Berisha takim me punonjësit e shëndetësisë: Sot shqiptarët nuk dijnë çfarë blejnë në farmaci! Spitalet publike kanë marrëveshje të fshehtë me privatin

Berisha takim me punonjësit e shëndetësisë: Sot shqiptarët nuk dijnë çfarë blejnë në farmaci! Spitalet publike kanë marrëveshje të fshehtë me privatin

Ish kryeministri, Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha tha sot se sistemi shëndetësor në Shqipëri ndodhej në gjendje të rëndë. Sipas tij, në spitalet publike nuk bëheshin operacione por vetëm diagnostikime sepse kishte një marrëveshje të fshehtë me spitalet private. Sa i takon rritjes së rrogave për mjekët dhe infermierët, Berisha tha se qeveria nuk kishte premtuar as barazimin në të njëjtin nivel me ‘bluzat e bardha’ në Kosovë.

“Sektori publik të diagnostikon por nuk të operon sepse ka një marrëveshje të fshehtë me sektorin privat. Ky është një realitet. Nuk të operon jo se nuk ka aftësi, jo se nuk ka njohur apo potencial, por sepse ndan fitimet me sektorin privat. E kundërta ka qenë imagjinuar dhe i kundërt duhet të ishte destinacioni i sektorit privat. Ne jemi për sektorin privat por jo në kurriz të njerëzve. Të gjitha këto kanë një shkak, injorimin e këtij sistemi jetik për shoqërinë shqiptare. Edi Rama deklaronte se brenda këtij viti, do kishte dyfishim rrogash për mjekët krahasuar me vitin 2012. Nuk deklaroi dot se brenda këtij viti do të barazonte rrogat e mjekëve me kolegët e tyre në Kosovë”-tha Berisha.

Kreu i Rithemelimit nuk la pa përmendur as sektorin e farmaceutikës për të cilin tha se ishte jashtë çdo standarti sepse sipas tij, në Shqipëri po shiten ilaçe të cilat nuk kanë miratim të entit amerikan apo europian. Për këtë, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama, duke deklaruar se ky i fundit hoqi nenin që ndalonte shitjen e ilaçeve në Shqipëri të cilat nuk ishin miratuar nga enti amerikan dhe europian.

“E vërteta është se në tërësi, listën e ilaçeve sot e bëjnë kompanitë e prodhimit të cilat zhdukën disa standarte të domosdoshme ligjore për Shqipërinë. Ne kishim një ligj sipas të cilit në Shqipëri nuk mund të qarkullonin ilaçe të pamiratuara nga enti amerikan apo europian i përdorimit të tyre. Ndryshimi i parë që bëri Rama ishte rrëzimi i këtij neni. Ky nen ishte një mbrojtje që u bëhej të sëmurëve tonë për të mos spekuluar me ilaçe të prodhimit ballkanas. U hoq ky nen në mënyrë të diktuar nga Enti Farmaceutik i Beogradit që kishte përfaqësuese Vilma Nushin. Sot shqiptarët nuk dinë se çfarë blejnë në farmaci. Recetat që kolegët tuaj u lëshojnë, nuk kanë asnjë garanci se ilaçet të cilat blihen nga të sëmurët, do japin efekt”- u shpreh kreu i Rithemelimit.

Në përmbyllje të takimit, Berisha u kërkoi të gjithë të pranishmëve që të shumëfishonin aktivitetin e tyre në terren, duke nënkuptuar organizime deri në protesta kundër qeverisë Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:52
‘Sot shqiptarët nuk dinë çfarë ilaçesh blejnë në farmaci’, Berisha: Rama hoqi nenin që ndalonte shitjen e barnave të pamiratuara nga enti europian

1671467960_Screenshot4.jpg

Ish kryeministri, Sali Berisha gjatë një takimi me anëtarët e departamentit të Shëndetësisë të Rithemelimit, tha se në Shqipëri hyjnë ilaçe të cilat nuk janë miratuar nga entet amerikane apo europiane për t;u përdorur.

Ai tha se kryeministri, Edi Rama hoqi nenin që ndalonte shitjen e ilaçeve të pamiratuara nga enti europian dhe amerikan.

“Sistemi ynë ka humbur atë që quhet rajonizim dhe që është i domosdoshëm për plotësimin e kërkesave të këtij sistemi nga qytetarët. Shëndetësia ka pasojat më të rënda, ka pasojë jetën. E vërteta është se në tërësi, listën e ilaçeve sot e bëjnë kompanitë e prodhimit të cilat zhdukën disa standarte të domosdoshme ligjore për Shqipërinë. Ne kishim një ligj sipas të cilit në Shqipëri nuk mund të qarkullonin ilaçe të pamiratuara nga enti amerikan apo europian i përdorimit të tyre. Ndryshimi i parë që bëri Rama ishte rrëzimi i këtij neni. Ky nen ishte një mbrojtje që u bëhej të sëmurëve tonë për të mos spekuluar me ilaçe të prodhimit ballkanas. U hoq ky nen në mënyrë të diktuar nga Enti Farmaceutik i Beogradit që kishte përfaqësuese Vilma Nushin. Sot shqiptarët nuk dinë se çfarë blejnë në farmaci. Recetat që kolegët tuaj u lëshojnë, nuk kanë asnjë garanci se ilaçet të cilat blihen nga të sëmurët, do japin efekt”- deklaroi Berisha.

 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xen gërdeci: 19/12/2022 19:32

    O bo bo,salehu po në kohën tënde QSUT ishte HALE në kuptimin e plot të fjalës,pa folur për spitalet rajonalë e lokalë...nejse,nejse se mos vetëm kaq në kohën tënde ti salhe me vizionin dhe talentin tënd prej "gjeniu"ja arrite të bësh Tiranën shurrtore e krejt Shqipërinë bathore. Ikë salhe e mos dil për Mejdani e mos bëj blla,blla,kazan më kazan se le nam o fatkeqsi e shekullit.

    Përgjigju
  • Goni: 19/12/2022 18:56

    Shko mor plak matuf se na lodhe

    Përgjigju
  • Cubi: 19/12/2022 18:48

    Aman gjynah se ka patur ky qeverine,se kur ishte km i mernim pa lek,bile na i sillnin ne shtepi pa llogarit qe ishin me te mira se ne itali!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Si nuk na u shqit ky fe e keqe ndonjeher xhanem si m.....pas kepuces.

    Përgjigju
  • Eno: 19/12/2022 18:05

    Pse a sta qepern te camen ne fytyre ty sali

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit