TIRANË – Ish-Kryeministri Berisha ka përgëzuar sot “protestuesit trima”, që pritën para Pallatit të Kongreseve, Kryeministrin Rama dhe Ministrin Veliaj për t’iu shprehur ankesat e tyre.

Berisha shkruan në mesazhin e tij në Fb se protestuesit meritojnë :nderim”, pasi demaskuan panairin “e kotësisë, mashtrimit dhe papunësisë”

“Protestuesit trima, që kishin dalë aty për bukën e femijëve të tyre”, - shkruan ai , - “Rama në fjalën e tij i quajti me cinizëm "delegacioni i SHQUP-it". Por pavarësisht nga forca të panumërta civile dhe me uniformë qe rrethuan zonën dhe Ramën e Velinë për t’i nxjerrë nga pallati, ata me guxim shoqëruan daljen e tyre me thirrjet: Qeveri e mashtrimit!, Mashtrues! Mashtrues! Turp!- përfundon Berisha.

Paraditen e sotme, Kryeministri dhe Ministri i Mirëqënies vizituan Panairin e Punës në Tiranë.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)