Berisha në qeveri: Rama fondet
e Tiranës i bëri rroga

Berisha në qeveri: Rama fondet <br />e Tiranës i bëri rroga
TIRANE - Qeveria përcaktoi sot autoritetin kontraktures për zbatimin e projektit të Bulevardit verior të Tiranës. Në mbledhjen e qeverisë Berisha tha se për Tiranën nis një epokë e re dhe akuzoi Ramën se abuzoi me fondet e kryeqytetit duke i bërë rroga.

“Qeveria vendos të hapë siparin e transformimeve të mëdha në kryeqytetin e vendit. Sot përcaktohet autoriteti kontraktues për zbatimin e projektit të bulevardit të Tiranës, të transferimit të stacionit të trenit, të ndërtimit të terminalit të trenit dhe të pasagjerëve në Tiranë. Në një hark kohor, ndër më të shkurtrit, bashkëpunimi bashki e kryeqytetit me qeverinë, fryma e bashkëpunimit, bëri të mundur hapjen e projekteve të cilat firmosin Tiranën e shekullit të 21-të”"- tha Berisha. 

Kryeministri e akuzoi Ramën se fondet e qeverisë për Tiranën i bëri rroga për bashkinë.

“Më vinte keq kur ish- kreu i bashkisë thoshte se qeveria se ndihmonte. Si një qaraman. Në një kohë kur qeveria, jo vetëm që po e ndihmonte, por qeveria mori kredi sovrane për Unazën e Madhe dhe Banka Evropiane kërkoi që për pjesën jashtë kryeqytetit të kishte bashkëpunim qeveri - bashki. Por Koço nuk pranoi, sepse ai vendoste. Rrugëve të kryeqytetit u kishte dalë boja dhe asfalti. U ankohej qytetarëve që qeveria s’më dha fonde. I siguroj qytetarët se qeveria i dha fonde më shumë sesa qeveria e tij dhe këtë e bëmë për Tiranën. Por ato fonde u bënë rroga për bashkinë, u bënë firma për pagesa të ndryshme të marrëdhënieve publike të z. Rama dhe rrugët nuk u ndërtuan. E dorëzoi bashkinë me 250 km rrugë e rrugica baltë, mund të jenë më shumë por këto se kanë parë ndonëjherrë asfaltin."

Sipas kryeminsitrit “Tirana do të jetë simboli më i arritur i qyteteve të kombit tonë. Do të jetë qendra, zemra truri, me këto projekte të mëdha, pasi ndërtohet edhe lumi. Ai është projekti për trajtimin e lumit të Tiranës që është shumë i bukur, po të trajtohet. Krijohen mijëra vende pune, por jo vetëm për ata që do të punojnë në këto vepra, por krijohen në gjithçka që do të krijohet në këto zona”.

DO PERGJYSMOHEN DETYRIMET PER INDUSTRINE

Kreu i qeverisë tha se do të ketë përgjysmim të të gjitha detyrimeve të industrisë turistike të vendit.
"Çdo ditë, këto vitet e fundit, çdo agjenci e madhe turistike, por tani së fundi edhe Banka Botërore pohoi se Shqipëria është një nga 10 vendet me rritjen e turizmit më të shpejtë në botë. Çka do të thotë se ne duhet të bëjmë gjithçka për nxitje ndhe inkurajimin e tij më të madh”, tha Berisha duke premtuar se "duhet të bëjmë gjithçka për të nxitur dhe dyfishuar turizmin në Shqipëri".

KONTRATA PER HEC-in QË BASHKON FANIN E MADH ME FANIN E VOGËL
Berisha informoi për nënshkrimin e kontratës për një kompani që bashkon në një tunel prej 12 km lumenjtë Fani i Madh dhe Fani i Vogël në një hidrocentral edhe tre herë sa ‘Ashta. Ai e cilësoi “një kryevepër e llojit të vet".

“Ndërtohen gjithashtu HEC-e në Bujan, Gjegjan, Ura e Fanit. Është një nga veprat më mahnitëse hidro-energjitike të vendit. Projekti ka pasur studime gjeologjike dhe të rrugës. Janë zgjidhur të gjitha problemet dhe kanë paraqitur një projekt që do të prodhojë energji 3 herë më shumë se ‘Ashta’, tha Berisha.


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G