CËRRIK - Kryeministri dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha nga Pogradeci ka mbërritur në Cërrik për të vijuar me një tjetër miting elektoral. Pasi ka premtuar - si në çdo miting të tij punësim dhe 250 mijë vende të reja pune dhe ka renditur një sërë suksesesh ekonomike të qeverisë së tij - Berisha e ka quajtur Cërrikun "një lagje të Tiranës".
Ai ka premtuar pesëfishim grantesh për fermerët cërrikas, por ka sulmuar edhe Ramën mbi taksën 10%, duke e quajtur atë "taksë si një e dhjeta e librave të shenjtë". I pranishëm në miting edhe ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, i cili ka akuzuar Ramën në retrospektivë "si rritës të taksave".
BERISHA: CËRRIKU TANI LAGJE E TIRANËS, PËR JU PESËFISHIM GRANTESH
Berisha e ka quajtur Cërrikun një lagje të Tiranës tani pas përfundimit të rrugës Tiranë-Elbasan. Përveç kësaj, Berisha u ka premtuar cërrikasve pesëfishim të granteve për bujqësinë, një rritje kjo në krahasim me fermerët e tjerë në vend, të cilëve u ka premtuar trefishim.
BERISHA: 10% SI E DHJETA E LIBRAVE TË SHENJTË
Berisha ka akuzuar Ramën se "ai mashtron me taksën e sheshtë, 10%, që është taksa e të dhjetave, është taksa e librave të shenjtë".
"Ai përpiqet t’u mashtrojë. Ai që merr 120 mijë paguan 12 mijë. Ai që merr 4000 paguan 400 qind. Ndërsa ai për taksën e etërve të tij trillon çdo ditë për të vendosur atë taksë me të cilën rrënon ekonominë", e ka shtuar argumentin Berisha.
Ai ka cilësuar se, "njerëzit e lirë, gratë dhe burrat e lirë nuk mund të mashtrohen, indoktrinohen njëlloj si 40 vjet më parë", e duke akuzuar se "atij i ka mbetur ora te etërit e tij".
BERISHA: NE, TAKSA TË ULËTA
Berisha ka treguar se pak vite më parë PD uli taksat mbi fitimin 150%, tatimin mbi të ardhurat personale 130%, taksa e biznesit të vogël u përgjysmua, sigurimet shëndetësore u ulën me 50%, taksat e biznesit të vogël u përgjysmuan në nivelin më të ulët në botë, 1,5%. "Me këtë politikë Shqipëria pati 360% investime më shumë se 4 vitet e tjera. Ne morëm 4,2 miliardë dollarë investime të huaja, vazhduam garantimin e rritjes ekonomike”, theksoi Berisha.
BERISHA: STATUSI NUK ËSHTË LUGË E ARTË
"Statusi nuk është lugë e artë. Është mundësia më e madhe për punësim, është rruga e sigurt e mirëqenies, e shkollimit, shërbimeve më të mira shëndetësore", ka thënë Berisha, duke shtuar premtimin që "në 4 vitet që vijnë do marrim statusin së bashku, do hapim negociatat me seriozitetin më të madh do ecim drejt integrimit tonë të plotë në BE".
Më pas Berisha u ka kujtuar pjesëmarrësve, se ata proceset më të mëdha epokale të vendit i kanë pasur me PD.
IMAMI: RAMA I RRITI TAKSAT
I pari që mori fjalën në miting ishte ministri i Mbrojtjes, Arben Imami. Ai fillimisht përmendi se "kjo qeveri vendosi standardin e punës, ndaj vijmë këtu sot ballëhapur para jush se kemi investuar, punuar, do të investojmë e punojmë më shumë 4 vitet e ardhshme".
Imami theksoi se “pas disa ditësh do të inagurohet rruga Elbasan-Tiranë, vepra më e madhe e këtij mandati”. Pasi ka përmendur arritjet e PD-së, ai e ka akuzuar Edi Ramën, se “nuk ia ka idenë ose nuk dëshiron t’ia ketë idenë, se ai është i mbyllur, i vetëburgosuri i autobusit mavi”.
Sipas Imamit, "Rama nuk i sheh nga autobusi mavi rrugët, qendrat shëndetësore, shkollën e Cërrikut, një nga më të bukurat". Imami e ka akuzuar Ramën, se ai rriti taksat e gjelbërimit, pastrimit, reklamës për bizneset. "Kur ne morëm masa për të ndaluar rritjen e taksave për biznesin e vogël, ai protestoi kundër uljes së taksave. Ai di të votojë vetëm kundër", tha Imami.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com