Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj thotë se Sali Berisha dështoi që bashkë me Edi Ramën të nxjerrë arkivolë nga selia e PD-së. Alibeaj shkruan në një postim në rrjetet sociale se Sali Berisha u rikthye në vendin e krimit dhe siç ka bërë gjithë jetën e tij vazhdon të gënjejë dhe të nxisë dhunë.
“Sali Berisha u kthye në vendin e krimit. Ai sot siç ka bërë gjatë gjithë jetës së tij vazhdoi të gënjejë dhe të nxisë dhunën, tashmë kundër demokratëve. Halli i Sali Berishes sa vjen dhe rritet e bashkë me të rritet edhe gjuha e dhunës dhe e urrejtjes. Dje ai dështoi bashkë me Edi Ramën që të nxjerrë arkivole nga PD, ndërsa sot vjen vërdallë si kufomë politike për të mashtruar dhe zgjatur sado pak agoninë e tij” shkruan Alibeaj.
Kujtojmë se Garda e Republikës mori në mbrojtje dje deputetin Enkelejd Alibeajn, pas një deklaratë tronditëse të ish-deputetit Spartak Braho, i cili tha se në protestën e opozitës do të vritet një deputet me iniciale E.A.
Lajmi kryesor:
Basha nxjerr videon: Berisha urdhëroi mercenarët që të godasin selinë e PD-së
-
Mir mo bq,re pse kerkuat ndime nga policia! Po mos te reagonte policia e Edi Rames,keto kriminel dote ju shtypnin i minjet or bq,re mos mir njehesa.
Përgjigju -
ZOTI Alibeu,po te kish Rama ate mendim nuk e kish lejuar fare garden te te merrte ne mbrojtje,as policine te nderhynte ne kohe .Mjaftonte ta vononte nje 30 minuta.
Përgjigju -
Po mor pallosh, se ishte policia qe nderhyri dhe gardistat qe kishte secili nga ju, se ndryshe asnjeri nga ju trimat e Lulit nuk do kishte burreri sot.
Përgjigju








Komente
Komento