Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë

U mbajt sot Forumi për të Drejtat e Shkelura, ku përveç përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe ekspertëve të jurisprudencës mori pjesë edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Ish-kryeministri që ndodhet nën akuzë dhe i pandehur për aferën në dosjen “Partizani”, nuk i kurseu akuzat ndaj Drejtësisë së re dhe Qeverisë, si të lidhura me njëra-tjetrën, me qëllim goditjen e qytetarëve, shkeljen e të drejtave të tyre dhe sulmit ndaj opozitës.

“Gjykatat dhe Prokuroritë janë nën ndikimin politik, si në kohën e Enver Hoxhës, por atëherë kishte një ligj, kurse tani bëhen pa ligj, regjimi i shkelmon dhe Kushtetuta nuk ekziston. Zgjedhjet janë farsë elektorale, nuk ka rotacion, regjimi nuk lejon rotacionin”, tha ai.

Berisha bëri edhe krahasimin me një nga romanet e Gabriel Garcia Markezit, për një episod që e quajti fatkeq, ku përshkruan diktaturat e bandave dhe vuri paralelizma se ‘i ngjasonte Shqipërisë me shoqërinë e përshkruar nga shkrimtari’.

Kreu i selisë blu kritikoi edhe gjendjen e spitaleve dhe vdekjen e qytetarëve për mungesë trajtimi, si dhe nivelin e korrupsionit. 

“Shumica që flet kundër padrinos lë mandatin e shkon në burg, si Ervin Salianji. Ose zvarritet në mënyrë barbare në mes të rrugës, pavarësisht se ka qenë president, kryeministër dhe kryetar parlamenti dhe pavarësisht të gjithave’ se s’mund të zvarritet në rrugë, se ka Kushtetutë dhe s’mund të arrestohet pa ligj. Kjo diktaturë mbjell frikë dhe përdor të gjitha mënyrat e shëmtuara për ta mbjellë atë”, u shpreh ai.

Nuk munguan akuzat edhe për arrestimin e qytetarëve dhe mbushjen e burgjeve në mënyrë të padrejtë, ku shpesh gjykatat nuk zbardhin vendimet dhe qytetarët rrinë padrejtësisht në paraburgime. Ai kujtoi edhe kohën me kaosin që në fakt e la qeveria e tij me faturat e papaguara të ujit e të dritave, duke thënë se qytetarët vranë veten nën qeverisjen aktuale ose u arrestuan, sepse s’i kishin paguar.

“Kanë varur njerëzit veten për faturat e ujit dhe dritave, sepse bën arrestimin e lidershipit politik që të mos ketë kundërshti, arreston gazetarë, vrasësit serialë janë në rrugë, kurse gazetari që kishte dhe gjeti emrin e Ramës të lidhur me bandat është nën akuzë. Nuk është kohë e mirë për të drejtat e njeriut sot. Burgjet e Shqipërisë janë një ferr i vërtetë. Qindra të burgosur që mbahen aty dhe gjykata nuk zbardh vendimet, 70 ditë, 100 ditë,  nuk zbardhet vendimi. 62% i ka të paraburgosur Shqipëria, i vetmi vend në botë me këtë shifër”, tha ndër të tjera ish-kryeministri që po përballet me drejtësinë për akuzën e korrupsionit dhe është shpallur ‘non grata’ nga SHBA dhe BE.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer