Berisha nën hetim për ‘Partizanin’, Tritan Shehu: Kjo ngjarje ka dorë dhe vulë politike, skenar i përgatitur për të goditur PD

Deputeti i PD Tritan Shehu i ftuar në emisionin "Kontrast" në Report TV, e quajti një skenar të përgatitur për të goditur PD, arrestimin e Jarmarbër Malltezit dhe caktimin e masës së sigurisë detyrim paraqitje për Sali Berishën në lidhje me aferën e ish-kompleksit Partizani.

“Ky ka qenë një skenar për të goditur PD. Së dyti dua të them se reforma në drejtësi është e dështuar”, tha Shehu i ftuar në emisionin “Kontrast” në Report Tv.

Për Shehun kjo ngjarje ka dorë dhe vulë politike, dhe kësisoj duhet të përballet me përgjigje politike.

“Kjo ngjarje ka një markë politike. Ka një dorë politike ka një vulë politike që e drejton këtë proces. Ajo që unë shpreha pak më parë, vula politike marka politike duhet të përballet me përgjigje politike. Unë dua të them që beteja për Berishën është beteje ligjore gjyqësore ashtu siç është edhe si kryetar i PD. Nuk përjashtohet asnjë metodë demokratike, përjashtohen metodat e dhunshme”, tha Shehu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:58
Nën hetim për ‘Partizanin’, Lorenc Vangjeli: Berisha e dinte, përdori kaosin në parlament për t’iu përgjigjur kësaj situate të re

Analisti Lorenc Vangjeli nga emisioni “Kontrast” në Report Tv ka hequr një paralele të shpalljes së Sali Berishës non grata nga SHBA dhe me reagimin që pati për vendimin e GJKKO e cila i caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitje në lidhje me aferën e ish-kompleksit Partizani. Sipas tij atëherë që ishte një vendim politik Berisha e ankimoi, kurse tani që çështja është ligjore ka vendosur që ta sulmojë me mjete politike.

“Shikoni kontrastin me atë që ndodhi me procesin e non gratës me atë që ndodhi tani. Ishte një vendim politik i DASH të cilin Berisha tentoi ta ankimojë në gjykatë me mjete ligjore. Ndërkohë që sot ka një akt gjyqësor ndaj tij të cilin po mundohet ta sulmojë me mjete politike”, u shpreh ai në Report Tv.

Kaosi që opozita shkaktoi të enjten e kaluar në Kuvend sipas Vangjelit ishte i qëllimshëm nga Berisha për t’iu përgjigjur kësaj situate të tij të re juridike.

“Nëse shumëkush madje dhe socialistët u gjendën të befasuar nga ajo që ndodhi  enjten e kaluar në parlament, ishte pikërisht sepse Berisha e dinte, shqisat e tij janë më të mprehta se të shumëkujt në politikë e dinte çfarë do të sillte... Ai tentoi të radikalizojë situatën politike. Zëra që duhet sikur dilnin jashtë vullnetit të tij për një radikalizim deri në grevë urie ishin mjetet  e tij për t’ju përgjigjur kësaj situate të re në statusin e tij juridik në mënyrë totalisht paradoksale. Bashkë me PD në këtë betejë ai është më i dobët. Nëse ai del vetëm me dinjitetin e politikanit dhe ndeshet për vetveten, i vetëm është më i fuqishëm sesa me PD. Krejt ndryshe nga sa mendon ai. Por të ndeshet me mjete juridike. Nëse luan sipas parimit unë sot jam nën akuzë por mëkatar është Rama atëherë kjo duhet të ndahen në dy pjesë. Mos tento ti bësh bashkë”, tha Vangjeli në "Kontrast".

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 24/10/2023 04:52

    cfare politike mo plere pse te ndershem e di berishen ti mo matuf ,pasaj pere ke pd flet fulen e ka luli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë