Berisha nën hetim për korrupsion për privatizmin e kompleksit 'Partizani', avokati Beqiri: Pas 9 muajve SPAK mund të çoj dosjen për gjykim

Hetimi nga SPAK ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, marrja e masës detyrim paraqitje dhe kufizmi i udhëtimit jashtë vendit për të, ishin në qendër të diskutimit të emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv. Avokati Idajet Beqiri tha se nuk është shkelur asnjë lloj e drejte në lidhje me masën e marrë ndaj Sali Berishës. Avokati u shpreh se brenda 9 muajve, SPAK mund të çoj dosjen për gjykim.

'Kompleksi Partizani nuk është kushedi çfarë. Po thanë ata e lartë është tjetër gjë. Sa i përket problemit të fillimit të procedimit penal nuk fillon nëse nuk ka bazë të arsyeshme dhe dyshime të arsyeshme që të regjistrohet si regjistrim penal. Po filloi procedimi penal do të thotë se ka bazë. Dyshimi i arsyeshëm kërkon prova. Berisha është në fazën ku dyshimet janë të arsyeshme, ka prova dhe tani do të ecet. Nga përmbajtje e vendimit aty del se hetimi ka mbaruar. Hetim do të ketë, por thelbi ka mbaruar. Mbas kësaj maksimal brenda 9 muajve, SPAK-u do të çoj dosjen për gjykim. Brenda këtyre 9 mujave do të bëj kërkesën për gjykim dhe do t’ja dorëzoj zotërisë. Detyrimi për paraqitje, garancia pasurore, ndalimi për të dalë jashtë shtetit, nuk janë heqje lirie. Ke detyrimin që ditën e hënë të javës do të paraqitesh tek oficeri që të heton ty. Ke vetëm kufizim lirie. Këtë vendim mund ta apelosh në gjykatën e Apelit. Gjykata e Apelit pezullon shqyrtimin e çështjes dhe ja çon gjykatës Kushtetuese. Nuk është shkelur asnjë lloj e drejte. Sot ishte verifikimi i masës së sigurimit. Do shkosh atje dhe do të thuhet je ti apo jo? Po të jetë masë ‘arrest me burg’ kontrollon edhe kushtet. Në verfikim t’i mund të mos shkosh vet. Po i dhe prokurë avokatit, quhet se erdhi ai, ai ka qenë në gjyq sot.  Saliu nuk po tregohet serioz, qysh me zgjedhjen e avokatëve. Një që e heq veten burrë shteti dhe ta katandisësh veten në avokatë të tillë.’- tha Beqiri.

Ndërsa avokati Përparim Çaça tha se Berisha është njohur se është nën akuzë pasi ka dërguar disa avokatë me prokurë që ta përfaqësojnë. Sipas Çaçës seanca do të shtyhet sërish pasi nuk bëhet duke dërguar avokatë.

‘Masa e sigurimit duhet të jetë personalisht personi. Nuk bëhet masa e sigurimit duke dërguar avokatë. Do shtyhet përsëri masa. Berisha është njohur se është nën akuzë. Është njohur pasi ka dërguar disa avokatë me prokurë që ta përfaqësojnë. Është marrë vendimi që e lejon vetme arresti me burg, arresti në shtëpi kontrolli personal i parlamentit e ka me udhëzim në parlament. Tani është çështje interpretimi dhe tani e vendos gjykata.’- tha Çaça.

Në dosjen “Partizani” Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi akuzohen për “korrupsion” dhe “pastrim parash”, ndërsa Sali Berisha vetëm për “korrupsion pasiv”.

Një ditë më parë GJKKO vendosi të lërë në burg Jamarbër Malltezin, dhëndrin e Sali Berishës, si edhe detyrim paraqitjeje për ndërtuesin Fatmir Bektashi. Ndaj ish-kryeministrit Berisha janë vendosur masat e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për akuzën 'korrupsion pasiv'. Seanca për Berishën pritet që të zhvillohet nesër.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët