Berisha në arrest shtëpie mban fjalim nga dritarja, avokati: Shkelje ligjore! Ja kur prokurori mund të kërkojë arrest me burg

Sali Berisha në arrest shtëpie për aferën ‘Partizani’ ka vendosur të mos zbatojë vendimin e GJKKO pasi dje me një mikrofon në dorë është shfaqur në dritaren e shtëpisë ku është izoluar dhe ka komunikuar me një grup militantësh që ishin mbledhur në rrugicën poshtë banesës së tij.

Avokati Arbër Hoxhaj tha në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv se mbajtja e një fjalimi të caktuar është shkelje në raport me ligjin procedural dhe vendimin e GJKKO-së.

‘Berisha ka detyrimin të komunikojë vetëm më pjesëtarët e familjes së tij si dhe me mbrojtësit e tij si dhe me persona të caktuar me autorizimin me shkrim të prokurorit. Mbajtja e një fjalimi të caktuar konsiderohet si një shkelje e nëntin 237, por edhe diapozitivat të gjykatës. Në raport me te gjithën, fjalimi që mbajti Berisha në raport me hetimin nuk sjell asnjë pasojë ligjore në raport me hetimin, për të cilin është caktuar masa e sigurimit.  Në raport me ligjin procedural dhe vendimin  gjykatës është shkelje.’- tha avokati.

Sipas avokatit nëse fjalimi i tij sjell pasoja në lidhje me hetimet që po kryen për aferën e privatizimit të klubit ‘Partizani’, atëherë SPAK, mund të kërkojë ashpërsim të masës së sigurisë.

‘Nuk besoj se SPAK do të kërkojë arrestim me burg, por nëse kjo do të sjellë disa pasoja për hetimin apo mbarëvajtjen sigurisht që prokuroria mund të kërkojë arrestin me burg. SPAK mund të kërkojë ashpërsimin deri në arrest me burg. Nëse këto fjalime do të bëhen të udhës atëherë, SPAK mund të kërkojë ashpërsimin deri në arrest me burg.’- tha Hoxha.

I pyetur nëse rrezikon mandatin e deputetit, Hoxha tha se Berisha me autorizimin e prokurorit mund të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend.

‘Mund të marrë leje nga gjykata e Posaçme autorizim të prokurorit dhe mund të shkojë në seancat e posaçme. Unë e shikoj që nuk mund ta humbasë një person mandatin, aq më tepër që nuk është marrë në akuzë.’- tha avokati.

Nga kati i 8 me një mikrofon në dorë dhe duke valëvitur flamur të PD-së, Berisha i është drejtuar disa militantëve që ishin grumbulluar në rrugën “Mustafa Matohiti”, duke thyer vendimin e 30 dhjetorit kur GJKKO vendosi që të mos kishte komunikim me asnjë person, përveç bashkëjetuesve të tij, që në rastin e ish Kryeministrit është vetëm bashkëshortja Liri Berisha.

Madje Berisha në shpërfillje të plotë të vendimit të GJKKO tha se ka vonuar kaq shumë për të komunikuar jo për shkak të vendimit të Gjykatës, por për shkak se kishte grip, eksperiencë nga e cila kishte kuptuar se nuk do ta bënte më vaksinën se ia imponon regjimi i Ramës. Si një mjek në profesion Berisha zgjodhi ta jepte edhe këtë mesazh.

Ndërkohë që duke tentuar të gjejë origjinën e luftës që ka me SPAK, përmendi një dosje që sipas tij qëndron në prokurorinë e posaçme për eliminimin fizik të Miftar Dautit, kreu i Bashkisë Has. Deklaratë e cila vetëm pak minuta më pas u mohua totalisht nga ky vetë Dauti.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)