Berisha mori në mbrojtje Belerin, mbështetësit komentues e 'masakrojnë' në FB: Turp, ai është antishqiptar, po gërryeni PD-në me mbrojtjen e tij!

Berisha mori në mbrojtje Belerin, mbështetësit komentues e 'masakrojnë' në FB: Turp, ai është antishqiptar, po gërryeni PD-në me mbrojtjen e tij!

Sali Berisha dhe Fredi Beleri

Pak pasi bëri postimin e radhës në rrjetin social Facebook, ku mbrojti ish-kandidatin e koalicionit të tij për zgjedhjet lokale të Himarës më 14 Maj 2023, Fredi Belerin, që u arrestua dhe dënua më pas me 2 vit burg nga GJKKO për korrupsion zgjedhor, ish-kryeministri Sali Berisha, edhe vetë i pandehur për korrupsion pasiv për aferën e dosjes “Partizani” dhe nën arrest shtëpie prej gati një viti, ka marrë një ‘dush të ftohtë’ reagimesh nga komentuesit.

Shumica e tyre kanë shpërthyer edhe për faktin se tani Beleri është një eurodeputet grek në Parlamentin Europian që sa herë i jepet mundësia flet kundër Shqipërisë, siç bëri edhe dje në dy raste në Komisionin BE-Shqipëri, për asociim-stabilizimin.

Beleri u godit me kos dhe vezë nga një qytetar që protestonte, teksa Berisha dhe të tijët nxituan ta merrnin në mbrojtje, duke akuzuar edhe për mbyllje të qëllimtë të dyerve të Kuvendit dje më 29 Tetor.

Komentuesit mes të tjerash shkruajnë se nuk mund të mbrohet një kriminel dhe vrasës.

"Beleri e ka me terezi o Doktor, i bije dopjo gjashta andej nga Greqia, po ne që vdiqëm se na ke hedhur dopjo jek Rama... Belerin s’e kam pëlqyer asnjëherë unë, se di, më duket fytyrë e dyshimtë, si antishqiptar...", i shkruan demokrati i famshëm Ilir Vrenozi.

Në postimin e tij, ndër të tjera Berisha e cilësonte “akt rrugaçërie dhe hakmarrje primitive” sulmin ndaj Belerit dhe akuzonte segmente të qeverisë si porositëse, me “urdhër të Edi Ramës”.

Por ndryshe mendojnë komentuesit.

"Pranimi i kandidaturës së Belerit si kandidat edhe i PD-se e ka dëmtuar rëndë Partinë Demokratike, Dr! Është një gabim që Partia Demokratike duhet ta evitonte me çdo çmim! Mbrojtja që PD dhe ju vazhdon t’i bëjë një individi me një të kaluar kaq të errët në dëm të interesit kombëtar shqiptar, është e rëndë! As edhe një shtetar apo politikan nuk duhet të pranonte ta takonte Belerin! Kjo mbrojtje që ju po i bëni këtij individi po e gërryen rëndë mbështetjen për Partinë Demokratike dhe kauzat e saj! Ju lutem reflektoni", i shkruan ndërkohë, Milaim Nela, një tjetër mbështetës i opozitës ky.

Dhe këto janë ndër komentet më të moderuara, sepse shumica ‘shfryjnë’ ndaj Belerit dhe të kaluarës së tij, teksa nuk miratojnë dot faktin se përkrahet ende nga segmente të larta të opozitës.

“Shumë mirë ja kanë ba, nuk përfaqësohet Bashkia me atë njeri”, shkruan një tjetër komentues.

Kishte edhe nga ata që e cilësonin Belerin me ironi si “mbrojtësin më të madh të të drejtave të shqiptarëve në Europë!”.

Kurse dikush tjetër i kujton edhe “shpalljen non-grata nga SHBA-të”: “Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që një familje e tërë të shpallej non-grata”, thekson komentuesi.

“Imagjino që Komandanti i Përgjithshëm i FA dhe President i Republikës në kohën që Beleri and Co vrau ushtarakët në Peshkëpi, flet në këtë mënyrë. Sa turp, sa turp...!”, thekson komentuesi Gent Male.

Postimi i Sali Berishës, në mbrojtje të Belerit

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 30/10/2024 18:11

    Kur u lind Saliu këtë fytyrë kishte.

    Përgjigju
  • QEMAL STAFFA I RI: 30/10/2024 15:41

    Ç'FARË PD. FLISNI JU MORE!AI KA GËRYER SHQIPËRINË{KËTEJ E ANDEJ KUFIRIT).AI ËSHTË NJË KANCER NË TRUPIN E NËNËS.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Prej 5 qershorit të bllokuar në hapësirë, astronautët e NASA-së mesazh për Krishtlindjen

Prej 5 qershorit të bllokuar në hapësirë, astronautët e NASA-së mesazh për Krishtlindjen