DURRES- Kryeministri i vendit shfaq qëndrimet e tij kontraditore në lidhje me vlerësimin e figurave historike të kombit tonë.

Berisha vlerësoi sot për herë të parë figurën e dhe veprën e Bajram Currit, të cilin e ka cilësuar si një atdhetar që luftoi për çlirimin e trojeve shqiptare.

Deklaratat e tij janë bërë sot paradite gjatë ceremonisë së përurimin të një shkolle në zonën e plazhit në Durrës e cila mban edhe emrin e “Bajram Currit”.

“Kjo shkollë mban emrin e një prej figurave më të shquara të kombit, i cili udhëhoqi luftën e popullit të Kosovës dhe Shqipërisë në luftrat për çlirim nga pushtuesit e huaj” u shpreh ai.

Qëndrimi i kreut të qeverisë është kontadiktor pasi ai gjithmonë ka vlerësuar veprën dhe punën e ish mbretit Zog, i cili njihet si një nga kundërshtarët politik të Bajram Currit.

Mbreti Zog urdhëri vrasjen e Bajram Currit në shpellën e Dragobisë në Tropojë, pasi Barjam Curri ishte një nga ideaorët e revolucionit të vitit 1924 që u finalizua më largimin nga pushteti të qeverisë Ahmet Zogut.

Bajram Curri është një figurë e vlerësuar nga Historiaografia komuniste, madje edhe rrethi të Tropojës, që është vendlindja e kryeministrit, qeveria e Enver Hoxhës vendosi që të quhej rrethi i Bajram Currit siç quhet dhe sot.
(eb/shqiptarja.com)