaj. Mendoj se zgjidhje mund të jete duke mbledhur forumet, ndoshta duke pranuar dhe fraksionet. Fraksionet nga eksperienca edhe bashkojnë.

Lefter Gështenja, kreu dega 7 Tiranë: Rrugët e bashkimit: një hap pas të dy Basha dhe Berisha,  qetësohet situata dhe të ketë një armëpushim. Dhe pastaj një platformë për të çuar në zgjidhje. Ne duhet të gjejmë një zgjidhje. Kemi një problem dhe duhet të gjejmë zgjidhje. Të gjithë bashkë të ringrejmë PD dhe të ecim para. Duhet të bashkohemi

Sabah Sheta, kryetar i PD Kruje: Basha dhe Berisha të ulen të gjejnë zgjidhje. Dorëheqja e Bashes nuk zgjidh asgjë. Situata është e keqe, problemi është si do e zgjidhim? Problemi fillon ne 19 maj. Ju dhe Berisha keni korrur sukses kur keni qeverisur bashke, nuk mund te gjejnë nje zgjidhje ju te dy? Ju jeni dy kokat qe e mbani PD te ndare, mund te na jepni nje zgjidhje per demokratet? Une nuk jam për dorëheqjen, ja ike ti, çfare zgjidh? Ju mund te zgjidhni dy grupe per te gjetur zgjidhje brenda nesh, nuk shoh zgjidhje tjeter pervce juve. Ju e niset, ju bitiseni. Na bashkoni ne demokratet. Demokratet i kane sy nga ju, ju mund te na nxirrni nga ky ferr

Luan Hoti, kreu dega Durrës: Nuk ka zgjidhje ik ti e hajde ti. Duhet bashkim i demokrateve, ndryshe skemi asnje shans per te fituar. Problemi është se demokratët janë përçarë dhe sa herë të hyjmë në zgjedhje nuk do arrijmë dot rezultat. Duhet të gjejmë zgjidhje se baza është e përçarë. Kështu nuk kanë se çfarë të bëjnë. Zgjidhjet nuk vijnë tani se jemi të irrituar. Nuk ka zgjidhje me ik ti e hajde ti. Të reflektojmë, të qetësohemi. Nuk i lame gje manget fushates, problemi eshte percarja e demokrateve. Garen nuk e kisha me demoratet, e kisha me Sakon, po nuk ishte keshtu per pjesen tjeter. Demokratet na ndeshkuan te dyja paleve.  Cila eshte zgjidhja? A eshte zgjidhja largimi i kryetarit? Basha thote eshte gati per cdo zgjidhje, por terheqja e tij nuk eshte zgjidhja ne kete moment. Duhet bashkimi, po shkuam ne 2-3 kampe, nuk fitojme. Duhet bashkim. Per zgjedhje brenda partis nuk mund te mendojme, te pakten jo brenda nje viti. Duhet nje formule bashkimi fillimisht

Ferit Ringaj: Situata është problematike ne baze. Fronti qe keni hapur është shume i gjere, trekëndëshi i Bermudës është shumë i forte. Kane kapital financiar qe te mposht ne cdo aspekt. A mundemi ne t’i bejme balle? Si mund te gjejme zgjidhje? Mbase te ngreme nje grup negociator, me njerez te urte, ne funksion te bashkimit. Procesin duhet ta udhëheq Partia Demokratike dhe iniciativa duhet te vij nga ne. Shtrini dorën vetëm me nje kusht, mos te vij nje nongrata ne krye te PD.

Xhemal Bushati:  Frymën  e bashkimit e kam pas kryesore në fushatën time. Kisha përballë Berishën, PDK, LSI, PSD e Tom Doshit e bashkinë. Duhet strategji. Të hapim PD me të rinjtë, intelektualët. Jam dakord të bashkohemi, po se di a na len LSI me u bashkuar. Nëse PD kthehet parti te vlerave do e shohin edhe shqiptarët se është parti e vlerave. Vetëm kështu ecim përpara.

Vesel Koçia, kreu i degës Sarandë: PD ka një kuvend të 18 dhjetorit, një statut të miratuar. këshilli kombëtare  ka marre disa vendime. Komisioni I përbashkët është një mënyrë e mirë. Unë nuk jam që dorëheqja të jetë zgjidhje. Ngreme nje komision që të negociojë për bashkim e demokrateve

Arjan Lika, kryetar i PD Mat: Ata nuk e duan bashkimin. As mos të të shkojë mendja të japësh dorëheqje. Kjo është gjëja më e thjeshtë, por nuk është zgjidhja. Nuk vjen në pushtet një PD me Sali Berishën. Duhet te zbresësh ne terren, te takosh demokratet, qytetaret.

Durim Fiku, kreu i degës Bulqizë: Bashkëpunimi është i domosdoshëm. Duhet të hedhim ujë e jo benezinë zjarrit. Nuk mund të rrinë demokratët në cepa e të mos flasin me njëri-tjetrin. Të nisim nga seksioni e të bashkojmë bazën, të plotësojmë strukturën. Kështu të ndarë nuk vijmë në pushtet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:55
Kreu i degës 4 në Tiranë të PD: Hienat televizive paguhen nga qeveria për të dëmtuar PD

Kreu i degës nr 4 në Tiranë të PD, Ervin Goxhaj i është përgjigjur personave që thonë se krerët e degëve të PD paguhen për të mbrojtur Bashën. Duke i cilësuar ato 'hiena' Goxhaj shkruan se paguhen nga qeveria për të dëmtuar PD, ndërsa sqaron se krerët e degëve të PD nuk janë rrogëtarë të partisë.

"Për t'ju përgjigjur gënjeshtrave dhe mashtrimeve qe vijnë nga ata qe janë te interesuar për shkatërrimin e PD, kryetaret e degëve zgjidhen nga anëtarësia dhe nuk janë rrogëtare te partisë, po me leket e tyre paguajnë edhe shërbimet ne funksion te partisë. Oligarkët e qeverisjes tone ushqejnë hienat qe janë lëshuar neper televizione te dëmtojnë PD", shkruan Goxhaj

 

Ora 19:34
Luan Hoti: Dorëheqja e Bashës nuk është zgjidhja, zgjedhjet në PD jo brenda këtij viti

Luan Hoti, i cili ishte kandidati i PD për Bashkinë e Durrësit, tha se dorëheqja e Bashës nuk është zgjidhje në këtë moment, por bashkimi i demokratëve po. Për bashkimin e tyre Hoti tha se duhet të gjetur formula. Lidhur me zgjedhjet në pari ai tha se ato nuk mund të mbahen brenda këtij viti.

" Nuk ka zgjidhje ik ti e hajde ti. Duhet bashkim i demokrateve, ndryshe s'kemi asnjë shans për te fituar. Problemi është se demokratët janë përçarë dhe sa herë të hyjmë në zgjedhje nuk do arrijmë dot rezultat. Duhet të gjejmë zgjidhje se baza është e përçarë. Kështu nuk kanë se çfarë të bëjnë. Zgjidhjet nuk vijnë tani se jemi të irrituar. Nuk ka zgjidhje me ik ti e hajde ti. Të reflektojmë, të qetësohemi. Nuk i lame gje manget fushates, problemi eshte percarja e demokrateve. Garen nuk e kisha me demoratet, e kisha me Sakon, po nuk ishte keshtu per pjesen tjeter. Demokratet na ndeshkuan te dyja paleve.  Cila eshte zgjidhja? A është zgjidhja largimi i kryetarit? Basha thote eshte gati per cdo zgjidhje, por terheqja e tij nuk eshte zgjidhja ne kete moment. Duhet bashkimi, po shkuam ne 2-3 kampe, nuk fitojme. Duhet bashkim. Per zgjedhje brenda partis nuk mund te mendojme, te pakten jo brenda nje viti. Duhet nje formule bashkimi fillimisht", tha Hoti.

Ora 19:11
Gështenja në mbledhjen e PD: Përgjegjës për krizën Berisha dhe Basha, të ikin të dy! Jemi me llambë të kuqe

Deputeti Lefter Gështenja tha se zgjidhja e krizës brenda PD është largimi i Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, që sipas tij janë përgjegjësit kryesor të saj.

Ai tha se është gati të lërë mandatin e tij nëse kjo do të ndihmonte në zgjidhjen e krizës brenda PD, ndërsa shtoi se demokratët duhet të kthehen brenda institucioneve të partisë.

“Me vjen mirë që togfjalëshi im i ditës së hënë që të gjithë duhet të bëni një hap pas ka qenë fjala e ditës këtë jave.

Mendoj që duhet të tërhiqen që të dy, si dy njerëz që jeni përgjegjës për situatën e krijuar në PD.

Unë personalisht jam gati të lë mandatin e deputetit nëse i shërben zgjidhjes së krizës në PD.

Unë e kërkova dhe dje një  “armëpushim” mes demokratëve, qe situata të qetësohet dhe demokratët të bashkohen.

Hapja dhe bashkimi i PD duhet të nisë nga rikthimi i demokratëve  brenda institucioneve të partisë. Kjo lëvizje sipas meje është  e vetmja zgjidhje për te bashkuar demokratet ne baze.

Është koha për te vepruar, nëse nuk veprohet PD do të shpërbehet.

Pranoni që asnjeri nga ne nuk ishte me kapacitet te plotë në fushatën elektorale të 6 marsit.  Nga kryetari PD deri te drejtuesi i fundit. Jemi në një situatë të vështirë, jemi me llambë të kuqe duhet zgjidhje urgjente, ne te kundërt PD shpërbehet.”, tha ai.

Ora 18:52
Kreu i PD Kuçovë: Largimin e Bashës në këtë moment do e fuste PD në ciklonin e Berishës! Të ngrihet komision pa njerëzit e Bashës dhe Berishës

Ndërsa kreu i PD në Kuçovë, Ilir Koçia tha se po iku Basha në këtë moment PD do të jetë në ciklonin e përplasjeve me Berishën, prandaj ai propozoi ngritjen e një komision me demokratë që nuk janë as me Bashën dhe as me Berishën për gjetjen e zgjidhjes dhe më pas të mendojnë për largimin e Bashës.

"I kuptoj ata qe kerkoj te ike PD ne kete moment kaq te veshtire per PD, pa ofruar asnje zgjidhje. E kuptoj se askush ne PD, grup parlamentare nuk e con neper mend qe te vije Berisha, por si do ta bashkojme partine. Kjo eshte pyetja sot. Si të iki lulzim basha dhe ta lere PD në ciklonit e perplasjeve me Sali Berishën nuk jam dakord. Ne na duhet zgjidhja. Kryetari e ka bere te qarte se eshte i gatshem per cfaredo lloj zgjidhje. Ne duhet të ngremë komision me dy grupet dhe persona që nuk janë as me në as me ata. Ka njerez qe kane qene ne mes te dy paleve, ka njerez qe mund te ndihmojne ne kete moment per te gjetur zgjidhje. Mjafton mos të jenë njerëz që bëjnë pazar me ramën. Pa gjetu me pare zgjidhje, largimi i kryetarit do ta bejne me keq situaten ne PD", tha Koçia.

Sekretari I degës Vlorë, Gjergji Nika gjatë mbledhjes në selinë e PD, tha se nuk është koha për dorëheqje.

“Asgjë nuk ndodhi nga 25 prilli në 6 mars, kishim vetëm një barrë të brendshme. Ne jemi ndarë në 3 fraksione, ne, ata të Berishës dhe pjesa e heshtur. Ne duhet te fokusohemi njëherë te kjo pjesa e heshtur, pastaj te bashkimi me foltoren. Nuk jam dakord për dorëheqjen tuaj, Partia nuk është gati për zgjedhje. Zgjidhja duhet të vinte nga ju në formë kompromisi, por duke mos bërë një hap pas. Nuk mund të kthehemi pas. Kompromis por pa dorëheqjen tuaj.”, u shpreh ai.

Të njëjtën qëndrim mban edhe Bujar Vreto, kryetari i Librazhdit, i cili theksoi se ky nuk është një moment për dorëheqje, pasi një gjë e tillë do të thellonte krizën brenda PD.

“Duhet te bëjmë një platforme perbashkuese, duke u distancuar nga hajdutet e periudhës 2005-2013. Mblidhni këshillin kombëtar, ndoshta edhe kuvendin ne prill, por nuk e gjykoj te arsyeshme dorëheqjen ne këtë moment. Ne na duhet zgjidhje jo thellim i krizës.

Ora 18:47
Mbledhja në selinë e PD, Seferi: Deputetët që kërkojnë largimin e Bashës të dorëzojnë edhe mandatin e tyre në tavolinë

pd.jpg" style="height:434px; width:780px" />

Pëllumb Seferi, kreu i degës Nr 8 në Tiranë gjatë mbledhjes së ditës së sotme në selinë blu tha se deputetët që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës  duhet të dorëzojnë edhe mandatin e tyre në tavolinë.

Ai shtoi se ky është momenti që demokratët bashkohen, duke negociuar edhe me foltoren.

“Anëtarët e degës 8 kanë shprehur mbështetje për kryetarin Basha. 6 mars u organizuar nga Berisha e Meta për të goditur Lulzim Bashën. Pati dhe mbështetjen e Rames, atij i intereson një person i izoluar nga perëndimit.  Arsyeja ishte vendimi për ta pezulluar Sali Berishën nga grupi. Berisha nuk e ka luftën me PD, por me Amerikën dhe përdor emrin e Bashës për te mbrojtur veten.  Duhet të qëndrojmë dhe jo të bëjmë zgjidhje emocionale. Zgjidhjet të vijnë prej nesh, ne kemi organe legjitime. Deputetët duhet të jenë të kujdesshëm: nëse kërkojnë dorëheqjen e Bashes të venë dhe mandatin e tyre në tavolinë. Asnjë se ka fituar vete mandatin, jemi dhe ne aksioner te mandateve te tyre. Të bashkohemi për të ngritur grupe pune nga të dy palët. Për këtë duhet të ketë vullnet nga të dy palët.  Duhen njerëz me integritet . Të merren opsionet e të dy krahëve, ish drejtuesve te partisë, anëtarësisë e të gjendet zgjidhje. por aty duhet te përvëlojë qasja jone euroatlantike, pra nuk ka kthim pas nga vendimi i 9 shtatorit.”, tha ai.

Ora 18:26
Mbledhja në selinë blu, Kapllanaj: Të shkojmë në zgjedhje pa Berishën dhe Basha

Kreu i degës Fier, Agron Kapllanaj tha se dalja e Partisë Demokratike nga kriza do të ishte krijimi i një komisioni, i cili do të drejtonte PD drejt zgjedhjeve.

Ai sqaroi se nëse do të zhvillohen zgjedhjet brenda PD, në këtë garë nuk duhet të marrin pjesë as Berisha dhe as Basha.

“Ne duhet të gjejmë një mekanizëm për t’u bashkuar. Propozimet që ne bëjmë me ju i diskutojmë, por keni parë që nga ana tjetër të thotë dikush këto që po ju kërkojmë ne ju? Jo nuk ka, se kanë frike te flasin kundër Sali Berishes. Vendimi i 9 shtatorit për Sali Berishen nuk mund te ndryshojë.

Zgjidhja: rruga më e thjeshtë është të hapim garë në PD.  Të lëmë datën e zgjedhjeve dhe të hyjmë në zgjedhje. A na bën mirë kjo? Mendoj se jo. A i bashkon demokratet jo, ndoshta do i dëmtojë më shumë, do çahen më shumë. Mund të ngremë një komision me 10 veta, dhe ne bëjmë një veprim për të bashkuar demokratët 5 anëtarë nga PD dhe I lëmë afat foltore të sjellë 5 vetat e vet. Natyrisht pa Berishen dhe Bashen. Nëse nuk vijnë kjo strukturë të drejtojë PD për një periudhë kohe deri në procesin e ardhshëm zgjedhor.”, u shpreh ai gjatë mbledhjes.

Ora 17:38
Basha me krerët e degëve: Faji i Berishës pse PD është në këtë gjendje! Të bashkohemi për të gjetur zgjidhjen

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në mbledhjen me krerët e degëve të PD, tha se është në dispozicion të një zgjidhjeje për të dalë nga kriza.

Ai akuzoi se arsyeja e gjendjes brenda Partisë Dmeokratike është Sali Berisha dhe se partia nuk ka asnjë shans me një non grata.

"Kam përsëritur para deputetëve atë që u kam thënë ju kë takimin e fundit: Jam në dispozicion të zgjidhjes. Zgjidhja është një proces.

Këtu nuk ndodhemi prej gabimeve por për shkak të vendimit të 9 shtatorit. Grupi i qëndroi vendimit të 9 shtatorit. E kuptojmë se nuk kemi shans me një non grata. Ajo që na vlen sot është një diskutim me përgjegjësi I kolegjit të kryetarëve pasi ky kolegj mban peshën më të madhe. Sfida është si ti bëjmë bashkë këto 3 pjesë. 9 shtatorin nuk e zhbëjnë dot nëse nuk duam të zhbëjnë PD. Duhet të tregojmë mençuri të bashkojmë PD, që të arrijmë sukses elektoral. Situata është eksplozive dhe detyra jonë është të jemi 1 orë e më parë në shërbim të njerëzve. Unë në shërbim të zgjedhjes kam vënë në dispozicion gjithçka.", u shpreh ai gjatë mbledhjes. 

J.GJ./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 15/03/2022 00:05

    SALI BERISHA qeni me morra ne PD,,,JASHTE MOR KRIMINEL I NDYRE NGA PD,,,,SHKO TEK PARTIA KOMUNISTE ,,,O SALI O PERC,,,SE KOMUNIST KE QENE......

    Përgjigju
  • gent: 14/03/2022 14:13

    mos genjeni veten ,ju skeni asnje shans me apo pa saliun ,jeni minorance ,keni qene gjithmne te tille ....meq ra fjala sme plas as per edi ramen ,per ju jo e jo ..beni politike prehistorike

    Përgjigju
  • Xhik Fylli: 13/03/2022 20:30

    Te gjithe gomeret e Ballkanit Perendimor ne nje godine. Hera e pare qe ndodh ne kete pjesez te botes. Gjithe gomeret bashke. Nuk mungon asnje. O idioter, e keni shkarkuar nga gjithcka qe ka lidhje me PD Saleh Stalinin, a e mbani mend. Cfare po i kerkoni baba Stalinit non grata. E keni humbur fare memorien dhe arsyetimin. Se edhe gomeret kane memorie. Vetem nqs e keni kaluar ne nje gjendje tjeter perpos gomarit dhe nuk mbani mend asgje. Ky do te ishte lajm i mrekullueshem dhe do ishte nje dhurate per Shqiperine sepse nuk do vini kurre ne pushtet.

    Përgjigju
    • Andi: 14/03/2022 12:22

      prit se ske pare gje akoma. curcill u be 85 vjec KM

  • Loni: 13/03/2022 20:01

    Ca behet kshu o njerez. Ku eshte katandisur PD. Te japi mendim nje i denuar si Kapllanaj. Eshte fundi i PD se logos dhe vules.

    Përgjigju
  • Cacsv: 13/03/2022 18:22

    Kur do ikesh ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord