TIRANE - Ditën e sotme Kryeministri Sali Berisha ka shkruar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook se e ka nisur ditën duke dëgjuar në Youtube këngën “Gangnam Style” të këngëtarit korean PSY, këngë e cila ka arritur 1,013,951,644 klikime në youtube dhe është videoja më e parë e vitit 2012. Duke uruar një javë të mbarë miqve të tij, Berisha shprehet se pas apokalipsit të Mayave, e pëlqen dy herë më shumë këtë këngë.

“Të dashur miq. Sot e nisa ditën duke ndjekur në YouTube videon e yllit të muzikës koreane pop PSY, Gangnam Style, e cila është postuar online në muajin korrik, por që dje çeli mendjen dhe zemrën e shikuesit të një miliard duke u bërë kështu videoja më e klikuar dhe më e shikuar në historinë e internetit, video globale.
Suksesi është si magneti ndaj dhe nisa ditën duke e parë edhe një herë në YouTube.
Ju si të dëshironi por unë tani pas apokalipsit të Maya-ve e pëlqeva natyrisht dy herë më shumë. Ju uroj fundjavë të mbarë, sb”, shkruan Kryeministri në Facebook.