Takimet e Yuri Kim me Alibeajn, Metën dhe Gjiknurin, reagon Berisha: U bë e gjallë sot pas dy muajsh, nuk ka moral të flasë për zgjedhjet

Ish kryeministri, Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj takimeve që ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi ditën e sotme me Enkelejd Alibeajn, Damian Gjiknurin dhe Ilir Metën në kuadër të zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen në 14 maj.

Në një takim me simpatizantë demokratë në Mallakastër ku prezantoi edhe kandidatin e Rithemelimit, Berisha tha se Yuri Kim nuk ka moral të flasë për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në Shqipëri, duke i kujtuar se ka uruar e para kryeministrin Edi Rama për zgjedhjet e 21 prillit, të cilat kreu i Rithemelimi i konsideron si të vjedhura.

 “Pas dy muajsh e bë e gjallë sot. Do i them një fjalë. Nuk ke asnjë moral, asnjë të drejtë të flasësh për zgjedhjet në këtë vend sepse ishe e para që i urove Ramës zgjedhjet më të rrënuara më të plaçkitura në historinë e vendit. Mos mendo se mund t’u shesësh për moral shqiptarëve amoralitetin”-tha Berisha.

Berisha ripërsëriti deklaratat e tij, duke thënë se gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, Shqipëria u kthye nga vendi më i prapambetur në vendin me rrogat më të larta në rajon. 

“Çdo demokrat duhet të ndihet përjetë krenar dhe brez pas brezi për kontributet dhe investimin e mbështetjen që i dha kësaj partie, e cila arriti me përpjekje të jashtëzakonshme të nxjerrë Shqipërinë nga honet më të thella të shtypjes e izolimit. Nga vendi më i prapambetur në kohën e internetit Shqipëria arriti në botën digjitale. Jemi kthyer në eksportues të produkteve ushqimore. PD ka bërë gabime dhe gabime serioze, por ka qenë në meritën e saj që nuk i ka injoruar ato dhe i ka shpallur publikisht duke i korrigjuar me guxim të madh. Nuk ka diskutim se skemat piramidale ishin gabim historik i PD-së, por PD ndaj tyre mbajti atë qëndrim që kërkonte morali i çdo shqiptari"-tha ish kryeministri.

Teksa foli për gjendjen ku ndodhet vendi, Berisha komentoi edhe konferencën për shtyp të Ramës me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç mbi projektin e Urës së Bunës. Ai tha se Rama kishte ironizuar deklaratën e Abazoviç për rritjen e rrogave në Mal të Zi, prandaj i kërkoi me shaka që vendi fqinj të financonte ndërtimin e Urës së Bunës.

“Erdhi këtu Abazovici dhe tha unë 4 vjet ndenja kryeministër po me 200 euro i rrita rrogat. Dhe ky ja mbajti mend si inatçor që është dhe kur shkoi në Mal të Zi kur po flisnin për urën e Bunës i tha me ironi, bëjeni ju se i keni rritur rrogat”-u shpreh kreu i Rithemelimit.

Në takimin me simpatizantët demokratë në Mallakastër, Berisha u bëri thirrje këtyre të fundit që të votojnë Resmi Shanën në zgjedhjet lokale të 14 majit. Ai përsëriti akuzat ndaj Alibeajt dhe Bashës për të cilët tha se me qëndrimet e tyre i shërbejnë vetëm kryeministrit Edi Rama. Nga ana tjetër, me vulën e sigurt për të regjistruar kandidatët nën logon zyrtare të PD Enkelejd Alibeaj ka rinisur takimet me demokratët.

Ndalesën e radhës e pati në Durrës, nga ku ende pa një emër për kandidat për kryetar bashkie, nuk kurseu thirrjen për t’u bashkuar rreth një emri unik pa përjashtuar as Igli Carën e dalë nga primaret. Por teksa Alibeaj ftonte për bashkim, në të njëjtën orë, nga Mallakastra, Sali Berisha sulmoi kandidatin e PD zyrtare si kandidat pengjesh. Po ashtu Berisha e bëri të qartë, se me Alibeajn nuk do të ketë asnjë bashkëpunim.

Pavarësisht çeljes së fushatës elektorale në Mallakastër, ende nuk është bërë e qartë se nën cilën logo do të kandidojnë kandidatët e Rithemelimit, pasi në 3 mars gjykata vendosi që vulën e PD-së ta lërë në dorën e Alibeajt. Ndërkohë, të dy grupimet brenda PD-së kanë dorëzuar kërkesat e tyre në KQZ për t'u regjistruar në zgjedhjet lokale, secili me pretendimin e përfaqësimit të Partisë Demokratike. Alibeaj bëri thirrje që kandidatët e Rithemelimit, të bashkohen në mënyrë që PD të kandidojë me një kandidat të vetëm dhe jo me dy kandidatë të ndryshëm.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:40
Berisha 'në ekstazë' gjatë fjalimit të tij në Mallakastër: Unë iu nxora nga varfëria, Shqipëria ishte vendi më i prapambetur

 

Ish kryeministri, Sali Berisha gjatë takimit me demokratët në Mallakastër, nuk ngurroi të ripërsërisë deklaratat e tij sa i takon gjendjes ekonomike të vendit gjatë qeverisjes së PD.

Ai tha se gjatë qeverisjes së tij, nga vendi më i prapambetur në kohën e internetit, arriti botën digjitale dhe pati rrogat më të larta në rajon.

“Çdo demokrat duhet të ndihet përjetë krenar dhe brez pas brezi për kontributet dhe investimin e mbështetjen që i dha kësaj partie, e cila arriti me përpjekje të jashtëzakonshme të nxjerrë Shqipërinë nga honet më të thella të shtypjes e izolimit. Nga vendi më i prapambetur në kohën e internetit Shqipëria arriti në botën digjitale. Jemi kthyer në eksportues të produkteve ushqimore. PD ka bërë gabime dhe gabime serioze, por ka qenë në meritën e saj që nuk i ka injoruar ato dhe i ka shpallur publikisht duke i korrigjuar me guxim të madh. Nuk ka diskutim se skemat piramidale ishin gabim historik i PD-së, por PD ndaj tyre mbajti atë qëndrim që kërkonte morali i çdo shqiptari.

Shqiptarët e panë që pati mashtrime për çdo qindarkë. PD në opozitë këto vite po ecte si njeriu i përgjumur somnambul. De fakto po përfundonte si pseudo-opozitë e regjimit më të korruptuar e anti-shqiptar të krimit e drogës. Kjo do ishte një katastrofë e madhe kombëtare. Një vit e gjysmë më parë planet për shndërrimin e opozitës dhe PD-së në një fasadë të Edi Ramës u shpalosën me gjithë shëmtinë e tyre.

Ka shumë që thonë se unë u shpëtova, por atë e shpëtuat ju, të cilët pajtoheshit kurrë të bashkonit moralin tuaj me amoralët e hajdutët e drogmenët. Ata që u përpoqën t’iu tradhtojnë dhe t’iu futin thikën ju ata do përfundojnë në koshin e plehrave të shoqërisë”-tha Berisha ndër të tjera.

Ora 19:01
FOTOLAJM/ Berisha uron 8 marsin në Mallakastër brenda sallës së mbushur plot me burra

Berisha gjatë takimit të tij me simpatizantët demokratë në Mallakastër uroi edhe 8 marsin, ditën ndërkombëtare të grave. Por pavarësisht kësaj dite, në salla ku Berisha mbajti takimin, ishte e stërmbushur vetëm me burra, me një përfaqësim tepër të vogël të grave.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KASEM TREBESHINA: 08/03/2023 20:11

    O Sali Bajga ti je buri më pis në historin e kombit Shqiptar. Ti je : hajdut, kriminel, psikopat, spiun, gënjeshtar, mashtrus, ekstremist, e Taleban. Ti skthehesh kur në pushtet o bur muti. Ti je një malok i pa gdhëndur e kshu do vdesësh . Edi Rama BURR i madh i Shqipris ta ka RRAS E TA KA PLAS SA TI PO PLAS o Bajga e Shqipris burec pis.

    Përgjigju
  • O Sali: 08/03/2023 18:31

    Ta kan ba m.... tane hej burre i Cartun?

    Përgjigju
  • Dritan: 08/03/2023 18:03

    Rende Sala,shume rende.

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 08/03/2023 20:54

      Po kush ka surrat ti ?gjakatar ti je i lyer me gjakun e shqiptareve nga koka deri ne kembe ,ai Megkonigali ta futi sa krahu dhe kwte ti e kupton fare mire por si vemje qe je hidhesh ne kundra sulm ,kimetes nuk i rruhet me sas nje cep nga ty mor vule humbur .i shtohet jeta ,po ta mbajti bytha pse nuk shkon para ambasades te besh proteste ?o kerrme qe qelbe shqiperine bashke me familjen tende .

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë