Berisha 'në ekstazë' gjatë fjalimit të tij në Mallakastër: Unë iu nxora nga varfëria, Shqipëria ishte vendi më i prapambetur

 

Ish kryeministri, Sali Berisha gjatë takimit me demokratët në Mallakastër, nuk ngurroi të ripërsërisë deklaratat e tij sa i takon gjendjes ekonomike të vendit gjatë qeverisjes së PD.

Ai tha se gjatë qeverisjes së tij, nga vendi më i prapambetur në kohën e internetit, arriti botën digjitale dhe pati rrogat më të larta në rajon.

“Çdo demokrat duhet të ndihet përjetë krenar dhe brez pas brezi për kontributet dhe investimin e mbështetjen që i dha kësaj partie, e cila arriti me përpjekje të jashtëzakonshme të nxjerrë Shqipërinë nga honet më të thella të shtypjes e izolimit. Nga vendi më i prapambetur në kohën e internetit Shqipëria arriti në botën digjitale. Jemi kthyer në eksportues të produkteve ushqimore. PD ka bërë gabime dhe gabime serioze, por ka qenë në meritën e saj që nuk i ka injoruar ato dhe i ka shpallur publikisht duke i korrigjuar me guxim të madh. Nuk ka diskutim se skemat piramidale ishin gabim historik i PD-së, por PD ndaj tyre mbajti atë qëndrim që kërkonte morali i çdo shqiptari.

Shqiptarët e panë që pati mashtrime për çdo qindarkë. PD në opozitë këto vite po ecte si njeriu i përgjumur somnambul. De fakto po përfundonte si pseudo-opozitë e regjimit më të korruptuar e anti-shqiptar të krimit e drogës. Kjo do ishte një katastrofë e madhe kombëtare. Një vit e gjysmë më parë planet për shndërrimin e opozitës dhe PD-së në një fasadë të Edi Ramës u shpalosën me gjithë shëmtinë e tyre.

Ka shumë që thonë se unë u shpëtova, por atë e shpëtuat ju, të cilët pajtoheshit kurrë të bashkonit moralin tuaj me amoralët e hajdutët e drogmenët. Ata që u përpoqën t’iu tradhtojnë dhe t’iu futin thikën ju ata do përfundojnë në koshin e plehrave të shoqërisë”-tha Berisha ndër të tjera.


Lajmi kryesor:

Takimet e Yuri Kim me Alibeajn, Metën dhe Gjiknurin, reagon Berisha: U bë e gjallë sot pas dy muajsh, nuk ka moral të flasë për zgjedhjet


B.V/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!