Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit

Në mbledhjen e sotme (18 Dhjetor) të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, kreu i saj Sali Berisha, tha se do kërkonte Komision Hetimor për Portin e ri të Durrësit dhe interpelancë me kryeministrin Edi Rama, për të cilin shtoi edhe se ‘...nuk vjen ai, pasi ka frikë’.

Ish-kryeministri nën akuzë për aferën e dosjes “Partizani”, ngriti edhe çështjen e projektligjit të faljes së gjobave që mazhoranca pret ta miratojë në Parlament, duke thënë se ‘me një procedurë mashtruese, të paligjshme, radhën e kaluar donin të kalonin ligjin e blofit’. Dhe më tej shtoi se PD do propozonte edhe elementë të tjerë në të.

“Do kërkojmë në Kuvend faljen e të gjitha gjobave dhe kamatë vonesave që ekzistojnë për energjinë elektrike. Gazi ka përgatitur një amendament dhe është dorëzuar në parlament, ne do kërkojmë faljen e të gjitha gjobave dhe kamatë vonesave që ekzistojnë për energjinë elektrike, për të gjitha shtresat në nevojë dhe bizneset e vogla pa përjashtim”, tha ai.

Gjithashtu iu kthye edhe vendimit të Kushtetueses.

“Ligji i blofit ishte ligji i faljes së gjobave që nuk janë gjoba sepse asnjë gjobë e vendosur mbi atë nen të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, jo vetëm që nuk mund të kërkohet, por detyrohet shteti, dhe i garantoj ata që i kanë paguar se qeveria e PD do t’i rikthejë ato gjoba. Përderisa gjykata e ka gjetur antikushtetues nenin, qindarkë për qindarkë, kushdo që paguar gjobë mbi atë nen, do marrë gjobën mbrapsht”, u shpreh kreu i selisë blu.

Dhe këtë do e realizonte nëse PD do merrte pushtetin, edhe me ulje të çmimit, ku ‘që në 100 ditët e para do përcaktohet kuadri ligjor i çmimeve të energjisë elektrike në përputhje me rrogat dhe pensionet’.

Berisha premtoi rroga të lartë, pensione dhe minimum jetik, teksa akuzoi qeverinë për gjendjen ekonomike të vendit.

Një tjetër temë që ai preku ishte edheinvestimi për Portin e Ri Durrës, që e cilësoi i skandal të qeverisë Rama, me qëllime abuzive dhe korruptive, të ngjashme me atë të “Tunelit të Llogarasë”.

Berisha u shpreh se do kërkonte Komision Hetimor për dështimin e këtij projekti që tani do u marrë shqiptarëve 460 mln euro nga buxheti, si dhe interpelancë me Kryeministrin.

“E vështirë të gjesh një aferë multi-miliardëshe siç është kjo, ku toka dhe uji që merren mund të kushtojnë mbi 2 miliardë, ku ndërtimet 12.600 apartamente me 6 hotele luksoze, pishina, etj, që të gjitha pasuri e grupeve kriminale të Dubait. Mos harroni se vetëm Franc Çopja, sipas dosjeve Metamorfoza, njëri prej tyre është ky, nga Elbasani, thuhet se ka transferuar në bankat e Europës 3 miliardë euro. E them këtë për të kuptuar sa e pakufishme është paraja e tyre”, u shpreh ish-kryeministri.

Teksa kujtoi se në fillim u tha se nuk do shpenzohej asnjë qindarke nga paratë e qytetarëve shqiptarë në këtë projekt, kurse tani kërkohen para pasi tenderimet i kanë dështuar.

“Tani porti i ri u kushton shqiptarëve 1 miliardë e 2 ose 300 milionë euro. Dhe nuk e ndërton privati. Dhe hapi 460 milionë euro tender, i rriste pensionet 50-60 përqind. Pra, tenderi i dështoi. Prisni, duhet të jemi vigjilentë, syçelë, i dështoi apo e dështuan, se çfarë bëjnë këta, i dështojnë tenderat, dhe këtë praktikë ndjek edhe Dumani mes të tjerash, mjeshtër i dështimit të tenderave.  I dështojnë një herë, i dështojnë dy herë, gjersa bëjnë pazarin me kompaninë që do sjellë ofertën më të lartë për të ndarë së bashku sasinë më të madhe të parave. Siç bënë me tunelin e Llogarasë. Kompania sllovene e kishte 130 milionë euro, duhej të vinte kompania turke me 200 milionë euro që të ndanin së paku 50 milionë euro. Pra, edhe ky dështim i tenderit ndërkombëtar që gjoja shpallën për ndërtimin e portit në Porto Romano, me 90 përqind është bërë që të ndajnë sasinë maksimale të parave”, tha ish-kryeministri.

Për këtë shkak ai deklaroi se do kërkojë Komision Hetimor dhe Interpelancë:

“Ky komision ka në qendër interesin publik, pasurinë publike të shqiptarëve. E them përsëri, dy janë pasuritë e trashëguara më të mëdha, Porti i Durrësit dhe digat. Por Porti i Durrësit mund të jetë pasuria më e madhe e shqiptarëve. Këta duan ta kthejnë tani në dënim. Të ndërtosh port të ri se do të bësh ti marinë e hotele, dhe të dënosh qytetarët e tu me 1.3 miliardë për të ndërtuar portin e ri, ky është një krim i përmasave shumë të mëdha. Do kërkojmë Interpelancë me të, po nuk vjen ai, se ka frikë, nuk ka kurajo, i ka tmerr ato...”, përfundoi Berisha.

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Braktisen punimet prej 12.5 milionë eurosh për rrugën e Lurës', Elda Hoti: Fondet po vidhen nga investitorët strategjikë dhe qeveritarët

'Braktisen punimet prej 12.5 milionë eurosh për rrugën e Lurës', Elda Hoti: Fondet po vidhen nga investitorët strategjikë dhe qeveritarët