“Të dhënat janë bindëse për fusha të reja nafte në Shqipëri. Ky shpim ndodh pikërisht në fshatin e Edi Ramës. Atë fshat e kam vizituar dy herë dhe Rama asnjëherë. Madje, sipas Olldashit që është edhe ai nga ky fshat, Rama nuk e pranon që nuk është nga Mbreshtani. Piktori doli i dështar pavarësisht nga peisazhi shumw i bukur atje”, tha Berisha.
DEBATI ME MEDIUN PER ANTENAT
Një pikë tjetër e nxehtë e mbledhjes ishte dhe përplasja mes Berishës dhe Mediut për planin e rregullimit të antenave televizive në parkun kombëtar të Dajtit, i cili u miratua vetëm në parim, kjo pasi Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu kërkoi që ky ligj të shtyhet, pasi duhet një sistemim i zones aktuale dhe nuk mund të ketë 7 zona ndërtimi antenash.
“Zoti kryeministër ky ligj nuk duhet të miratohet ditën e sotme, duhet shtyrë për një ditë tjetër, pasi duhet një sistemim i zonës aktuale të antenave në parkun kombëtar të Dajtit, nuk mund ta kthejmë këtë park në një pyll me antenna, por të shfrytëzojmë vendin aktualë.Nuk duhet të kemi 7 apo 11 vende ndërtimi port ë ulet numri i tyre” theksoi Mediu.
Nga ana e tij Berisha theksoi se rregullimi i antenave në parkun e Dajtit është marrë në mbledhjen e qeverisë dhe nuk mund t’ju hedhim posht investimin e tyre, këto antena janë me leje. Mediu në këtë pikë e kundërshtoi Berishën se disa antenna janë ndërtuar pa leje.
MIRATIMI I PLANEVE RREGULLUESE
Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit miratoi Planin Rregullues të qytetit të Himarës dhe atë të Lushnjes. Berisha deklaroi se palni për Himarën përcakton se ku mund të mos ndërtohet më në këtë Bashki, e cila ka potenciale të mëdha në turizmin e vendit i cili mund të trefishohet.
Përsa i përket planit rregullues të Lushnjes, Berisha ishte kundër monumentit të “Kallirit të Grurit” në sheshin kryesor, ku prioritet duhet t’i jepet Kongresit të Lushnjes.
“Monumenti i Kallirit të Grurit ishte i rëndësishëm për atë kohë dhe u ndërtua për shkak të prodhimit në fushat bujqësore, prioritet në sheshin kryesor duhet t’i jepet Kongresit të Lushnjes, i cili duhet të simbolizohet nga historia” theksoi Berisha.
KKRRT miratoi edhe ndërtimin e disa Hidrocentraleve të vegjël në vend, si ai i Bënçës në Tepelenë, i Okshtunit, HEC-i numër 1 në Martanesh si dhe disa HEC-e në degët e lumit Mat.
Berisha theksoi se: “Janë në ndërtim 100 Hidrocentrale, 46 prej tyrë kanë përfunduar, ftoj mediat dhe qytetarët t’i ndjekin fillimet e punimeve”.
Një vëmendje e veçantë ju kushtua edhe investimeve në zonat bregdetare sin ë Gjirin e Lalzit, atë të Pulaj në Velipojë, ai i komunës Synej në Kavajë ku Berisha këtë të fundit e quajti si zona më e bukur.
“Kjo është një zone tërheqëse, Kavaja shndërrohet në një pol turizmi të rëndësishëm për vendin, qytetarët duhet t’i drejtohen bdregdetit për të shijuar bukuritë e tij, investimet dhe ndërtimet që do bëhen në këto zona do jenë mahnitëse dhe ato nuk duhet t’i kalojnë 5 kate” theksoi Berisha.
Berisha gjithashtu theksoi se me anë të këtyre investimeve dhe HEC-eve të rinj prioritet ka edhe punësimi i qytetarëve.
(aq/shqiptarja.com)