Berisha: Ne investuam miliarda
opozita vetëm bllokoi e bojkotoi

Berisha: Ne investuam miliarda<br />opozita vetëm bllokoi e bojkotoi
KORCE - Përurimi i rrugës Pustec-Korçë, e cila mundëson zhvillimin turistik të zonës së Prespës është shfrytëzuar nga kryeministri Berisha si provë se, qeveria ka mbajtur premtin “për të shtruar çdo kilometër rrugë të Shqipërisë”, ndryshe nga PS, e cila sipas kryeministrit “në 4 vite vetëm bllokoi e bojkoti”.

Rruga Pustec-Korçë është përuruar dje në praninë e kryeministrit Sali Berisha. Dhe që sot ajo do të lidhë për 20 minuta fshatin Pustec me Korçën - nga 1 orë e gjysmë që duhej më parë - ndërsa me Maqedoninë rruga tani do të zgjasë vetëm 10 minuta.

Berisha në fjalën e tij tha se kjo është një rrugë e një rëndësie shumë të madhe jo vetëm për banorët e Pustecit, por për Korçën, Shqipërinë dhe vendet mike nga mbarë bota, që vizitojnë Prespën si nga perlat e natyrës shqiptare, ballkanike dhe më gjerë. “Një rrugë e bukur si një gjerdan, që shkurton tri herë distancën e fshatit me Korçën dhe të Korçës me Prespën”, cilësoi Berisha.

Si gjithmonë, ai nuk harroi të lidhë “mirëbërjen’ me situatën politike dhe ka kaluar në ‘zemër’ të fushatës elektorale, duke thënë që “ne flasim me vepra, me rrugë, me ujësjellësa, kanalizime, shkolla, qendra shëndetësore, me subvencione për fermerë, me heqjen e vizave për gjithë shqiptarët, flasim me vendimin e KE-së për t’i njohur Shqipërisë vendin e statusit kandidat” . Ndërsa sulmoi opoztën duke e quajtur bllokuese: "Alternativa tjetër në 4 vite, ishte: bojkot, bllokim, bllokim, bojkot".

“Kemi investuar në gjithë Shqipërinë miliarda dollarë infrastrukturë, në Shqipërinë rurale. Zotimi im është për Prespën dhe Korçën se do asfaltojmë çdo km rrugë të mbetur, që të udhëtojnë me rrugë moderne si gjithë qytetarët e vendeve të zhvilluara, të ulim kostot e udhëtimit të tyre, të nxisim bizneset me rrugë të reja, korridore tregu. Kemi ndërtuar mbi 1300 shkolla. Do rindërtojmë çdo shkollë. Vogëlushët shqiptarë, kudo që ndodhën, në Mokër apo qendër të Korçës apo Elbasanit, në Lekbibaj apo Shkodër të ulen në shkolla të denja për ta. Në vitet që vijnë sistem arsimor të orientuar drejt shkollave profesionale. Rritëm numrin e studentëve. Tani do ecim pas cilësisë. Pas ndihmës për fermerët. "- tha Berisha duke shtuar se "Jo 56 milionë dollarë, por 156 milionë dollarë do jenë financimet tona për fermerët."

“Zotimi im është për Prespën dhe Korçën se do asfaltojmë çdo km rrugë të mbetur, që të udhëtojnë me rrugë moderne si gjithë qytetarët e vendeve të zhvilluara, të ulim kostot e udhëtimit të tyre, të nxisim bizneset me rrugë të reja, korridore tregu”.

Berisha nuk la pa sulmuar edhe kreun e opozitës, Edi Rama, që me “mosvotimin e 3 ligjeve bllokoi integrimin”, duke shtuar se “në rast të marrjes së statusit kandidat Shqipëria do të fitonte miliarda euro nga KE”.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Biden kërkon 24 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, Elon Musk: Kjo nuk është mirë

Biden kërkon 24 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, Elon Musk: Kjo nuk është mirë