Berisha: Nëse kalon demarkacioni 
rrezik për Kosovën dhe rajonin

Berisha: Nëse kalon demarkacioni <br />rrezik për Kosovën dhe rajonin
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, ka kërcënuar me prishje të sigurisë në rast se kalon versioni aktual i demarkacionit, që pritet të votohet nga deputetët në seancën e 1 shtatorit.

Berisha është shprehur se shqiptarët nuk duhet t’i falin toka shteteve tjera. Prandaj, sipas tij, nëse eventualisht kalon ky version, atëherë pritet të ketë pasoja të këqija për vendin dhe rajonin.

“Kalimi i këtij versioni të demarkacioni është thellim i krizës të sigurisë në rajon. Fillimisht acarimi i marrëdhënieve midis dy shteteve ku do edhe do të prodhon krizë edhe me vendet të tjera. Pra, besoj se moskalimi i demarkacionit i shërben shumë edhe sigurisë të rajonit e cila është nëse e domosdoshme. Ju e dini se përpjekjet shekullore të shqiptarëve kanë qenë për tokë dhe kështu që në këtë moment unë nuk besoj se ka ardh komoditeti i shqiptarëve që me i fal edhe më tej tokë Malit të Zi”, ka thënë ai.

Megjithatë, Berisha shprehet optimist se Marrëveshja ndërmjet dy shteteve përveç se do të kundërshtohet nga subjektet opozitare, atë do ta bëjnë edhe disa deputetë të koalicionit, PDK-LDK.

“Ne jemi shumë të sigurt që nuk kalon pasi tani kemi edhe deputetë të mazhorancës të cilët kanë deklaruar publikisht votën kundër dhe për këtë jemi përcaktuar të mos bëjmë ndonjë veprim tjetër përpos me i ripërsërit faktet dhe argumentet në seancë”, ka thënë ai.

Më tej, deputeti i Nismas për Kosovën thotë se partia e Fatmir Limajt dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë platformën e vet politike dhe metodat e veprimit për seancën e 1 shtatorit.  Ai thotë se nuk do të dalin në protesta pasi janë të bindur se demarkacioni nuk do të kalojë.

“Kështu që nuk kemi nevojë të përdorim metoda jo-parlamentare. Sidoqoftë, çdo subjekt politik i ka variantet të veprimit, kështu  që ata (Vetëvendosje v.j.) ja pafshin ‘hajrin’ atij veprimi që janë përcaktuar”, është shprehur ai./Indeksonline

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri