Berisha në Hidrocentralin e Ashtës:
Risi botërore e kryevepër mjedisore

Berisha në Hidrocentralin e Ashtës: <br />Risi botërore e kryevepër mjedisore
SHKODER - Hidrocentrali i Ashtës përben një risi botërore por edhe nje kryevepër në rrafshin mjedisor. Ka qënë kjo deklarata e Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berishës gjatë vizitës në komunën Bushat, ku inspektoi ecurinë e ndërtimit të këtij hidrocentrali.
Nga ana tjetër shefi i qeverisë theksoi se qëllimi i qeverisë është t'i shndërrojë në energji të gjitha ujërat e fjetura në vend. Sipas Berishës nga 2007 e deri më tani janë investuar afro 2.5 miliard euro në fushën e energjitikës.

Kryeministri Berisha asistoi edhe në vënien për herë të parë në punë të turbinave Hydromatrix të HEC-it Ashta 1. "Energji Ashta" nisi kështu testimin e prodhimit të energjisë për këtë hidrocentral, afërsisht 27 muaj pas fillimit të ndërtimit të HEC-it të Ashtës, ku turbinat e para Hydromatrix të stacionit elektrik Ashta 1 sinkronizohen në rrjetin shqiptar të energjisë.

HEC-i Ashtës, i përbërë nga stacioni elektrik Ashta 1 dhe Ashta 2, ka një kapacitet të instaluar prej 53 MË. Duke filluar nga viti 2013, në HEC-in e Ashtës do të prodhohen 240 milionë kËh energji elektrike, duke furnizuar me energji 100,000 familje. Vlera e investimit shkon në mëse 200 milionë euro. Nga viti 2012, energjia e gjeneruar do të ushqejë rrjetin shqiptar 110 kV.

(en/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Udhëheqësi i Iranit, Khamenei: Jo urdhër-arreste, por dënim me vdekje për Netanyahun dhe Gallant

Udhëheqësi i Iranit, Khamenei: Jo urdhër-arreste, por dënim me vdekje për Netanyahun dhe Gallant